Author: tirana

Analisti Eduard Zaloshnja ka bërë një sondazh me 1033 të anketuar në javën e fundit në Shqipëri, nga e cila ka nxjerrë edhe partinë fituese të zgjedhjeve, nëse ato do të mbaheshin ditën e sotme. Nga Eduard ZaloshnjaNga një sondazh telefoniko-elektronik me 1033 të anketuar (maksimumi i gabimit statistikor +/- 3.1%), që zhvillova javën e fundit në të gjithë territorin e vendit mbi situatën ekonomiko-politike (të komisionuar nga revista Folloë Business Albania), më rezultoi se mbi 34% e banorëve të rritur nuk kanë gjasa të votojnë sot (nëse zhvillohen zgjedhje paralmentare). Për krahsim, në zgjedhjet e 2017-ës, vetëm 26.5% e…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, njihet për veshjet e saj provokuese dhe të veçanta. Kohët e fundit ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social, duke treguar një ndryshim në pamjen e saj. Rita Ora ka ngjyrosur vetullat me ngjyrë të kuqe. Por, mesa duket ky trend është pëlqyer nga ndjekësit e saj të cilët e kanë komplimentuar për pamjen.

Read More

Kushdo që ka një oborr pa tapi përreth banesës, apo truall të cilin e posedon efektivisht, mund të përfitojë pa pagesë pronësinë mbi atë sipërfaqe. Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar procedurat përmes të cilëve mund të përfitohet pronësia mbi objektet pa tapi, oborreve apo trojeve të tyre funksionale. Tarifa e shërbimit për procedure administrative të miratimit të dokumentit të pronësisë është 10 mijë lekë, ndërkohë që në rast se subjektet kërkojnë ta bëjnë këtë përmes një procedure të përshpejtuar brenda një afati 90-ditor, ajo shkon në 18 mijë lekë. Trajtohet, sipas këtij kreu, ndërtimi që plotëson njëkohësisht…

Read More

Të jesh i lumtur dhe pa stres ka qenë shumë e vështirë kohët e fundit për shkak të përhapjes së COVID-19. Studiuesit thonë se qëndrimi fizikisht aktiv është një mënyrë për të siguruar që ne e mbajmë mirë trupin dhe modelet tona të gjumit të shëndetshme gjatë kohërave të vështira. Sipas një studimi të ri nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), të qenit aktiv fizikisht mund të bëjë një ndryshim të madh në gjumin dhe shëndetin tonë mendor, veçanërisht në mes të pandemisë. Ekipi zhvilloi një sondazh midis anëtarëve të Kondis, një organizatë norvegjeze për trajnimin e fitnesit.…

Read More

Kryeministri i Emmirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka marrë një dozë vaksine kundër Covid-19 të krijuar nga grupi kinez Sinopharm. Kryeministri dhe sunduesi i Dubai, publikoi lajmin në llogarinë e tij në Twitter ku kishte vendosur një foto teksa merrte vaksinën e Covid-19. “Mora sot vaksinën e Covid-19. Ne i urojmë të gjithëve siguri dhe shëndet, teksa mjekët tanë po punojnë parreshtur për të pasur vaksinën për Emiratet e Bashkuara. E ardhmja do të jetë e mirë për EBA,” shkruante ai në postim. Vaksina e prodhuesve kinezë Sinopharm është më e fundit që injektohet nga…

Read More

Qytetarët amerikanë zgjedhin presidentin e 46-të si dhe përbërjen e dhomës së përfaqësuesve të senatit. Ditmir Bushati, anëtar i misionit të OSBE-ODIHR që vëzhgon ecurinë e zgjedhjeve, pranon se procesi reflekton një klimë të polarizuar. “Për herë të parë ne këtë vit kemi patur edhe votim nga makina, ajo që konsiderohet ndryshe “drive through vote”, ku një nga temat të debatuara ka qenë nëse ky votim është legjitim, apo nuk është legjitim dhe besoj se institucionet gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë përgjigje kësaj teme”, tha ai për Vizion Plus. Në Uashington dhe disa qytete të…

