Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për emisioni “Aktualitet” në televizionin FaxNews, foli rreth Reformës në Drejtësi dhe opinioneve që ai gjeneron në lidhje me ecurinë e saj. Duke u shprehur se është një ndjekës mjaft i përpiktë i vendimeve që ndërmerren nga organet e reja të drejtësisë, Berisha theksoi se kjo reformë është një pseudoreformë, e cila synon kthimin e gjyqësorit në një degë të ekzekutivit. Ish-kryeministri u shpreh se gara për përzgjedhjen e hetuesve të BKH-së është e parapërcaktuar, ku oficerë policie në lidhje me krimin dhe të përjashtuar nga Policia e Shtetit kanë kaluar testimet…

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emsionin “Aktualitet” në Fax News, ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesuara nga ish-figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli, Myslim Murrizi si dhe Astrit Patozi. Berisha dha një përgjigje diplomatike në lidhje me aktivizimin politik të ish demokratëve, ku citoi një thënie filozofike se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Bejdo Male: Nëse ulesh me Myslim Murrizin, me Jozefina Topallin, me Patozin nuk e di se kam dyshime. ato japin jetën për Sali Berishën. Por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme…

Read More

Moderatorja Bieta Sulo ka marrë një mesazh në Instagram nga një personazh me famë botërore. Bëhet fjalë për Kendall Jenner. Bieta publikon foton ku duhet njoftimi se i ka ardhur një mesazh pikërish nga kjo blogere e njohur. “Të jetë ajo vallë? Gjithsesi unë veç një gje kam për t’i thënë: Ke një ftesë për orën 5”, shkruan Bieta në postimin e saj.

Read More

Një tjetër rast i gjuetisë së jashtëligjshme, por edhe pa kriter, është bërë publik në media. Bëhet fjalë për një gjuetar që nga dialekti duket të jetë nga Tirana, teksa shfaqen të video duke treguar se ka vrarë një një numër të madh thëllëzash mali në Korçë. Alarmin e ka dhënë organizata e mbrojtjes së natyrës në vendin tonë “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. 

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Aktualitet” foli në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të Covid-19. Berisha tha se ne jemi rasti unik në botë, ku janë 20 fishuar rastet dhe janë 30 fishuar numri i personave që kanë ndërruar jetë. Sipas Berishës kjo situatë u krijua pasi çdo gjë u bashkua në falsitetin në kontrollin fiktiv të një njeriu që u tall me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Sakaq Berisha theksoi se aktualisht janë mbi 3000 qytetarë që po kurohen nga Covid-19 në banesat e tyre ndërkohë që nuk kanë asnjë…

Read More

Një sherr masiv mes 30 personave ka përfunduar me një viktimë pasi u godit me një çekiç brenda një fast food-i. Ngjarja ndodhi në Burger King-un e Old Shoreham Road të Anglisë dhe u filmua e gjitha në kamera. Kalimtarët e shikonin të alarmuar ndërsa përleshja u përhap në të gjithë restorantin. Në pamjet video të marra brenda degës së fast food, të rinjtë mund të shihen duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin, duke hedhur tavolina dhe karrige. Rreth 30 adoleshentë mendohet të jenë përfshirë në përleshje dhe policia thotë se një person dyshohet se u godit me një çekiç.

Read More

Analisti i njohur Frrok Çupi shprehet se disa ish-deputetë nuk largohen nga Partia Demokratike për arsye shumë të forta. Ai shprehet se ish-deputeti Genc Pollo ka qenë dëshmitar ne vrasjen e Azem Hajdarit. “Genc Pollo nuk mund të ikë nga Partia Demokratike sepse është dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit. Është një mëkat i madh që ka ndodhur në Partinë Demokratike”.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Him Kolli”, ku dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja është shënuar në orën 20:15. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar udhëtimin midis rajoneve. Macron tha se nën masat e reja, duke filluar nga e premtja, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore. Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen. Vdekjet e përditshme të covid-it janë rritur mbi 500 atje dhe zyrtarët thonë se gjithçka duhet të bëhet që “të mos na mbingarkojë” sistemi spitalor. Evolucioni i virusit në Francë ka tejkaluar “edhe parashikimet më pesimiste”, tha Presidenti. Ndërsa puna në distancë duhet të…

Read More

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka prezantuar sot projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën do të garojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pas prezantimit të partisë, ish-deputeti Nard Ndoka me anë të një postimi në ‘facebook’ ka thumbuar Jozefina Topallin, duke shkruar se sot ajo ‘rilindi’. “Sot “rilindi” Jozefina, urime!” shkruan Ndoka krahas postimit të tij.

Read More

Tetë europdeputetët i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, vetëm pak orë para votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë. Eurodeputetët theksojnë se janë tepër të zhgënjyer pasi kanë marrë vesh që është thyer marrëveshja e 5-Qershorit dhe se e gjithë kjo që po bëhet sipas tyre, është një mënyrë që Rama të fitojë mandatin e tretë. Eurodeputetët kërkojnë që Opinioni i Venecias të pasqyrohet në Kod. Letra: Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka deklaruar se në asnjë lloj momenti nuk mund të bëhen parashikime nëse do të kthehemi në karantinë. Fico tha se nëse punëdhënësit kanë mundësi që punonjësit e tyre t’i lënë të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë, për të shmangur kontaktet. “Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë ç’do të ndodhë nesër. Duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që të kapërcejmë këtë moment…

Read More