Nuk i ka thënë as bëhu i mbarë, as i suksesshëm, as më i miri nga shokët Sidrit Bejleri djalit të tij Amad. Ka zgjedhur nje tjeter urim: “Biri im, mos u bëj shumë i idhtë se të pështyjnë, e as shumë i ëmbël, se të hanë”. Sidrit Bejleri përveçse i dashur në publik për zërin e tij apo edhe karizmen shkodrane, ka fituar zemrat e të gjithëve edhe për përkushtimin për familjen. Baba i tre fëmijëve, ai ndan shpesh momente familjare që tregojnë qe kjo pjesë është më e rëndësishmja në jetën e tij. View this post on Instagram…
Author: tirana
Nga Bedri Islami Në Vjenë ndodhi një akt i shëmtuar terrorist. Vjena u trondit, por po ashtu u tronditën edhe shqiptarët. Një numër i madh mediash vunë në dukje se krimineli që kreu aktin e përbindshëm, pamjet e transmetuara ishin të paimagjinueshme në një mendje njerëzore, ishte Kujtim Fejzullahu, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, fshati Çollopek, komuna e Bërvenicës. Fatkeqësisht të pakta ishin mediat që kumtuan se viktima e parë, vrarë barbarisht nga 20 vjeçari fondamentalist, ishte shqiptari Nexhip Vrenezi, gjithashtu me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, fshati Veleshtë, komuna e Strugës. E po ashtu, krejt pak…
‘Netflix’ numëron një sërë filmash dhe serialesh, megjithatë larmishmëria e lartë e bën të vështirë zgjedhjen e serialeve që duhet të shihni me patjetër në të. Nëse nuk mund të vendosni, ‘Elle’ është kujdesur të rendisë 10 prodhimet më të mira, nisur që nga fituesi i çmimit ‘Oscar’, Erin Brockovich me ’12 years a slave’ e deri tek filmat për të qeshur dhe horror. Fundjava është pranë, kështuqë hidhini një sy filmave që mund t’iu duhen për të parë me shoqen apo të dashurin tuaj këtë fundjavë: 1- The Trial Of The Chicago 7 2- The Five-Year Engagement 3- A…
Arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht vjen si shkak i ndryshimeve hormonale, të paktën kështu theksohet në studimin e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë. Nëse dita është me shi trupi ka më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë, hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën. Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, energjisë dhe humorit të mirë. Kur niveli i saj është i ulët, shanset më të mëdha janë që do të ndihemi më të përgjumur, më të lodhur dhe përgjithësisht jemi melankolikë.…
Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga data 18 nëntor 2020. Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën. Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Qeveria do të bashkëpunojë bashkitë për të siguruar strehë për…
Është bërë e udhës tashmë që fansat të aludojnë për shtatzëni të personazheve të njohur, që në disa raste kanë rezultuar të vërteta, por në disa të tjerë jo. Së fundmi Nevina Shtylla është përballur me të njëjtën gjë nga një ndjekëse që e ka pyetur hapur nëse është në pritje të ëmbël. Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto, në të cilën shfaqet veshur me një fustan të zi dhe sa herë që një fustan është i lirshëm në pjesën e poshtme gjithmonë barku duket si më i fryrë. View this post on Instagram Felt cute 😻 A…
Kur ngrihet tabela e policit zakonisht reagimi i parë që vjen nga shoferët është nervozizmi. Ndonjëherë ky nervozizëm kulmon me sharje e ndonjëherë me shtrëngim nofullash. Por një burrë me inicialet G. Dervishi që kishte harruar të vendoste rripin e sigurimit , i shpëtoi nervave të policëve pasi i sfidoi ata duke u larguar nga vendangjarje, pasi i mallkoi. Ishte ora 10:30 . Në rrugën “Gaqo Tashko”, në Tiranë, trupa e shërbimit të policisë rrugore ndaloi një mjet ford gri me targat AA 876…., që drejtohej nga një shofer që nuk mbante rripin e sigurimit. Policët Xh. SH dhe A.…
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 396 raste të reja nga 1,725 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar në 536 numrin total të viktimave. Aktualisht në spitale janë të shtruar 338 persona ndërkohë që janë shëruar 105 pacientë. COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020) Raste të reja ditore 396 Të shëruar ne 24 orë 105 Të shtruar në spitale 338 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore …
Blogerja Armina Mevlani e ka pranuar gjithmonë që nuk e ka problem të blejë rroba të përdoruara. Në një intervistë sot në emisionin ‘Shqipëria live’, Armina tregoi një ndër eksperiencat e saj në tregun e rrobave të përdorura në Los Angeles. “Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ”Vintage” pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund…
Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në Tapizë të Krujës. I plagosuri, shtetasi E. K., 35 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se lideri demokrat, Lulzim Basha do marrë në drejtim qarkun e Elbasanit, ku u zgjodh deputet në vitin 2009. Theksojmë se vendimi nuk është ende zyrtar. Një tjetër surprizë është Qarku i Shkodrës, ku pritet ta marrë nën drejtim ish-kryeministri Sali Berisha. Zbardhet lista e drejtuesve të mundshëm të qarqeve në PD Elbasan-Lulzim Basha Shkodër- Sali Berisha Lezhë- Alfred Rushaj Kukës- Edi Paloka Dibër- Dhurata Çupi Korçë- Edmond Spaho Gjirokastër- Genc Pollo Durrës – Oerd Bylykbashi Tiranë- Gazmend Bardhi Grida Duma, Aldo Bumci, Flamur Noka Vlorë- Bujar Leskaj Berat-Tomorr Alizoti Fier- Enkelejd Alibeaj
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”. Në Pennsylvani do të bëhet diferenca e garës për Presidentin e SHBA, ku ka 20 vota elektorale, për këto duhet të përfundojë numërimi, por sipas të dhënave zyrtare në SHBA në shumë shtete numërimi i votave mund të përfundojë ditën e premte. Sipas të dhënave nga Fox News, në Pennsylvani janë numëruar gati 5.3…