Author: tirana

Senati amerikan konfirmoi të hënën Gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Amy Coney Barrett si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë me 52 vota pro dhe 48 kundër. Senatorja republikane nga shteti Mejn, Susan Collins iu bashkua të gjithë demokratëve të Senatit që votuan kundër emërimit të zonjës Barrett. Senatorja Collins tha se nuk do të votonte për emërimin e Gjyqtares Barrett për shkak të momentit të zhvillimit të këtij votimi, kur mbeten tetë ditë deri në zgjedhjet presidenciale. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, në bazë të arkivave ekzistuese historike, asnjë anëtar tjetër i Gjykatës së Lartë nuk…

Read More

Pesë autorë të dyshuar janë arrestuar në Selenicë e Vlorë pasi të maskuar si policë tentuan të grabisin banesën e Fidel Caushajt në Kropisht. Po ashtu Policia i ka sekuestruar edhe dy automjete, një me të cilin u larguan dhe një tjetër i Alfred Shametajt që po udhëtonte në momentin kur u kap nga Policia. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë teksa pronari i banesës, Fidel Caushi ka rrëfyer se autorët i erdhën me automjet dhe i thanë ”Policia e Shtetit, uli duart poshtë”. Caushi nuk i ka besuar. Sipas tij ishte nata e dytë që autorët vinin për…

Read More

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Bedri Elezi ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushi që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë. Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri. “Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vlerësimin e prestigjozes botërore ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë. Sipas Ramës, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon. Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor gruphet dhe me disa vende lindore të BE. Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston. STATUSI NGA EDI RAMA MIRËMËNGJES…

Read More

Një shqiptar po kërkohet nga policia greke pasi ky i fundit dyshohet se ka vrarë dy persona në qytetin Chania, Kretë. Sipas mediave të huaja janë gjetur të pajetë një burrë dhe një grua por në dy shtëpi të ndryshme. Tashmë bëhet me dije se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas dhe e mbyti atë. Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi i burrit…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar shkarazi se ka kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. E ftuar në studion e ‘Opinion”, teksa po debatonte me Mentor Kikinë, Kryemadhi e ndërpreu atë. Kikia kërkoi të vazhdonte fjalën, teksa tha se s’kishte nevojë për të bërtitura. Këtu Kruyemadhi zbuloi se kishte kryer një tjetër ndërhyrje. “Nuk bërtas dot, çuditërisht sot s’po bërtas dhe kjo për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale,”- tha Kryemadhi pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë, kryetarja e LSI-së, qershorin e vitit të kaluar, ka kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Ai tregoi se mungoi në një nga…

Read More

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb ishte njëri nga njerëzit që morën pjesën në operacionin e shpëtimit të shqiptarëve në kampin “Al Hol”. Ai tregoi çastet e vështira të operacionit dhe momentin final, ndërsa objekti i radhës është nxjerrja e të gjithë shqiptarëve nga kampi. Ghorayeb e konsideroi kampin e Al Hol si kampin e ferrit. “Kryeministri më dha mua një leje të posaçme për të vazhduar më tej këtë punë, për të sjellë në shtëpi këta fëmijë, të cilët ishin në një kamp, që quhet kampi Al Hol, por në fakt do doja të theksoja se është kampi…

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Policinë e Gjirokastrës. Shefi i Rendit i Komisariatit të qytetit të gurtë, Klaudio Minxha, shkon pranë një karburanti me makinën e policisë dhe mbush disa bidonë dhe jo mjetin. Kamera e emisionit investigativ ka kapur momentin që ky punonjës bën veprimet e paligjshme. Në video duken vetëm dy numrat e fundit të targës, të cilët janë 47. Ndërkohë, sipas informacioneve të gazetarëve, mjeti në fjalë është me targë MB047AA dhe përdoret pikërisht nga z.Minxha. Sipas procedurave, furnizimi i mjeteve të Policisë së Shtetit bëhet me një kartë. Me këtë kartë,…

Read More

Drejtuesja e emisionit Open, Eni Vasili dhe deputetit Myslim Murrizi janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre. Murrizi u rikthye disa vite pas, ku i tha prezantueses së emisionit se e njeh që nga koha kur ajo merrte pjesë në mbledhjet e forumit rinor, ndërkohë që ajo e mohoi. Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër” Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi? Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në studion e Open ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj. Duke folur rreth projektit më të ri politik që ai përfaqëson, Murrizi foli dhe për të kaluarën e tij politike në PD, duke thënë se është bërë deputet në moshën 27-vjeçare dhe se qëllimi i tij në politik nuk është të sigurojë një ulëse në parlament. Duke nxjerrë një dokument ku pretendon se nëpërmjet tij mund të gjenden ata që kanë qenë spiunë, Murrizi përplaset keq me analistin Agron Gjekmarkaj. “Ska bir nënë dhe bir kurve që më akuzon mua për spiun”- u shpreh…

Read More

Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani solli në jetë djalin e dytë. Ajo dhe partneri, Eduard Grishaj, nuk e fshehën për asnjë moment gëzimin, ndërsa të birin e pagëzuan me emrin e veçantë Diell. Së fundmi në rrjete sociale, Arbana ka ndarë një foto të ëmbël,”takimin e parë” e Diell me vëllain e madh Jonin. “Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Read More

Kryetarja e Bashkisë Libohovë autorizon djalin e saj Arsi Mandi që të lëvizë me mjetin e bashkisë Libohovë me destinacion Libohovë-Tiranë dhe kthim Tiranë-Libohovë për problemet e bashkisë. “Autorizohet Aris Mandi si shofer të lëvizë me mjetin e bashkisë Libohovë me destinacion Libohovë-Tiranë dhe kthim Tiranë-Libohovë për problemet e bashkisë.”- thuhet në vendim.

Read More