Author: tirana

Nga Alfred Peza Nuk ishte parë e dëgjuar kurrë më parë, në historinë 30 vjeçare pluraliste të Shqipërisë postkomuniste, një cunam histerie kolektive si ai që provokoi këto ditë Jozefina Topalli. Ata që sot e quajnë veten demokratë, opozitarë, berishistë, lulzimbashistë a kundërshtarë deri dje të tij dhe gjithkush tjetër që i ka ndarë hesapet me qeverinë socialiste, duken të trembur për vdekje nga krijimi i partisë së saj të re “Lëvizja për Ndryshim”. Kaq do ti mjaftonte gjithkujt që i ndjek zhvillimet politike pa tifozllik në këtë vend, për të parë tek ky eksitim kolektiv shenjën më të qartë…

Read More

Emisoni i Luana Vjollcës, vjen me një puntatë të veçantë dedikuar festës së Halloëeen. Këtë të shtunë në emision do të ketë shumë surpriza. Një ndër to do të zbulohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përmes një promoje në rrjetet sociale. Gjatë sezonit të katërt, kemi parë tre kapitenë në “Shiko kush LUAN”, Florjan Binaj, Rezart Veleshnjën dhe Irgen Çelën. Por, cilët do të jenë kapitenët e skuadrës blu dhe të kuqe nisur nga episodi i të shtunës e në vazhdim? Kjo mbetet për t’u parë!

Read More

Një studim ka zbuluar se çfarë përmbajnë ëndrrat seksuale tek femrat dhe tek meshkujt. Në këtë studim ku kanë marrë pjesë 1 mijë gra dhe 1 mijë burra, është zbuluar se gjëja më e zakonshme për femrat janë ëndrrat seksuale me dikë të afërt, për shembull me një mik. Por tek meshkujt ndodh totalisht e kundërta. Ëndrrat seksuale që burrat shikojnë më shpesh është marrëdhënia me ish-partneret. Megjithatë, duhet të keni parasysh se ëndrrat erotike nuk duhen marrë shumë seriozisht, pasi nuk është e thënë se ju dëshironi që ato të ndodhin. Nga analiza e studimit del se ¾ e…

Read More

Drejtori i grupit mjëkësor Avivo Health, Atul Aundhecar është shprehur se maskat që përdoren për të parandaluar Covid-19 duhet të ndërrohen të paktën çdo 2 orë. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se qytetarët duhet që të përdorin maska me tre shtresa pasi ato janë më të sigurta dhe më efikase. Ai gjithashtu tha se maskat me tre shtresa ndihmojnë më shumë në parandalimin e shumë infeksioneve por theksoi se maskat duhet të ndërrohen shumë herë në ditë pasi ato janë një grumbullues shumë i mirë i mikrobeve në pjesën e brendëshme të saj. Nëse një person që…

Read More

Edhe këtë të mërkurë, në “Për’Puthen”, po transmetohet takimi mes Fjorelës dhe Ervinit. Takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe u pa qartë që ekziston një kimi. Fjorela tha se me djemtë më të vjetër në emision nuk do të bëjë më takime, e tanimë është fokusuar më së shumti tek Ervini dhe Bearti. Fjorela theksoi se deri më tani për ta ka krijuar një pëlqim fizik, duke qenë se nuk i njeh ende mirë dy të përzgjedhurit e saj. “Është impakti i parë që shpjegohet, tek Bearti e kam pasur dhe tek Ervini. Më duken djem simpatik, më tërheqin…

Read More

Nëse jetoni në të njëjtën shtëpi me një person që është infektuar ose nëse shtrëngoni duart me një mik i cili është i prekur nga koronavirusi do të bëheshit një i ashtuquajtur “kontakt i ngushtë”. Në këtë rast, pasi të keni njoftuar autoritetet shëndetësore, do të duhet të bëni karantinë për 14 ose 10 ditë dhe tamponi do të bëhej i detyrueshëm vetëm në rastin e dytë. Ashtu si marinarët në stuhi kanë nevojë për busulla dhe udhëzime, është e rëndësishme që ju të dini se çfarë duhet të bëni në raste të tilla. Nëse e keni kuptuar që keni…

Read More

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë sa vijnë dhe çdo ditë janë në rritje. Numri më i lartë i jetëve të humbura në 24 orë ka arritur në 7, ndërsa rastet ditore në 311. Vendi ynë është ende larg imunizimit të tufës që duhet të jetë në nivelin 60%. Ndërkohë imunologu Genc Sulcebe thotë se aktualisht në Tiranë 20% e qytetarëve mund të kenë krijuar imunitet nga Covid-19. “Aktualisht në Tiranë ne duhet të jemi afër shifrës 20%, por në rang vendi shifrat janë më të ulta padyshim, mund të jemi tek 10% akoma”, tha mjeku i njohur për Report…

Read More

Një studim i fundit ka zbuluar se truri i pacientëve pas shërimit me COVID-19 mund të plaket 10 vite më herët. Studimet e hershme treguan se si coronavirusi mund të ndikojë në trurin e njeriut, duke shkaktuar ankth, konfuzion, lodhje si dhe sulm në tru. Ndërsa çdo muaj kalon, po bëhet gjithnjë e më e qartë se COVID-19 mund të shkaktojë probleme neurologjike tek pacientët. Sipas Reuters, një studim i Kolegjit mbretëror të Londrës zbuloi se infeksioni mund të shkaktojë rënie mendore ekuivalente me plakjen e trurit për 10 vite. Mjeku Adam Hampshire kreu një studim së bashku me studiues…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri 8 mijë trupa ushtarake, që do të dislokohen në disa reparte të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në komisionin Parlamentar të Sigurisë. “Dua të ndaj me ju disa detaje lidhur me një nga stërvitjet më të mëdha, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Stërvitja Defender-2021, një stërvitje dypalëshe me SHBA;është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8.000 trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me banorët e Dermenasit në Fier, ku u kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Kryemadhi kishte një porosi për strukturat. “Çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni, bindini, bisedoni, nuk ka rëndësi se për kë votojnë, ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës. Vetëm kështu ne mund të mund të rikthejmë besimin në demokraci” përfundoi kryetarja e LSI-së.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister. “Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën”, shkruan Meta. Më tej presidenti shton se ka ende kohë për reflektim. Postimi i Metës E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo…

Read More

DASHI Sa gjëra për t’u bërë! Truri juaj është shumë i ngarkuar. Do të doni të shijoni privatësinë që ju rezervon gjëra shumë të mira, duke mundësuar njohje të reja; do të doni të zhvilloni projektet profesionale, ose të bëni gjëra të tjera… Do të jeni shumë dinamikë, por mos u sforconi shumë sepse kjo mund t’ju bëjë nervozë, sidomos me familjarët apo partnerin/en. Do të jetë një periudhë mjaft interesante, nëntori ju ofron situata shumë të këndshme. Dashuria Periudhë e zymtë për dashurinë. Do të përjetoni shumë emocione, shpesh jo shumë të qarta. E kaluara mund të kthehet në…

Read More