Read More

Përveç hiteve të ndryshme muzikore që ka sjellë, emri i Loredanës është lakuar shpesh dhe për problemet me policinë në shtetin zvicerian, aty ku historia me zonjën Petra mori vëmendjen maksimale të gjithë mediave. Ndonëse emri i reperes ka qenë i lidhur jo fort mirë me policinë në Zvicër, duket se me policinë në Kosovë Loredana gëzon një lidhje shumë të mirë. Ajo ka ndarë medaljen që ka marrë nga autoritetet e Kosovës, duke falenderuar publikisht emrin që ia ka dorëzuar. Pak javë më parë, Loredana ndau një foto me zonjën Petra ku dukeshin të dyja të qeshura duke treguar…

Read More

Koronavirusi, i cili ka izoluar botën në shumicën e rasteve po kalohet me simptoma të lehta. Studimi i kryer nga doktoresha Aurora Meta Dollenberg, në disa pacientë në Gjermani ka nxjerrë në pah se 82% e tyre e kanë kaluar sëmundjen në shtëpi, ndërsa është parë që më të rriskuar janë meshkujt. “Shumica e pacientëve me Covid-19 kanë qenë burra dhe vetëm gjysma e tyre kanë qenë gra. Së dyti kanë qenë duhapirja, një faktor rreziku shumë i lartë. 10 përqind e atyre që kanë qenë pozitivë me Covid, kanë qenë edhe duhanpirës.” Që prej fillimit të pandemisë Covid-19 prek…

Read More

Që në Stockton, kur policia e Kalifornisë i postoi fotografinë në Facebook, jeta e tij ka ndryshuar krejtësisht. Jeremy Meeks kaloi nga një kriminel i thekur, i arrestuar për armëmbajtje dhe grabitje, tek një model dhe një aktor. Pamja e tij i ka ndryshuar jetën dhe tani, ai do të jetë një nga protagonistët e “True to the Game 2: Gena’s Story”, një film i xhiruar në studiot e Los Angeles që do të dalë në SH.B.A. më 6 nëntor.  Historia, flet për bandat kriminale dhe drogën.

Read More

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një nënë e re e katër fëmijëve e cila ka treguar problematikat që ka pasur përreth 15 vite me bashkëshortin e saj të dhunshëm. Ajo ka rrëfyer se është ndarë dhe është ribashkuar disa herë me shpresën se do ndryshojë, por përsëriten të njëjtat gjëra gjithmonë. 31-vjeçarja ka treguar se ajo është divorcuar para 3 vitesh, por ishte rikthyer sërish për ta tentuar edhe një herë të jetonin bashkë. Vetëm para dy javësh, ajo është dhunuar sërish shumë keq nga bashkëshorti dhe ka vendosur të largohet përfundimisht nga ajo shtëpi,…

Read More

Këngëtarja e njohur, me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, i është bashkuar fushatës së Joe Biden në ditën e fundit të saj. Gjatë tubimit të mbajtur në Pensilvani, Lady Gaga u shfaq me një maskë ku shkruhej “Voto” duke iu bërë thirrje të pranishëmve të votojnë Joe Biden. “Votoni për Joe është një njeri i mirë. Votoni sikur jeta juaj apo e fëmijëve tuaj të varet nga kjo gjë. Dhe në fakt varet. Të gjitha gratë, të gjithë burrat me vajza dhe motra kanë mundësinë të votojnë kundër Donald Trump, një njeri që beson se fama e tij i jep të…

Read More

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Instagram ka këshilluar edhe një herë tjetër qytetarët për të mbajtur maskën. Rama ka publikuar disa foto edhe me bashkëshorten Linda Rama, ndërsa ka shpalosur edhe koleksionin e maskave që përdor gjatë takimeve të përditshme. Rama është shprehur më herët se maskat i bën vetë, duke i kombinuar me detaje që atij i pëlqejnë, siç është trëndafili i kuq apo ylli dhe shkronjat PS. View this post on Instagram 🙏 #MbajeMaskën😷 #RuajShëndetin😷 #ShpëtoJetë😷 A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on Nov 3, 2020 at 7:30am PST

Read More