Lajmi i ditës në politikën shqiptare është që Jozefina Topalli do shpallë ditën e mërkurë një lëvizje të re politike. Por çfarë domethënie ka kjo dhe a është normale për Partinë Demokratike që synon të kthehet në pushtet, të mos ketë ish-drejtues të saj. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha pranon që Basha gaboi me Topallin. -A është normale që Jozefina Topalli, por edhe të tjerë nuk do jenë në listën e kandidatëve për deputet të PD? -Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse PD prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari…
Author: tirana
Alergjia ndaj ushqimit mund të jetë një gjë e tmerrshme dhe shpesh herë fatale. Kur dikush ha edhe një sasi të vogël të një ushqimi që është alergjik, ai mund të ketë kruarje, ënjtje dhe probleme me stomakun. Tashmë ky është bërë një problem në të gjithë botën ku sipas një rishikimi në shkallë të gjerë i të dhënave të pranimeve në spital zbuloi raste të anafilaksisë në rritje në Amerikë, Australi dhe Europë, ndër të tjera. Në Amerikë, vizitat në spital për alergji ushqimore u rritën tre herë nga 1993 në 2006. Midis 2013 dhe 2019, Anglia pa një…
Sali Berisha hedh një akuzë të rëndë për shefin e CIA-s George Tenet i cili mbajti detyrën e larët nga vitit 1996-2004. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Berisha, lidhur me ngjarjet e vitit 1997, tha se Tenet ishte një gënjeshtar. Duhet të kujtojmë se George Tenet është një shqiptar nga Qeparoi nga i ati me mbiemrin Koka dhe nga Himara nga e ëma me mbiemrin Kacelano. Prindërit e tij emigruan në SHBA dhe pasi ndërruan mbiemrin u quajtën Tenet dhe u bënë pjesë e komunitetit grek për arsye fetare. Edhe karriera e Gorge Tenet ka qenë e lidhur…
1.Dashi – Sypatrembur Kur mendoni se cili është tipari juaj më tërheqës nuk duhet të kufizoheni vetëm në aspektin seksual. Personat që i përkasin shenjës së dashit dallojnë për një karakter të jashtëzakonshëm që nuk hezitojnë të sulmojnë këdo për të arritur atë që duan. Iniciues, i vetëdijshëm dhe i patrembur, janë karakteristikat që i përshtaten më së miri Dashit si një shenjë që merr përsipër rreziqe dhe bën lëvizje të guximshme. Nuk do të ndihesh asnjëherë i mërzitur me ta, por dhe mund të të pushtojnë. 2.Demi – Sensual Demët njihen për natyrën e tyre materialiste, por në një…
Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi deklaroi në një intervistë në mediat italiane se grupet e krimit të organizuar në kryeqytet kishin planifikuar vrasjen e saj dhe të familjes pasi ajo po i luftonte në zonat ku ato operonin. Raggi u zgjodh kryebashkiakja e parë femër e Qytetit të Përjetshëm në vitin 2016, si pjesë e lëvizjes anti-establishment 5 Yjet. Tashmë ajo do të rikandidojë për një mandat tjetër. Gjatë intervistës kryebashkiakja tregon se familja e njohur mafioze Casamonica e kishte vendosur në shënjestër pasi ajo shembi disa nga ndërtimet e tyre pa leje në vitin 2018 dhe për…
Në vitin 2017 parlamenti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK) veprim ky që edhe pse pati kontestime u prit me padurim nga populli. Kjo strukturë ishte konceptuar si e ardhmja e kombit, çdo punonjës drejtësie do të kalonte në sitën e 4 grupeve me nga 3 komisionerë të institucionit të Vettingut siç njihet nga shumica në popull. Pozicioni për 12 komisionerët e Vettingut ishte përgjegjësi e madhe morale, profesionale dhe ligjore për ta. Një prej detyrimeve ligjore për çdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i…
Floresha Rasha së bashku me fëmijët e saj nesër pritet që të rikthehet në shtëpi në Tiranë pasi u nxor nga kampi i ferrit, “Al Hol”. Por si përfundoi ajo në Siri? Floresha Rasha është gruaja e Diamant Rashës, e cila kishte mbetur në Siri prej fillimit të vitit 2014, kohë kur bashkëshorti i saj u vra në luftë. Në Shqipëri, Diamant Rasha ishte i njohur me emrin “Ebu Amar” punonte si shpërndarës picash. Në Siri, ai u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, për të cilin u vra nga një snajper në janar të vitit 2014. Floresha…
Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e partisë NISMA e cila do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka përshëndetur qytetarët me një foto nga zyrat e partisë, aty ku deputetja thotë se po punohet pa pushim për t’i dhënë fund klasës së vjetër politike. Ajo ka një apel për çdo qytetar, që të bashkohet me lëvizjen ku Hajdari adreron. Ajo ka publikuar sajtin ku çdokush mund të regjistrohet, teksa thotë se mund t’i shkruani dhe më pas mund të organizohet një takim. Siç shihet në foto, me një lap top dhe një kola përpara, Rudina i është “përveshur” punës. Pas…
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, është takuar ditën e sotme ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf. Shtylla gjatë takimit që është zhvilluar në ambientet e Kolegjit ka folur rreth procesit të vetting-ut dhe në mënyrë të veçantë, për shqetësimet, sfidat dhe angazhimin e Kolegjit. Ndërkohë ambasadori Zingraf ka shpehur një gadishmëri për të ndërmjetësuar vendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash sa i përket Juridiksionit Disiplinor, mes Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gjykatës kompetente gjermane. Njoftimi Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit ambasadorin e…
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se ushtria azerbajxhanase kishte çliruar qendrën e qytetit të Gubadli, e cila ishte okupuar për 27 vjet. Aliyev gjithashtu njoftoi se disa fshatra përreth Gubadli si dhe fshatra në provincat Zangilan dhe Jabrail ishin çliruar. Qyteti i Gubadli, i vendosur në kufirin armen, u pushtua më 31 gusht 1993. Në një operacion të nisur në Nago-Karabak më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar tre qytete dhe më shumë se 150 fshatra dhe kodra të rëndësishme strategjike nga pushtimi armene.
Gazetari Muhamed Veliu thotë se janë sjellë në Bejrut nga kampi Al Hol në Siri, Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha. Po ashtu edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani.Ata do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijët dhe gruan.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se në orën 18:30 do të organizojë një protestë-homazh para kryeministrisë për humbjen nga jeta tw 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri. Ai është shprehur se protesta do të zhvillohet nga të rinjtë e FRPD-së si dhe nga studentë të mjekësisë. Këllçi gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e protestës, ku dhe do të ndizen qirinjë për vdekjen e 53-vjeçarit. “Në orën 18.30, një grup të rinjsh nga FRPD dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë. Të rinjtë do të ndezin qirinj për…