Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bylykbashi: Pse ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor janë kundër interesit të shqiptarëve

11:30 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oerd Bylykbashi 14 prill1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik ka argumentuar sot se përse, ndryshime e njëanshme në Kodin Zgjedhor që u votuan dje nga Kuvendi, shkojnë kundr Kushtetutës dhe bien poshtë çdo standari të europian.

Bylykbashi ka rrëzuar pretendimet e Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij dje në Kuvend, kur Rama tha ndër të tjera:

“Më shkruanin 8 eurodeputetë të partive popullore, jemi të tronditur. Për çfarë?! Do t’ju përgjigjem me shkrim, por për çfarë janë të tronditur? Që ne do rivotojmë sot një ligj që e kemi votuar para dy javësh dhe për të cilin Komisioni Europian është shprehur ?!Si mund të presim ne Venecian deri në dhjetor, ndërkohë që ligji ka kaluar 2 javë përpara?! Këtu nuk jemi duke kaluar një ligj të ri! Kkëtu do kalojmë pikë dhe presje ligjin që kemi kaluar dy javë përpara, pas një procesi që ka marrë vite! Ky është interesi i Shqipërisë! Shqipëria kalon këtë reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje,” vendosi Kryeministri.

Por Bylykbashi ka theksuar se gjithçka në këtë situatë shkon kundër interesit të shqiptarëve.

“Ndryshimet e djeshme të njëanshme në Kodin Zgjedhor nuk shkojnë “përtej” Marrëveshjes së 5 qershorit, – shkruan Bylykbashi. – Këto ndryshime shkojnë “kundër” Marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe, siç thonë eurodeputetët në shkresën e tyre, “thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit në gërmë dhe frymë”; – kundër Kushtetutës dhe parimeve të saj që garantojnë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme; – poshtë standarteve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës; – kundër kërkesës së BE-së që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias;

Pra, shkojnë kundër interesit të shqiptarëve për integrim në Europë, si një vend, qeveria e të cilit në 2021-in nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme!

Ndaj, nuk duhet të habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka më para për të blerë tamponë për Covid-19, për të dhënë ndihmë ekonomike për bizneset që po vuajnë pasojat e pandemisë, apo për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e të ndershme, e bën sepse nuk do të japë llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021,” ka përfunduar demokrati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.