Disa javë pas bllokimit të 1.2 ton kanabisi në Greqi që vinte nga Shqipëria, një prej të arrestuarve shqiptarë ka dëshmuar para autoriteteve hetimore. Shqiptari i arrestuar, 26-vjeçari A.V, pranon vetëm akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi. Ai thotë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë, pasi i duheshin për një të afërm që ka probleme shëndetësore. Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke. “Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar.…
Author: tirana
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më datë 19 tetor 2020 që të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Hoxha, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra. Në vendimin e KPK shpjegohet se procesi i rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha kishte filluar prej dhjetorit 2019, kur edhe ishte caktuar trupi gjykues. Ndërkohë, më datë 22 shtator, Komisioni është njohur me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Hoxha, për shkak të dorëheqjes së tij. KLP ka përcjellë gjithashtu në KPK, edhe informacion…
Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç. Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit…
Shoqerohet në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, si pjesë e hetimit të jahtit te braktisur pranë zonës së Patokut në Kurbin. Nje dokument i gjetur brenda jahtit ka qenë indicie. Shtetasi francez ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Endrit Dumani, tashmë është shpëtuar nga kampi Al-Hol në Siri dhe ndodhet NË Liban. Bashkë fëmiëj e gra të tjera shqiptare, Dumani do të kthehet në Shqipëri, por pa të motrën. I pyetur se çfarë mesazhi ka për dajën e tij, Xhetan Ndregjoni, i cili e ka kërkuar me ngulm prej vitesh, i volgi tha vetëm kaq: Do të shihemi nesër kur të bashkohemi! Ndërsa Eva Dumani, nuk ka pranuar që të vijë në Shqipëri. Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave,…
Angela Merkel ka paralajmëruar se gjermania është shumë pranë humbjes së kontrollit ndaj koronavirusit. Ajo iu tha kolegëve të saj nga partia kristian demokrate këtë mëngjes se situata është alarmante. Në takimin e CDU-së, ku edhe u vendos që të shtyhet kongresi i partisë pikërisht për shkak të krizës së covidit, kancelarja paralajmëroi për muaj shumë të rëndësishëm përpara. Të premten, ajo do të mbajë një takim me liderët e 16 landeve ku pritet edhe të bien dakord për kufizime më të ashpra në shkallë kombëtare krahasuar me ato që janë në fuqi. Merkel ndërkohë e shfrytëzoi podcastin e saj…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar gabimin më të rëndë që ka bërë në karrierën e tij politike.Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale. Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se duheshin bërë përpjekje shumë më të mëdha për t’i bllokuar me një ligj të veçantë. “Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale. Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara në…
Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Romës në Serinë A, do të shërbejë si një matës i mirë i forcës së dy skuadrave dhe pretendimeve të tyre për këtë edicion. Kuqezinjtë kanë qenë të pagabueshëm deri tani, ndërsa verdhekuqtë javë pas jave po tregojnë një lojë në përmirësim dhe pretendimet e tyre janë rritur ndjeshëm. Te Milani, në portë nuk është Donaruma i cili ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, por Tatarusanu, portieri i Rumanisë i cili në Euro 2016 i dha një dorë Armando Sadikut të hynte në histori me daljen e tij të pastudiuar mire përballë sulmuesit kuqezi. Megjithatë,…
Çudirat në sistemin e drejtësisë nuk kanë të sosur, një prej tyre është dhe rasti i një prokuroreje në Elbasan, e cila quhet Ermira Tafani. Nga deklarata e pasurisë rezulton se prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani i jep lek me fajde një subjekti tregtar e vërtetuar kjo me deklarimin e pasurisë në ILDKPI në vitin 2005 e në vijim. Ermira Tafani ka qenë dhe kandidate për Kryeprokuror të Përkohshëm, për të zëvendësuar Adriatik Llallën. Tafani aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit. Ermira Tafani është dhe pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani në qytetin e Elbasanit, ku jep lëndët E Drejtë…
Një shpërthim i fortë është regjistruar në qendër të qytetit të Iskenderun, në provincën Hatay në Turqi. Sipas mediat vendase, shpërthimi ndodhi mbrëmjen e sotme dhe për momentin nuk raportohet për të lënduar.Forca policore, zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë që sulmi të ketë lidhje me sulmet terroriste.Reporteri i CNN në Turqi, Burak Milli raporton se shpërthimi u ndje në të gjithë pjesët e qytetit. Ekipet e policisë kanë marrë masa paraprake për hyrje dhe daljet në rrugët e qytetit. Dritaret përreth janë thyer. Ka nga ata që janë dëmtuar lehtë nga këto…
Kryeministri Edi Rama është takuar me 4 fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol në Liban. Nga atje Rama tha se ndihet shumë i lehtësuar dhe se nesër paradite do të rikthehen. “Jam i lehtësuar sepse siç thashë ishte një operacion i komplikuar edhe më vjen jashtëzakonisht mirë. Kam kontaktur me gjeneralin që ka bërë operacionin. Dua të veçoj meritën ejashtëzakonshme të dërguarit të posaçëm të ministroisë drejtorit të antiterrorit dhe punonjësit tjetër të policoisë që kanë operuar në këtë teriror. në mënyrë të veçantë një mik tonin, konsullin e nderit në liban që na ka ndihmuar për të bërë…
E përshkruar si një vajzë simpati dhe e matur, Tea ka fituar afeksionin e publikut. Ajo numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, ku shumica prej tyre e komplimentojnë për pozitivitetin që paraqet. Një surprizë kishte mbërritur në ambientet e Top Channel, një buqetë e madhe me lule, e cila destinacion përfundimtar kishte Tean. Buqeta me lule vinte nga një fans nga Amerika, i quajtur Fredi. Ai me anë të një pusulle, i shprehte të gjithë simpatinë e tij Teas. Ndërsa nga ana tjetër, Tea u shpreh falënderuese dhe e emocionuar për dhuratën. “Nuk e prisja, shumë shumë faleminderit, më le…