Mjekët italianëi kanë kërkuar qeverisë të vendosë masa më agresive për të frenuar përhapjen e virusit, nga frika e një “cunami” në spitalet e vendit, raporton The Guardian. Qeveria e Giuseppe Conte po punon për një “izolim të lehtë” për të shmangur paralizimin e vendit, tha Sandra Zampa, nënsekretare e ministrisë së Shëndetësisë, para një takimi me krerët rajonalë për të arritur një marrëveshje për izolim vetëm të rajoneve të prekura më së shumti. Masa të tjera të mundshme, përfshijnë një shtetrrethii në të gjithë Italinë nga ora 21:00 e mbrëmjes, ndalimin e udhëtimeve mes rajoneve me rrezik, mbylljen e…
Author: tirana
Për shkak të pandemisë së koronavirusit një tjetër shtet ka marrë vendimin të rivendosë gjendjen e jashtëzakonshme. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e dha lajmin përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook. Vendi do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, tha Orban.Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e…
Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë, duke shijuar rrezet e diellit së bashku. Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj, këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një palë bikini në ngjyrë të kuqe dhe nuk ka harruar të marrë me vete edhe qenushin e saj. Këngëtarja ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se Keyan është njeriu i duhur për të dhe se ai…
Liverpuli është konfirmuar si superfuqia në Grupin D të Ligës së Kampioneve, duke u ngjitur në vendin e parë me pikë të plota falë një fitoreje bindëse kundër Atalantës në Bergamo. Skuadra e Jurgen Klop ka dominuar sfidën nga fillimi në fund, duke ndëshkuar në çdo rast që u jepej mundësia skuadrën ku ishte titullar Berat Gjimshiti. Zhota me tre gola dhe Salah e Mane, lanë firmën e tyre në këtë duel, duke i dhënë një sukses të thellë 5-0 anglezëve në Itali e duke konfirmuar se Atalanta ka ende për të mësuar dhe nuk mund të luajë edhe në…
Një britanik ka vendosur 5 milion dollarë bast se presidenti Donald Trump do të dalë fitimtar nga zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Amerikë. Ish-bankieri ka përdorur për të vendosur bastin një kompani të regjistruar në ishujt Karaibe dhe nëse Trump fiton do të marrë mbrapsht shumën prej 15 milion dollarësh. Sipas ekspertëve të lojërave të fatit, ky është basti më i madh i vendosur ndonjëherë për fitoren e ndonjë politikani. Ndërsa në Amerikë është e paligjshme që të vendosen baste të tilla, krejt e kundërta ndodh në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual Donald Trump, ka si kundërshtar politik demokratin Joe Biden. Gazetari shqiptar në Amerikë, Ilir Ikonomi tha se në këto zgjedhje po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku robotë telefonojnë qytetarët e u kërkojnë të mos marrin pjesë në votime. “Njerëzve u janë bërë telefonata të çuditshme nga një robot, ku u thuhet se ka shumë radhë dhe dilni dhe votoni nesër. Mund të jenë grupe anarkiste, njerëz të ANTIFA për shembull. Në fillim kishte tension, por të them të drejtën ky tension nuk u pa sot. Ajo që…
E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” , mjekja psikiatre Alma Hasalmi ka dal kundër vendimit për përdorimin e maskave në vendet e hapura. Madje Hasalmi ka thënë në një intervistë me gazetarët në këtë studio se koronavirusi është një lloj myku dhe shërohet me duhan. Alma Hasalmi: Po tani unë nuk jam për mbajtjen e maskës si fillim. Gazetari: Po, ju jeni mjeke mendoni se maska nuk duhet? Alma Hasalmi: Po unë jam mjeke, gjithmonë maska, janë ato rekomandimet jo më shumë se një orë, momenti i punës me maskë do jetë i caktuar, dhe jo e gjithë dita…
Më shumë se 120 milionë amerikanë kanë shprehur me votë vullnetin e tyre për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Amerikës. Në një intervistë të dhënë gazetarit Drini Zeqo për emisionin “Opinion”, Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group, thotë se gara do të jetë e ngushtë por në fund, Trump do të rizgjidhet. Sipas sondazheve të kompanisë së tij, Trump do të fitojë në 4 nga 7 shtetet e lëkundura. Konkretisht në Florida, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Miçigan. Intervista e plotë për gazetarin Drini Zeqo Zeqo: Zoti Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group faleminderit qe jeni me ne…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, e cila e ka pyetur kryedemokratin se çfarë note e ka patur matematikën. Kjo ka shkaktuar pak të qeshura te Basha, i cili pasi ka thënë për Ramën se një mësues vizatimi nuk mund të krahasohet me të,ka treguar që matematikën e ka patur nota 10.Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.Pjesë nga biseda:Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën? Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar…
Trump apo Biden? Në SHBA po votohet për presidentin e 46-të në histori, ndërsa “ABC” po vijon maratonën e transmetimit LIVE. Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i ftuar në studio u shpreh se këto janë zgjedhje të rëndësishme në SHBA për dy arsye. “Zgjedhjet në SHBA gjithmonë kanë qenë të rëndësishme, pasi zgjidhet presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë dhe që ka një impakt të jashtëzakonshëm. Rëndësia është shumë e madhe. Mendoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve qëndron për shkak të covid-it dhe rrethanave ndërkombëtare” tha ai. Por cili është raporti i angazhimit të administratës së Trump në…
Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe 25 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana shprehet se në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia por jo edhe normaliteti pas sulmeve terroriste. “Qyteti ka filluar që t’i kthehet qetësisë. Sot po ashtu nga ora 20:00 ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin e COVID-19, ku kufizohet lëvizja” tha ai. Ai thotë se edhe vetë në momentin e sulmit ka qenë dëshmitar i të shtënave dhe krijimit të kaosit. “Ne menjëherë kemi bërë thirrje për të evituar transportin publik dhe daljen ne qendër të qytetit”. Pllana thotë se ambasada nuk mund të japë asnjë koment në lidhje me…