Author: tirana

Është hapur në kryeqytetin grek, Athinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i aplikimit në vitin 2006. Sekretari i Përgjithshëm i Besimeve Fetare, Giorgios Kalantzis e ka cilësuar hapjen e xhamisë si një shenjë të lirisë dhe demokracisë në Greqi. Imami i xhamisë është shtetasi grek me origjinë marokene, Zaki Mohammed.

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se 60% e lidervë aktualë të politikës shqiptare nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit pas hetimit që do të nisë nga BKH. Sipas Ngjelës, nga SHBA kanë ardhur 60 dosje me emra të mëdhenj, të cilët do të hetohen nga BKH, e cila heton vetëm korrupsion e lartë shtetëror. Ngjela në Scan television tha se politikanët i janë “qepur” kryetares së BKH për ta hequr pasi kanë frikë se do të dorëzojnë të gjitha pronat e grabitura.“Pa BKH nuk funskionon dot SPAK, pasi nuk ka…

Read More

I dënuar me burg përjetë, Marjan Rroku,  kishte dëshirë të madhe për t’u punësuar pranë biblotekës së burgut të Peqinit. Marjan Rroku, ish-agjenti i ShIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë. Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit, ku Rroku vuan dënimin, dhe për pasojë ish-agjenti i ShiK-ut, i ishte drejtuar gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar nga kjo e fundit, ta emëronte si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin. Administrata e burgjeve ka vendosur ta transferojë Marjan Rrokun, nga burgu i Peqinit në burgun e…

Read More

ISIS ka marr përsipër atentatin e djeshëm në Vjenë, që shkaktoi 5 viktima dhe të plagosur të shumtë. Sipas ekspertëve të organizatës terroriste, ISIS ka shpërndarë në mjetet e saj të informacionit që Abu Dujana al-Albani, emrin arab i dhënë nga ISIS Kujtim Fejzullahit “ka kryer një sulm me pistoleta dhe thika si ushtarë i Kalifatit”. Ndërkohë, janë 5 personat e arrestuar dhe 14 të ndaluar nga autoritetet austriake dhe zvicerane. Faktikisht dy persona u arrestuan pikërisht në Zvicër, të dyshuar si të lidhur me organizimin e sulmit. Ngjarja ndodhi pak orë para se të hynin në fuqi kufizimet e…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka thënë se në Shqipëri rreth 130 persona për 100 mijë banorë janë pozitivë me Covid-19. Në një intervistë për TCH, Fico sqaron dhe situatat lidhur me ankesat që kanë qytetarët për përgjigjet e tamponëve. Ajo thotë se ka prioritete pasi testohen më parë tamponë qe vijnë nga spitalet dhe persona me simptoma. “Bëhen ato qe vijnë nga mjeku i familjes nga 127, ato me simptoma sepse tamponi i një asimptomatiku nuk ka rendësi se nuk rriskon jetë. Nuk ka preferenca. Në total në Shqipëri kryhen rreth 3000 tamponë në ditë në sistemin publik dhe…

Read More

Artisti i njohur Frederik Ndoci shprehu mbështetjen e tij për Trump në zgjedhjet Presidenciale. Ai tha se një pjesë e mirë e intelektualëve votojnë për Donald Trump. Sipas tij, Biden është i përfshirë në korrupsion. “Vetëm për të argumentuar pse duhet të fitojë Trump do më duhej dy ditë. Tani është një luftë shumë më e madhe mes dy poleve. Janë përplasje mes ideve të demokratëve dhe republikanëve. Është cilësuar nga disa kardinalë në Vatikan si dita e parë e apokalipsit botëror. Biden ka dështuar në 45 vite në politikat amerikane. Ai është thjesht një njeri që flet bukur. Jemi…

Read More

E ftuar në takimin e grave socialiste me 30 shtator, Vikena Kamenica është shprehur se Veliaj është kryetari transformues i Tiranës. Ajo ka ftuar të gjitha gratë e Shqipërisë që në respekt të vetes, por edhe për shpresën e madhe për të ardhmen, të mbështesin PS më 25 prill. Nisur nga deklarata e saj dhe marrja pjesë në këtë fushatë elektorale kanë dalë fjalë se Vikena do i futet botës së politikës. Për të sqaruar këto dyshime, këngëtarja në emisionin Rudina në Tv Klan, ka treguar se nuk i dihet se çfarë sjell e ardhmja, pa dhënë një përgjigje të…

Read More

Prej vitit 1996 Jozefina Topalli ka përfaqësuar Partinë Demokratike në parlament, prej 28 tetorit Topalli ka vendosur të hapë një faqe të re në skenën politike shqiptare me Lëvizjen për Ndryshim. Por a komunikon Topalli me ish-kryeministrin Sali Berisha? Topalli e ruan komunikimin me ish-kryeministrin edhe pse këto ditë nuk ka folur me të. “Jo, këto ditë jo. Pavarësisht se komunikimi është i përhershëm me ish-kryeministrin Berisha”, tha ajo për Vizion Plus.

Read More

Një i ri shqiptar i cili ishte arratisur u lokalizua nga policia italiane dhe u arrestua pasi akuzohet për disa vjedhje në apartamente dhe vila, në 7 qytetet të Italisë. Autoritetet prej muajsh ishin vënë në ndjekje të tij, derisa e arrestuan në Dalmine, në provincën e Bergamos. Policët “përdorën” të dashurën e tij, e cila pa dashje i çoi ata drejt vendit ku ishte fshehur 22 vjeçari, shkruan “Il Giorno”. Para tij, karabinierët kishin prangosur dy bashkëpunëtorë në muajin gusht, përkatësisht një 24 vjeçar shqiptar, i cili u strehua në Robbiate dhe një 33-vjeçar i cili ishte në vend…

Read More

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë. Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa…

Read More

Deputetja socialiste Elona Gjebrea humb të atin. Ajo thotë se do ta kujtojë gjithmonë si një baba model, gjysh shembullor dhe bashkëshort ideal. “Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpëtim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal. Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e t? dashur. Sa shumë do na mungosh babush Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan Elona Gjebrea në rrjetet sociale.

Read More