Një nga konkurentët më të komentuar të këtij sezoni të ”Përputhen” ishte Graciano, i cili tërhoqi jo pak vëmendje pasi deklaroi hapur në emision që ishte biseksual, gjë që në televizionin shqiptar nuk ndodh shpesh. Po ashtu ai u përfol edhe për historitë që ka treguar, apo replikat me pjesëmarrësit e tjerë, derisa mori vendimin javën e shkuar që të largohej nga emisioni. Sot, i ftuar në Top Albania Radio, në programin “Live from Tirana”, ai foli më shumë rreth faktit se përse u largua “Kisha shumë gjëra jashtë që më prisnin dhe mu duk pak e mërzitshme, çdo ditë…
Author: tirana
Ditën e sotme në Mat janë infektuar me koronavirus 3 mjekë. Burime bëjnë me dije se 4 të tjerë që kanë pas kontakte me të infekturit janë karantinuar. Ndërkohë mësohet se për shkak të infekturve janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë. Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11 persona. Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen Vdekjeprurëse. Burime po ashtu bëjnë me dije në mesin e të infektuarve ka edhe punonjës të Bashkisë.
Ish-deputetja e LSI Silva Caka ka sqaruar zërat se ish-deputeti Klevis Balliu, i cili sipas një deklarate të bërë nga deputeti Halit Valteri i është bashkuar LSI, ka thënë s një gjë e tillë nuk është diskutuar, ndërsa ka shtuar se e mirëpresin Balliun në partinë e tyre. duke iu referuar Valterit ka shtuar se i vjen keq të japë përgjigje për një person që nuk e konsideron fare. “Jo nuk është diskutuar asgjë e tillë dhe besoj se mbeten vetëm zëra. Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka…
Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjetin social dhe vazhdon të tregojë çdo ditë dashurinë që ndjen për Mark Frrokun me anë të postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi, aktorja publikoi në Instagram disa foto e video duke puthur ish-deputetin në buzë. Por duket se ndjekësit nuk do ta lenë të qetë me komente. “Rudina, e dimë që je e dashuruar, por gjërat e mira dhe me vlerë ruhen dhe mbahen për vete. Pastaj Marku ka dhe fëmijët e vet, lëru pak kohë dhe atyre”,- i shkruante një ndjekëse. Por, Rudina nuk ka vonuar dhe i ka kthyer përgjigje. “Ua,…
Portieri i skuadrës italiane të Milanit Gianluigi Donnarumma ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Donnarumma, i cili ka sqaruar se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, teksa ka shprehur mbështetje për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën situatë me të. “Përshëndetje të gjithëve, Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Dua të theksoj se jam shumë mirë. Gjej rastin t’i dedikoj lutjet e mia për të gjithë ata që po luftojnë me virusin. Qëndroni të fortë! Mos u dorëzoni! Gjithashtu mos harroni të mbani distancë, vendosni maskat, lani duart! Të gjithë bashkë…
Menaxheri dhe njëherazi njeriu më i dashur i këngëtares, Arilena Ara, Popi Kola ka qenë pasditen e sotme i ftuar në një intervistë ekskluzive në ‘Ftesë në 5’ ku ka treguar për herë të parë raportin që gëzon me Arilena Arën. Popi ka pohuar se Arilenën e ka si një fëmijë të tijin, për të cilin ka treguar përherë kujdes. Mes emocionesh, Kola ka zbuluar dhe momentin kur Arilena e ka takuar dhe i ka thënë se do të bëhej gjithçka, dentiste, arkitekte, por asnjëherë një këngëtare nëse ai nuk do ta ndiqte në këtë rrugëtim. Arilena u kujdes ta…
Drogat transportohen edhe me mënyra të tjera. Sasi të vogla dërgohen me persona që luajnë rolin e korrierit, dhe udhëtojnë me avionë linjash drejt Evropës, për shembull nga aeroportet në Guayaquil, apo në Quito. Një metodë relativisht e re është marrja e avionëve me qira (charter flights), apo të ashtuquajturit “avionët e drogës” (narco-jets). Për shembull, në prill 2018, dy shqiptarë u arrestuan pasi 1,000 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1.5 milionë dollarë u zbuluan në një fluturim çarter nga Kolumbia në Madrid. Në qershor 2019, Michael Dokovich, një shtetas i Malit të Zi me origjinë shqiptare, u arrestua…
Ndonëse BE i tha të presë opininion e Komisionit të Venecias, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka humbur kohë për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës. Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së nesërme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00. Mazhoranca nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, duke e kaluar menjëherë për votim në seancën plenare të radhës. Më herët komisionerit europian Oliver Vahelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të priste vendimin e Komisionit të Venecias për…
Roberti emigroi bashkë me xhaxhain dhe kushëririn e tij, por pasi këta të fundit u kthyen në Shqipëri, nipi qëndroi në Greqi. Ndërsa është në kërkim të të vëllait, prej 28 vitesh, Veziko Resuli, motra e Robertit, ngre dyshimet tek pronari grek. ‘Vëllai iku me xhaxhain dhe djalin e tij, në Greqi, në korrik të vitit 92′. Bashkë me ta ishin edhe 3 komshinj. Kur mbërritën në Buz të Agrinjos, vëllai punonte në fshat si çoban, tek pronari grek, ndërsa djali i xhaxhait flinte jashtë në një rrëzë mali. Ishte 18 vjeç kur iku dhe pronari grek e trajtonte si…
Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Lajmin e madh e ka dhënë aktorja Jonida Vokshi, që ka rol kryesor në këtë film. Jonida ka publikuar në Instagram disa foto të shkëputura nga filmi dhe ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kastit të aktorëve. “’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida në postimin e saj. “Derë e hapur” ose…
Dermatologia Dr. Justine Kluk ndan këshillat e saj për duart e thata kronike.. Në vend se të përdorni vetëm krem për duar, Dr. Kluk ka një mori sugjerimesh për të sjellë duart tuaja në gjendje të mirë dhe për të parandaluar acarimin e mëtejshëm. Ndërsa është thelbësore që të vazhdojmë rutinën e larjes së duarve, ka ndryshime të vogla që mund të bëni për të përmirësuar dhe parandaluar tharjen e duarve. Ju gjithmonë duhet të përdorni sapun kur ktheheni në shtëpi nga një hapësirë publike, pasi të takoheni me njerëz jashtë familjes suaj dhe para se të përgatitni ushqim, por…
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi është pyetur sërish ditën e sotme për deklaratën e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ajo mund të komandohet si drejtuese e Bashkisë së Durrësit. “Jam duke drejtuar Komision e Ekonomisë, jemi në një proces shumë intensiv. Nuk kam lajm tjetër për të ndarë. Nuk e di që të ketë të vërteta në këtë akuzë është një ‘fake news’. Jam duke bërë detyrën time deri në fund.”-është shprehur ajo.