Author: tirana

Për ata persona që stërviten në shtëpi apo jashtë saj duhet ta dinë se koha më e mirë është mëngjesi. Stërvitjet në mëngjes kanë një avantazh. Ushtrimi në mëngjes veçanërisht me stomak bosh është mënyra më e mirë për të djegur dhjamin e ruajtur, duke e bërë atë ideal për humbjen e peshës. Kjo kryesisht sepse përbërja hormonale e trupit në mëngjes është krijuar për të mbështetur atë qëllim, thotë Anthony Hackney, një profesoresh në departamentin e stërvitjes dhe shkencës së sportit në Universitetin e Karolinës së Veriut Chapel Hill. “Në orët e hershme të mëngjesit, ju keni një profil…

Read More

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë është infektuar me koronavirus. Beruka ka rezultuar pozitive nga tamponi që ka bërë duke u karantinuar në shtëpi. Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë disa muaj më parë, në 26 shkurt, u lakua në media dhe rrjetet sociale pas deklaratës së saj se “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek” tha ajo.

Read More

Klaudia Pepa është balerina e cila na ka bërë krenarë të gjithëve në Itali aty ku dhe po vazhdon jetën e saj. 26 Tetori është një ditë mjaft speciale për atë dhe njerëzit që e rrethojnë pasi bukuroshja ka ditëlindjen dhe mbush 28 vjeç. Epo nuk kishin si të mungonin as suprizat, dikush ka vendosur ta mahnitë Klaudian duke i zbukuruar dhomën plot tullumbace në ngjyrë rozë e të bardhë. E lumtur, Klaudia e ka ndarë këtë detaj të bukur me ndjekësit e saj në Instagram. Kjo nuk është hera e parë që balerina merr surpriza romantike dhe ende jemi…

Read More

Vijon kontrolli i Policisë së Shtetit për monitorimin e mbajtjes ose jo të maskës nga ana e qytetarëve, në pothuajse të gjitha ambientet, jashtë shtëpisë. Kështu, njoftohet se në 24 orët e fundit, janë gjobitur 644 qytetarë me masën 3.000 lekë secili. Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, policia ka konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative…

Read More

Çështja e tjetërsimit të pronave në Dhërmi, pritet arrestimi i disa zyrtarëve nga ALUIZNI dhe AShK-ja. Helidon Gjikoka, biznesmeni i kompleksit turistik në Dhërmi është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa për caktimin e kësaj mase është bërë në gjykatë nga Prokuroria e kryeqytetit, e cila pas hetimeve të kryera konstatoi se Helidon Gjikoka, ishte implikuar në falsifikimin e dokumentave, ku ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një personi tjetër në Dhërmi. Kërkesa për arrestimin e Helidon Gjikokës, ishte depozituar një muaj më parë, por për…

Read More

Pas vendimit të guvernatorit në Campanias për mbylljen e këtij rajoni për 40 ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit, qytetarët napoletanë mbushën sheshet në protesta. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qytetarët e Milanos, të cilët nuk i kanë pritur mirë masat e reja që mori qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Milanos duke protestuar kundër këtyre masave, edhe pse po bien reshje të dendura shiu.

Read More

Cardi B u fotografua për herë të parë duke bërë pazar në dyqanin Hermes me burrin Offset në Beverly Hills të Dielën. Ngjarja erdhi një ditë pasi ai u arrestua ‘për tundje armësh ndaj njerëzve’ nga makina e tij në një tubim të Trump në Beverly Hills dhe më pas u la i lirë. Kushëriri i reperes Cardi, Marcelo Almanzar u arrestua për ‘posedim të një arme të fshehur të ngarkuar’. Offset dhe Cardi, të dy 28 vjeçarë, shijuan një udhëtim luksoz në blerje teksa u përpoqën të kalonin incidentin, ku reperja shfaqet e veshur me një fustan të gjelbër…

Read More

Mjeku popullor nga Mirdita, Nikoll Pershqefa ka ndërruar jetë sot në moshën 71-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Gjergj Marku përmes një postimi në rrjetet sociale. Nikollë Përshqefa merrej me përpunimin e bimëve, duke i kthyer ato në ilaçe shëruese për njerëzit. Ai ka qenë shqiptari i vetëm që ka sfiduar sëmundjen e parkinsonit. Në Mirditë të gjithë e njohin Nikollën për lidhjen e ngushtë me natyrën dhe bimësinë. Ai njihet gjithashtu si një njeri me zemër të madhe, pasi shumë nga ilaçet e tij i jepte falas për të varfrit.

Read More

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë nxjerrë nga kampi “Al Hol” në Siri me qëllim riatdhesimin për në Shqipëri. Gazetari Taulant Kopliku shkruan se në pak kohë në Rinas do të jenë 50 gra dhe fëmijë nga kampi famëkeq. Por ai shton se aktualisht në kamp kanë mbetur një grup shumë i vogël grashë. Mes fëmijëve që janë nxjerrë nga kampi është edhe Endrtit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej atje që prej vitit 2014 ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin. Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani…

Read More

Dashi Puna: Problemet e komunikimit këtë javë mund të krijojnë tensione, të cilat në raste të tjera do t’i kishit neglizhuar, por tani nuk mund t’i injoroni më! Pakënaqësia fillon të ndihet edhe në gjëra të thjeshta të përditshme midis kolegëve! Nëse jeni shefi, përpiquni ta korrigjoni atë në çdo mënyrë të mundshme! Pyesni vetë punonjësit ose bashkëpunëtorët tuaj se çfarë mund të bëni për të korrigjuar keqkuptimet dhe thashethemet. Do të shihni që gjithçka do të funksionojë, thjesht duhet të jeni modest! Financat: Nëse mendoni se jeni të rraskapitur në pozicionin në të cilin jeni për momentin, atëherë është…

Read More

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen e hetimit të tre gjyqtarëve që rrëzuan dënimin me burgim të perjetshëm për Dritan Dajtin. Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli nuk do të hetohen më me argumentin se nuk është gjendur element i veprës penale. Për të tre u ngritën dyshime nga Prokuroria për korrupsion. Për çështjen e tre gjyqtarëve ishte kërkuar edhe më herë pushimi nga SPAK, por gjykata nuk kishte pranuar. Gjyqtarët u vendosën nën hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, për zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në Golem.…

Read More

Para disa muajsh, moderatorja Marina Vjollca solli një set të ri fotografik shumë të veçantë. Moderatorja shfaqet duke pozuar në kalë, me veshje të ndryshme, teksa dukej si gjithnjë në formë shumë të mirë fizike. Ditën e sotme, Marina ka postuar një video nga prapaskenat e këtij seti fotografik nga Renuar Locaj. Moderatorja shfaqet duke ecur teksa tërheq kalin, por papritur i zbërthehet fustani. Marina përpiqet ta mbajë me dorë fustanin që të mos bie teksa qesh me këtë incident.

Read More