Gazetarja Anila Hoxha “ia ka numëruar” një më një sakrificat e punonjësve të Policisë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas deklaratës së këtij të fundit dje, ku nga foltorja e Kuvendit fyeu policët. Sipas Hoxhës, janë 11 mijë policë, gra e burra në krye të detyrës, 224 kanë rënë dëshmorë, 40 të tjerë janë në procesë për t’u shpallur dëshmorë, kurse 256 të tjerë janë plagosur. “Edhe ata policë. Që ti zotëria juaj! Madhëria juaj! Shkëlqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje! Mu në zemër”, shkruan gazetarja.“Janë 11 mijëë policë në krye të detyrës. Paguhen keq. Me uniforma të…
Author: tirana
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 319 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rekord të ri. Po ashtu tre persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë njofton se 90 persona janë shëruar. Ndërkohë në spitale situata vijon të jetë në nivele shqetësuese. Ministria ka konfirmuar 301 të shtruar në spitalet Covid.
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid. Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë. Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit. “Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me…
Shitja për skrap të 14 lokomotivave që ishin magazinuar në stacionin hekurudhor të Prrenjasit, ka çuar në prangat e policisë Ilir Dashin, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, njëherësh dhe kryetarin e LSI për qarkun e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Ilir Dashi është vënë në pranga në datën 19 tetor 2020, por askush nga policia dhe prokuroria nuk ka nxjerë lajmin për ndalimin e tij. Ka qënë prokuroria e Durrësit ajo që ka kryer hetimet për kontratën abuzive të shitjes së 14 lokomotivave për skrap, tek kompania “Al-Asfalt”, që administrohet nga biznesmeni Astrit Varaku. Ilir Dashi, është arrestuar me vendim…
Sot është një ditë e veçantë në familjen e Rudina Magjistarit. E bija, Mia feston 5-vjetorin dhe moderatorja nuk i ka kursyer fotot në rrjetet sociale. Ad by Valueimpression Ajo ka publikuar një foto të tortës së ditëlindjes, ku shihet numri pesë me ngjyra të ndryshme. Në foton tjetër, shihet Mia duke vizatuar dhe ngjyrosur. “Gëzuar ditëlindjen, Mia! Vajza ime e vogël e mrekullueshme, rrezja ime e diellit”, ka shkruar Rudina krahas fotove.
Kritiku i artit dhe politikani i njohur Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë, pas replikave të ashpra dhe heqjes së maskës. “Ju jeni fashistë”, ka thënë Sgarbi, i cili është përjashtuar nga seanca e sotme, pse ka hequr maskën. Sgarbi prej kohësh është kthyer në kritikun më të madh ndaj faktit se me koronavirusin po bëhet politikë për të manipuluar njerëzit. Ndaj dhe shpesh ka dalë kundër masave qeveritare.
Një denoncim i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho. Përmes rrjetit social, mjeku Dasho shkruan se një sasi e madhe me ilaçe për një të infektuar me Covid-19 që simptomën e vetme ka temperaturën 38 gradë. Sipas mjekut, kjo masakër me shëndetin e shqiptarëve duhet të marrë fund, ndërsa ngre edhe një pyetje: “Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!“ Erion Dasho: Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38?!!!…
Çdo shenjë ka karakteristikat e veta dhe kjo i bën të veçanta. Por disa prej tyre njihen për egoizmin dhe arrogancën, saqë nuk njohin asnjë tjetër përveç fjalës “unë”. Personat që i përkasin shenjës së Luanit, Dashit dhe Ujorit dallohet si më arrogantët e horoskopit. Luani Luanët zakonisht janë shumë të sigurt në disa raste, saqë mund të konsiderohen të përqendruar te vetja. Ata besojnë se janë në majë të botës dhe se të gjithë përreth tyre duhet t’i admirojnë vazhdimisht, duke lartësuar cilësitë e tyre dhe duke përmbushur dëshirat e tyre. Pjesërisht, kjo sjellje është për shkak të vëmendjes…
Kryeministri Rama teksa ka folur nga ‘5 Maji’ për procesin e Rindërtimit, u shpreh se qeveria reagoi në kohë, dhe tashmë po punohet që vendi të jetë dhe më mirë nga sa ishte para tërmetit. “Sot procesi i Rindërtimit hyn në një fazë të re, me çeljen e kantierit të parë të madh të kryeqytetit, që nuk janë thjesht një përgjigje për familjet që humbën strehat e tyre, por reagim për një krizë që është shkaktuar nga natyra në funksion të së ardhmes. Ka dy mënyra për ta përballuar një krizë, e para është për ta përballur si një shfaqje…
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik ka argumentuar sot se përse, ndryshime e njëanshme në Kodin Zgjedhor që u votuan dje nga Kuvendi, shkojnë kundr Kushtetutës dhe bien poshtë çdo standari të europian. Bylykbashi ka rrëzuar pretendimet e Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij dje në Kuvend, kur Rama tha ndër të tjera: “Më shkruanin 8 eurodeputetë të partive popullore, jemi të tronditur. Për çfarë?! Do t’ju përgjigjem me shkrim, por për çfarë janë të tronditur? Që ne do rivotojmë sot një ligj që e kemi votuar para dy javësh dhe për të cilin Komisioni Europian është…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia shprehet se në spitalin Infektiv, ku ka më shumë se 100 pacientë, nuk ka skaner dhe bombola gazi. “QEVERIA E KA LENE SPITALIN INFEKTIV SI NE MESJETE: PA SKANER E PA BOMBOLA OKSIGJENI SHOQERUESE PER PACIENTET!!! Skandalet nuk kanë të sosur në dy spitalet Covid, nuk është vetëm ezaurimi i shtretërve e mungesa e personelit të kualifikuar për shërbim në terapi intensive, por situata është edhe më e rëndë se aq. Dicka që e konstatova personalisht gjatë komunikimit me kolegët e mi mjekë në spitalin infektiv në QSUT, ku skaneri…
Edhe pse në karrierë ka arritur gjëra që të tjerët as që mund t’i mendojnë, lufta me COVID-19 po del të jetë një sfidë e pakalueshme për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka 18 ditë që po qëndron në izolim, pasi më 13 tetor ishte testuar pozitiv. Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, Ronaldo vazhdon të mbetet pozitiv në COVID-19, edhe pse është asimptomatik. Por kur do ta shohim Ronaldon sërish në fushat e futbollit? Sipas rregullave italiane, njerëzit asimptomatikë, por pozitiv, përfundojnë izolimin e tyre pas 21 ditësh (pa rrezik për t’u infektuar). Nga e marta, ai mund të…