Ish-deputetja Jozefina Topalli komentoi raportet që ka sot ajo me Partinë Demokratike. Ajo nuk kurseu kritikat për drejtuesin aktual të PD-së, Lulzim Bashën. “Kjo ka qenë dëshira ime, ndaj dhe prej shumë kohësh dhe një tjetër arsye se pse nuk kam marrë ndonjë vendim ndryshe, sepse kam dëshiruar që reforma të bëhej brenda partisë time ku kam qenë prej 20 vitesh e ku kam bërë betejat e mia politike. Unë lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët. Unë nuk i ngatërroj demokratët me ca struktura dhe me udhëheqjen e saj, unë dyshoj shumë që ajo është Parti Demokratike, sepse po…
Author: tirana
Dy vajzat e “Përputhen”, Ana dhe Tea dukej se kishin nisur një miqësi me njëra-tjetrën, miqësi e cila është krisur pas zgjedhjes që Ana bëri dje. Ana zgjodhi për takimin e radhës, Arjonin ndërkohë që Tea ka shprehur hapur një pëlqim ndaj tij dhe po priste të dilte në takimin e radhës me të. Ky veprim i Anës u konsiderua si provokim ndaj Teas, e cila u shpreh se ajo vetë nuk do e zgjidhte Fatjonin duke e ditur që Ana e pëlqen atë. “Unë e kam thënë që fizikisht më pëlqen Arjoni. Mu duk i përshtatshëm, më pëlqen fizikisht…
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmë në Divjakë. Një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra tjetrën si pasojë ka ndërruar jetë një 27 vjeçar. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit…
ALBERT EINSTEIN Kriza është bekimi më i madh për njerëzit dhe për kombet, sepse kriza sjell progres. Kreativiteti lind nga ankthi, ashtu sikurse dita lind nga nata e errët. Pikërisht në kohë krize bëhen shpikje, zbulime dhe strategji të mëdha. Kush e kapërcen krizën, kapërcen vetveten pa u lënë pas nga të tjerët. Ata që ia atribuojnë dështimet dhe vështirësitë e tyre krizës, shkelin me këmbë talentin e tyre dhe vlerësojnë problemet më shumë sesa zgjidhjet. Kriza e vërtetë është kriza e paaftësisë. Pengesa e njerëzve dhe kombeve është përtacia në kërkimin e zgjidhjeve dhe rrugëve për të dalë prej…
“Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”. Kjo ishte deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha teksa citoi një mjek disa orë më parë. Kryeministri Rama ka publikuar një video ku nxjerr blof Lulzim Bashën. “Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!”, shkruan Rama.
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se partia ose koalicioni që merr 71 mandate pas 25 prillit, automatikisht fiton zgjedhjet. Gjiknuri sqaroi se koalicionet pas-zgjedhore janë të lejuara, kurse shtoi se u hoqën koalicionet para-zgjedhore, pasi diçka e tillë do të ishte e padrejtë. “Komisioni i Venecias besoj unë se nuk do të hyjë në thelbin e gjërave, nuk hyn në gjithçka të Shqipërisë pra. Nuk është prekur asnjë rregull kryesor sa i përket zgjedhjeve. Kushtetuta e ka të qartë gjithçka. Presidenti flet më shumë nga çështja politike sesa nga ana juridike. Puna e…
Gazetari Dashamir Biçaku ka folur nga Franca për tirananews.al lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Nicë ku mbeten të vrarë tre persona. Biçaku deklaroi se autori që vrau tre persona në një kishë ka thirrur në gjuhën arabe “Allahu Hakbar” dhe se policia është e bindur se bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë nëse nuk do të ishte ndërhyrë shpejt. Ai thekson se ngjarja në Francë duhet të shërbejë si një mesazh edhe për vendin tonë për të ruajtur harmoninë fetare. Z. Biçaku si ndodhi sulmi i fundit terrorist sot në një kishë të Nices? Ju…
Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i pyetur se përse u largua nga partia e zotit Bamir Topi, shpjegoi arsyen dhe rikthimin në PD. “Unë, faktikisht u largova nga angazhimi politik tërësisht pas zgjedhjeve të vitit 2017. E kisha biseduar edhe më parë që angazhimi im politik do përfundonte. Rikthimi në PD nuk ka ardhur thjesht si insistim apo kërkesë e imja, por edhe si pjesë e asaj hapje apo bashkëpunimi të PD, jo vetëm me zotin Oketa, por edhe me individë të tjerë. Unë e mbylla angazhimin tim politik, por ndjeja një angazhim moral për të rinjtë dhe të rejat e…
Gazetari i njohur Mentor Kikia shprehet me ironi se në vazhdën e lindjes së forcave të reja politike si shpresa të të ardhmes, ka mësuar nga burime konfidenciale se është duke u organizuar edhe një parti e re politike me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. “Ja që ka ende shpresë në këtë vend…. Në vazhdën e lindjes së forcave të reja politike si shpresa të të ardhmes, mësova nga burime konfidenciale se është duke u organizuar edhe një parti e re politike, po e re fare. Sali Berisha dhe Fatos Nano janë duke u bërë bashkë në lëvizjën politike “Shpresë…
PSV i nisi ndeshjet e fazës së grupeve në Europa League me një humbje 1-2 në shtëpi përballë spanjollëve të Granada, teksa sonte po luan në Qipro kundër Omonias vendase. Takimi është zhbllokuar pas gjysmë ore lojë falë një eurogoli të kapitenit Jordi Gomez, i cili i dhuroi avantazhin Omonias. Mesfushori spanjoll lëshoi një goditje nga rreth 60 metra, që zuri në befasi portierin zviceran të PSV-së. Gjithsesi, skuadra holandeze ia doli të rikthejë baraspeshën pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit Donyell Malen.
Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes është ngjyrosur nga flamuri turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. “Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë”, shkruan agjencia. Lexo edhe: Bashkia e Athinës u ndriçua me ngjyrat e Francës
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronews Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë president pas zgjedhjeve të 25 prillit. Znj. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën. “Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për…