Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori i humorit, Bobby Ball. Disa ditë më parë Ball doli me koronavirus. Ai ushtrua në spital pasi iu rëndua gjendja shëndetësore dhe ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Fillimisht familja mendonte se aktori anglez kishte infeksion në gjoks kur u dërgua në spital, por pasi bëri testin ai doli me Covid-19.

Emri i vërtetë i Ball është Robert Harper. Ai mori famë në komedinë “The Cannon and Ball Shoë” bashkë me shokun e tij Tommy Cannon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here