Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vienë të Austrisë mbrëmjen e së hënës. Klan Macedonia ka shkuar në banesën e familjes Fejzullahu, ku ka jetuar Kujtimi. Aty takuan gjyshin e Kujtimit, i cili hezitoi të tregonte për lidhje familjare, por pas insistimit të gazetarit të Klan Macedonia, filloi të fliste. –Që nuk ka pas kontakt me familjen gjashtë muaj!?Po, po–Nejse ai ka qenë me banesë vet atje, veç o kan.Vet ka jetuar.–Nuk i kanë telefonat, ua kanë marrë, policia ua ka marrë.– Ai është i lindur atje, Kujtimi, në Austri. A…
Author: tirana
Përgjatë orëve të fundit, duket se urgjenca për punëtorët sezonalë shqiptarë në Greqi ka arritur kulmin, madje në nivele më alarmate se para pak muajsh, kur kishte kërkesë për vjeljen e qershive dhe pjeshkëve. Mandarinat dhe ullinjtë janë kryefjala e pronarëve grekë. Mediat greke raportojnë se vetëm në Thesproti janë mbjellë 10 mijë hektarë mandarina, ndërsa ullinjtë e Kretës dhe zonave të tjera duhen vjelë me urgjencë. Tre kryebashkiakë grekë i kërkojnë me anë të një letre Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, që të hapet kufiri me Shqipërinë për këta punëtorë sezonalë: “Me situatën që po kalojmë për shkak…
Në takimin e parë mes tyre, Tea dhe Arjoni, e treguan hapur pëlqimin për njëri-tjetrit. Për ta avancuar më tej këtë ndjenjë paraprake, dyshja vendosi të dilte në një takim të dytë, e cila nuk shkoi aspak ashtu siç pritej. Arjoni u paraqit i ftohtë në sjelle, madje refuzoi ftesën e Teas për të vallëzuar, duke shtuar se atë e bën vetëm për një vajzë që e pëlqen vërtetë. Në studio, po të njëjtës ftesë për të vallëzuar, por të bërë nga Ana, Arjoni iu përgjigj pozitivisht, duke kërcyer disa momente me bukuroshen brune. Më pas, kjo e fundit e…
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një bashkëbisedim me mjekë të familjes dhe specialist, ku ngriti shqetësimin për situatën e krijuar nga COVID-19. Një prej pjesëtarëve i prezantuar si mjek ishte edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në njësinë numër 4 në Tiranë, Mirgen Zaçellari. Ai kaloi në fazën tjetër në votimin nga anëtarësia e PD në Tiranë, ndërkohë që sot mori pjesë në takimin e Bashës nën “petkun” e mjekut. Zaçellari tha para Bashës se fluksi në QSUT është shumë i madh, aq sa nuk mund të përballohet.
Pronarët e dyqaneve në SHBA po përgatiten për trazira pas zgjedhjeve presidenciale që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit me orën amerikane. Ata kanë vendosur dërrasa dhe fasada të ngjashme me ato për mbrojtjen nga uraganet. Frika e tyre lidhet me trazirat e dhunshme që u krijuan disa muaj më parë nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd. Shqetësimi për kontestimin e mundshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka shtuar frikën për tregjet financiare pasi të hënë indekset kryesore amerikane përmbysën kursin pas rënies së madhe të javës së kaluar. Në vitin 2000, një debat i…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit. Më 28 tetor 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së këtij të fundit. “Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi. Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të…
Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë në zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në SHBA. Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë është shumë entuziast për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin. Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin. Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në…
Ky që shihni në foto është viktimë e një aksidenti tragjik me motor. I riu me origjinë shqiptar, Agron Dajlanaj banues në Prato të Italisë, po kthehej nga puna në mbrëmje kur u përfshi në një aksident fatal ndërsa po udhëtonte me skuterin e tij përgjatë rrugës Perfetti Ricasoli. Ai punonte në një magazinë në zonë. Mediat lokale shkruajnë se aksidenti tragjik tronditi të gjithë komunitetin shqiptar por edhe shumë njerëz nga Prato që e njihnin atë si një të ri serioz kushtuar punës dhe familjes. “Është me të vërtetë një humbje e madhe” – shpjegon presidenti i shoqatës shqiptare Sopoti…
Sot në Shqipëri u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve, 381 nga 1684 testime të kryera. Tirana, kryeqyteti me numrin më të larë të popullsisë vijon të raportojë më shumë raste, ndërsa qëndron në krye të listës për raste aktive, me 4968 të infektuar aktivë. Ndërsa qarku me më pak raste aktive është Dibra, me në total vetëm 97 të infektuar aktivë. Situata mbetet shqetësuese në qarqet si Durrësi, Fieri, Korça dhe Shkodra. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4968 Durrës 906Fier 773Korçë 630Shkodër 556Lezhë 450Elbasan 446Vlorë 414Berat 292Kukës …
Aktori i njohur Koço Devole është përballur me pandeminë e koronavirusit. Edhe pse ai tanimë ka rezultuar negativ me sëmundjen, gjendet ende në spital, pasi leucemia, sëmundje që ka vuajtur më herët, ka nisur të agravohet përsëri tek ai. Djali i Koços, Genci, këtë ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ai tha se gjendja e babait të tij për momentin është e stabilizuar. Genci thotë se pas daljes nga spitali, Devole nisi të përkeqësohet e të kishte vështirësi në frymëmarrje. Për këtë arsye qëndrimi i tij në shtëpi ishte i pamundur dhe duhej mjekim më i…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u zhvilluar e zjarrtë fushata elektorale për zgjedhjen e Presidentit të radhës. Edhe Beyonce i është bashkuar publikisht kësaj fushate duke dërguar një mesazh të qartë për ndjekësit e saj. Në videon e shkurtër të publikuar disa orë më parë, ylli i muzikës u shpreh se do të votojë për kandidatët demokratë Biden dhe Harris. Ajo që ra në sy ishte dhe fakti që Beyonce e mori vëmendjen në mënyrën më të bukur të mundshme. E veshur me Balmain nga koka tek këmbët, këngëtarja i bëri të gjithë t’i kushtonin vëmendje mesazhit…
Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi. Megjithatë, duket se është penduar dhe e ka fshirë shpejtë postimin, raporton Prive.al. Tashmë ajo duhet të qëndrojë e izoluar për dy javë, teksa mbetemi në pritje të ndonjë reagimi tjetër të saj. Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Koço Devole, Gent Sejko, Gerta Shino, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri,…