Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Rama në rrjetet sociale në lidhje me thirrjet drejtuar naftëtarëve për të ndërprerë grevën,
Hajdari i kërkon Ramës t’i “lerë lojërat politike”, dhe të miratojë vendimin për pagat e prapambetura të punonjësve. “Kallëzo përgjegjësit”, i shkruan Hajdari-Ramës.
Replika e plotë:
Rudina Hajdari: Je i vetmi KM në botë që do të negociosh pagën e mohuar nga ata që ti i shite si investitorë seriozë e që ikën me thesin plot me lekët e naftës dhe pagat e punonjësve. Mirato VKM sot për pagat, e kallzo përgjegjësit, leri lojrat politike me bukën e fëmijëve.
Edi Rama: Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

