Author: tirana

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushit të saj Leo, i cili mban në dorë ekon e bebushit që do ta bëjë atë një vëlla të madh. Dy yjet italianë na zbuluan se do bëhen me një vajzë dhe Leo me një motër. Po ashtu, raportohet se bebushja do vijë në jetë në muajin mars, pikërisht kur ka lindur edhe Leo. Blogerja sot ka pozuar para pasqyrës topless, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur tani që ndodhet në javën e 18 të shtatzënisë. Kujtojmë se Chiara dhe Fedez u lidhën…

Read More

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka kërkuar ditën e djeshme mendimin e ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me personazhin në të cilin duhet të kthehet këtë Halloween dhe sigurisht që sugjerimet kanë qenë të shumta. Mirëpo, vëmendjen e tërhoqi një ndjekës që e ka këshilluar moderatoren të qëndrojë si vetja, sepse edhe ashtu e frikëson. “Rri qysh je moj, boll na tut qishtu”- shkruan ndjekësi. Menduat se Luana u mërzit nga ky koment? Aspak! Ajo është shkrirë së qeshuri dhe e ka marrë me sportivitet këtë sugjerim, teksa i ka kthyer edhe një përgjigje: “U qyqaaaa”-…

Read More

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë. Adoleshenti mësohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç. Njoftimi i plotë: Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të…

Read More

Në korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Gaia. Tashmë e vogla është tre muajshe dhe ka filluar të shijojë koncertet e para të mami Oltës dhe gjysh Reshitit. Olta ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën ka treguar se sot ka dhënë një performancë bashkë me të atin dhe spektatore ka qenë vogëlushja e saj, Gaia. “Ndërkohë tek shtëpia e gjyshit duke u bërë gati…

Read More

Në 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Read More

Rajoni i Katalonjës në Spanjë ka njoftuar të enjten mbylljen e kufijve me qëllim përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit në vend. Kështu, ndalohet hyrja apo dalja në rajon për një periudhë prej 15 ditësh ndërsa kjo është masa radhës që merret nga rajonet spanjolle me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19. Katalonja është një prej zonave më të prekura nga virusi dhe ka në fuqi disa nga masat më të rrepta anti-Covid. Prej 15 ditësh, të mbyllur do të jenë edhe baret e restorantet, afat ky që pritet të zgjatet edhe më tej.

Read More

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte se ishte duke komunikuar me Ardit Gjebrenë, këngëtarin dhe showmenin e njohur në vend. Por, në fakt, Stojku i cili pasi pa edhe fotografinë e Ardit Gjebresë së rremë në numrin nga po i shkruhej, porositi të birin që të dorëzonte shumën tek miku i tij shumë i njohur që ndërkohë nga ana tjetër e telefonit i shkruante: jam në emision dhe më duhet t’ia dërgosh se i duhen për…

Read More

Vazhdon gara e kampanive të ndryshme se kush do ta prodhoj më përpara vaksinën e shumëpritur anti-COVID. Sipas ‘Daily Mail‘, zyrtarët në qeverinë britanike presin një vendim mbi atë nëse vaksina COVID-19 e mbështetur nga Pfizer Inc do të jetë në dispozicion më para nga ajo e AstraZeneca Plc me Oxford që është edhe konkurente në këtë rast. Britania beson se vaksina, të cilën Pfizer po zhvillon bashkë me BioNTech SE të Gjermanisë, mund të jetë gati të shpërndahet para Krishtlindjeve, tha Times. Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla ka thënë më parë se kompania mund të lëshojë të dhëna…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar me gafat, apo lapsuset siç i quan ai. Në takimin e sotëm me gazetarët, duke folur për mungesën e tamponëve në Durrës, ai ka gabuar sërish në zbritjet matematikore. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama, i cili i ka shpërndarë videon duke ironizuar: Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë… Po si si, 60 minus 15 baraz 50 ëëë? Je i madh.

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori i humorit, Bobby Ball. Disa ditë më parë Ball doli me koronavirus. Ai ushtrua në spital pasi iu rëndua gjendja shëndetësore dhe ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar. Fillimisht familja mendonte se aktori anglez kishte infeksion në gjoks kur u dërgua në spital, por pasi bëri testin ai doli me Covid-19. Emri i vërtetë i Ball është Robert Harper. Ai mori famë në komedinë “The Cannon and Ball Shoë” bashkë me shokun e tij Tommy Cannon.

Read More

Debate të forta janë duke u zhvilluar në Kuvend, ku deputeti Ralf Gjoni kundërshtoi vendimin e qeverisë që të blejë para kohe vaksinën që ende nuk ka dalë të Covid. Gjoni tha se ai kishte respekt maksimal për punën e mjekëve, por nuk mund të hidhen para kot, në një gjë që ende nuk ka siguri. “Mos bëni konspiracion, punoni në të mirë të njerëzve, kështu i ndihmoni shqiptarët, ne do të kemi vaksinim të sigurt dhe efektiv. Lexoni më shumë, informohuni më shumë, dhe mos bëni politikë me pandeminë, pasi kjo është një situatë shumë serioze, ne jemi duke…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Rama në rrjetet sociale në lidhje me thirrjet drejtuar naftëtarëve për të ndërprerë grevën, Hajdari i kërkon Ramës t’i “lerë lojërat politike”, dhe të miratojë vendimin për pagat e prapambetura të punonjësve. “Kallëzo përgjegjësit”, i shkruan Hajdari-Ramës. Replika e plotë: Rudina Hajdari: Je i vetmi KM në botë që do të negociosh pagën e mohuar nga ata që ti i shite si investitorë seriozë e që ikën me thesin plot me lekët e naftës dhe pagat e punonjësve. Mirato VKM sot për pagat, e kallzo përgjegjësit, leri lojrat politike me bukën e fëmijëve.…

Read More