Një tjetër deputet është infektuar me koronavirus.
Raportohet se është infektuar deputeti i opozitës parlamentare, Krenar Rryci.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore pas infektimit nuk është e mirë dhe për këtë është dashur shtrimi i tij në një nga spitalet Covid në Tiranë, për monitorim dhe trajtim mjekësor të specializuar.
Kujtojmë se sot rezultoi me Covid ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
