Një modele 24-vjeçare u ka punuar një reng djemve të cilët e shikonin teksa ajo kalonte në rrugë. Për të parë reagimet e tyre, vajza e quajtur Alexas Morgan kishte vendosur celularin në xhepin e pasmë të pantallonave dhe kishte ndezur kamerën duke regjistruar. Në këtë mënyrë, ajo po filmonte të gjithë ata persona që e shikonin pasi ajo kalonte para tyre. Videon me reagimet e djemve që e shikonin nga fundshpina e ka postuar në Instagram. Në fakt ky është trendi më i fundit në aplikacionin e videove TikTok. Më shumë se 120 mijë pëlqime ka marrë kjo videove…
Author: tirana
Rita Ora ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të jetë më 8 nënëtor, përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory. Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards. Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa. Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e…
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënonte me thikë familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Laç në një banesë. Policia u sinjalizua se i riu po ushtronte dhunë mbi familjarët dhe po i kërcënonte me thikë. Kur uniformat blu shkuan në banesë për ta arrestuar, 21-vjeçari me iniciale A.L. refuzoi t’i bindej urdhrit dhe kundërshtoi kundër shkatërruar orenditë shtëpiake. Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për dhunë në familje, mbajtje pa leje e armëve të ftohta, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe shkatërrim i pronës. Nga ngjarja nuk pati asnjë person të lënduar.
Moderatorja Xhemi Shehu nuk është më pjesë e “Portokallisë” e kjo ka bërë që teleshikuesve t’i mungojë prezenca e saj në ekran. Mirëpo Xhemin shumë shpejt do ta shihni sërish e këtë e ka zbuluar promo e emisionit të ri “Nuk është karantinë”. “Nuk është karantinë” është emisioni i ri i gazetarit Eni Shehu, që do vijë së shpejti, çdo fundjavë, në Abc Neës. Një format dinamik dhe frymëzues që sjell në ekran një edicion special të jetës aktive dhe të shëndetshme. Ajo që ka rënë në sy në spotin e këtij programi është prezenca e Xhemi Shehut. Pas largimit…
Dashi Kujdes nga veprimet që do të bëni në lidhje me partnerin/en nëse nuk doni të keni debate të forta. Ndërsa në planin financiar situata do të përmirësohet. Demi Do të jeni të dëshpëruar gjate kësaj dite dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Në planin financiar gjendja do të stabilizohet me ndihmën e prindërve dhe miqve. Binjakët Harmonia në çift do të rikthehet dhe do të lini pas mosmarrëveshjet që kishit. Sa i përket të ardhurave, objektivi juaj është të hiqni para mënjanë dhe nuk do të ndaleni deri sa t’ia arrini. Gaforrja…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shprehur në Komisionin e Edukimit se duke qenë se situata e koronavirusit po përkeqësohet sipas saj skenari i mësimit në distancë është gati dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë. “Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.” ka thënë…
Stresi i ka dedikuar një këngë shumë të ndjerë nënë së tij 2 vite më parë në “Kënga Magjike”. Kënga e reperit shumë shpejt u kthye në himn për dashurinë ndaj nënave dhe disa djem gdhendën në trup thënie të shkëputura prej saj, Mirëpo sot Stresi ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një ndjekëse e saj, që reperi nuk e ka pritur fare mirë. “Kjo dashuri për mamatë i bën meshkujt shqiptar edhe italian më pussies në botë”, i ka shkruar ndjekësja reperit në një foto. Stresit nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe ka vendosur që përgjigjen e…
Lajm i hidhur na vjen nga Elbasani. 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Ajo njihej jo vetëm në Elbasan, por dhe në zonat përreth, si një mami e zonja me 30 vite eksperiencë. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.
Lufta dhe konflikti mes Armenisë dhe Azerbaxhanit sa vjen dhe përshkallëzohet. Mediat e huaja bëjnë me dije se është qëlluar me raketë makina e ministrit të Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Më poshtë mund të shihni pamjet me dron që tregojnë momentin kur qëllohet makina ku ndodhej ministri Jalal Harutyunyan, teksa po udhëtonte për në front. Në rajonin Nagorni Karabakhut armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.
Modelja Oriola Marashi është një nga më të kërkuarat në fushën e modës në vendin tonë si edhe një nga më të komentuarat për fizikun e saj seksi. Disa muaj më parë, modelja bëri publike lidhjen e saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda. Së fundmi, modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku duket sikur është një dedikim për të gjithë ato njerëz që i fusin hundët në punët e saj personaleNuk e dimë se për kë e ka këtë dedikim por mesa duket dikush ka futur hundët në punët e saj dhe kjo…
Ndërsa NASA dëshiron të kthehet në Hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për të krijuar një bazë në Hënë për misionin e ardhshëm Mars, astronautët do të kenë nevojë për një rrjet komunikimi më të mirë, kështu NASA ka vendosur t’i japë një kontratë disa milionëshe Nokia për të krijuar një rrjet komunikimi 4G në Hënë. Nokia do të marrë bekimet e NASA-s për sa i përket një financimi prej 14.1 milionë dollarësh. Investimi ishte pjesë e projekteve hulumtuese të sipërfaqes hënore…
Një gazetar nga Londra, Tim Burrows e kishte humbur kuletën e tij në një festival leximi 14 vite më parë. Mirëpo në momentin që ai e kishte harruar fare këtë detaj ka marrë një mesazh nga personi që e kishte gjetur atë. Siç shkruajnë mediat e huaja, ai që e kishte gjetur kuletën i kishte thënë Timit se ai dhe shokët e tij e kishin gjetur kuletën e tij. Dhe po sipas tij, ata me paratë e gjetura në kuletë, çdo vit kishin shpenzuar nga 10 funte për të blerë pije për lojën e quajtur ‘The Timothy Burrows Challenge’. Tim…