Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë nxjerrë nga kampi “Al Hol” në Siri me qëllim riatdhesimin për në Shqipëri.
Gazetari Taulant Kopliku shkruan se në pak kohë në Rinas do të jenë 50 gra dhe fëmijë nga kampi famëkeq. Por ai shton se aktualisht në kamp kanë mbetur një grup shumë i vogël grashë.
Mes fëmijëve që janë nxjerrë nga kampi është edhe Endrtit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej atje që prej vitit 2014 ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin.
Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.
