Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren. Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar dokumentet e këtij tenderi, i cili bie ndesh me ligjin për konfliktin e interesit. Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren. Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga…
Author: tirana
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka prezantuar dje nismën politike Lëvizja për Ndryshim. Topalli e pyetur nëse do bashkëpunonte sërish me PD-në tha: “Largimi i Lulzim Bashës nga Partia Demokratike është kushti themelor për bashkëpunim”-ka thënë Topalli për emisionin “Ilva Now”.
Gazetari Artan Hoxha ka qenë i pari që raportoi mbi ngjarjen e rëndë në Malësinë e madhe ku humbën jetën dy të rinj, Vilson Cutaj dhe Klement Pepa. Sot ai njofton se i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me këtë ngjarje. Ai ironizon dhe shkruan se kur do shteti, e kap lepurin me qerre.
Tek emisioni i Rudinës në Tv Klan është folur për depresionin sezonal apo siç njihet ndryshe “winter blu”. Psikologët dhe studiues të ndryshëm kanë thënë të gjithë një zëri që periudha e vitit që konsiderohet si “Winter blue” tashmë ka trokitur. Për të folur pikërisht për këtë fenomen se nga se shkaktohet dhe çfarë sugjerohet të bëjmë për ta kaluar sa më shpejt dhe më mirë në studion e TVKlan ka qenë psikologia Oriola Plaku. Rudina Magjistari: Çfarë do të thotë winter blue? Psikologia Oriola Plaku: Winter Blu karakterizoheshe nga një gjendje emocionale e cila mund të jetë akute që shkaktohet si rrjedhojë…
Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera. Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme. Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë Portokalli përmban shumë vitaminë C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës. Portokalli përmban…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë një lajm të madh për koronavirusin. Ai ka deklaruar se vaksina e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit funksionon në mënyrë perfekte. Mediat vendase shkruajnë se në fund të vitit do të nisë vaksinimin në masë të popullsisë, ndërkohë që Putin tha se kjo nuk ka ndodhur ende për shkak se po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve. Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë, ndërkohë që ka nisur vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë.…
Është kthyer në një sfidë më vete përzgjedhja e një djali për takim në emisionin “Për’Puthen”. E gjitha ndodh pasi djemtë kalojnë një takim të mirë me njërën nga vajzat dhe të tjerat më pas, stepen për të zgjedhur po të njëjtin. E tillë është situata me Fatjonin, i cili ka dalë dy herë në takim me Anën dhe e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Tea deklaroi se nuk e zgjedh Fatjonin në takime, për shkak se ai ka kaluar shumë mirë me Anën, ndërsa vetë Ana ka zgjedhur në takim Arjonin. Fatjoni nuk është zgjedhur nga vajzat për…
Një tjetër deputet është infektuar me koronavirus. Raportohet se është infektuar deputeti i opozitës parlamentare, Krenar Rryci. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore pas infektimit nuk është e mirë dhe për këtë është dashur shtrimi i tij në një nga spitalet Covid në Tiranë, për monitorim dhe trajtim mjekësor të specializuar. Kujtojmë se sot rezultoi me Covid ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se një i ri është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtuar si “Agjencia” në Librazhd. I riu me iniciale J.S, rreth 24 vjeç është dërguar menjëherë më pas me urgjencë në Tiranë. Ende nuk dihen detaje rreth asaj se si ka ndodhur ngjarja.
Një 29-vjeçar me iniciale I.K. është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi ka qenë në kërkim prej 1 viti. Ndaj tij është bërë një kallëzim penal nga një grua e moshuar, e cila ka thënë se 29-vjeçari kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54-vjeçar i cili vuan nga probleme mendore. Kallëzimi i 82-vjeçares me iniciale S.T. ndaj 29-vjeçarit është bërë më 31 Korrik 2019. I riu u ndalua nga Policia e Durrësit dhe do të merret në pyetje lidhur me këtë pretendim.
Pesë të rinjtë që terrorizuan Kropishtin e Vlorës, pasi grabisnin banesat të veshur si efektivë, kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës që nisi në orën 14:00 dhe përfundoi tre orë më pas, janë liruar dy prej tmerreve të Vlorës. Gjykata, pas ka dëgjuar të dyja palët, ka vendosur që të lërë në burg për Alfred Shametajn, Ervin Dhimën e Enerik Meçajn të cilët u arrestuan në Selenicë. Ndërsa Lulëzim Elmazaj dhe Endrit Sinaj janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Për këta të dy të fundit, trupa gjykuese ka arsyetuar…
Një pallat është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se forca të shumta të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë defekt i një aspiratori në pallat.