Author: tirana

Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor në Tiranë. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Mimoza Toska Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme dhe se lajmi i ka shkaktuar një hidhërim të papërshkrueshëm. “Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh…

Read More

Në një konferencë për mediat, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Kryetarja e LSI u shpreh se do kemi një fitore plebishitare në zgjedhjet e 25 Prillit dhe me Kodin e Ri Zgjedhor do fitojmë 100 mandate.Pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili shkruan me ironi: ‘Gënjeka Baba Xhikja atëherë’. Pas reagimit të kryeministrit, Kryemadhi iu ka përgjigjur ‘Flakë për flakë’ Ramës po përmes Instagramit. Në një video në Story, ku madje edhe e etiketon (tag), Kryemadhi deklaron sa i përket Kodit Zgjedhor me ndryshimet e maxhorancës se opozita…

Read More

Gjithmonë kemi menduar se marrja e ilaçeve nuk lidhet me regjimin tonë ushqimor, por ja që ekziston një listë ilaçesh e ushqimesh të cilat nuk kombinohen asnjëherë. Arsyet janë të ndryshme sipas rastit, por rezultati final është i njëjti. E vërteta është se duhen ndjekur disa rregulla për marrjen e ilaçeve, ku përveç dozës ka të bëjë edhe me regjimin ushqimor që duhet ndjekur gjatë trajtimit. BRONKODILATATORËT Këto lloj ilaçesh përdoren për të trajtuar astmën, bronshitin dhe sëmundje të tjera që prekin mushkëritë. Nëse jeni duke marrë këto mjekime duhet të dini që duhet të kufizoni konsumin e pijeve dhe…

Read More

Nga sot një nga kopshtet publike me numrin më të madh ndër 26 kopshtet e bashkisë së Peqinit do të qëndrojë i mbyllur pasi deri tani të paktën 6 edukatore kanë rezultuar me COVID-19 pozitiv. Burime zyrtare konfirmuan se bëhet fjalë për kopshtin “Sami Frashëri” të qytetit të Peqinit i cili frekuentohet nga rreth 100 fëmijë. Kjo situatë ka alarmuar autoritetet përgjegjëse të cilat menjëherë kanë marrë të gjitha masat e parashikuara për përballimin e gjendjes aktuale. Rasti i parë me COVID-19 pozitiv në radhët e personelit që shërben në këtë kopsht është shfaqur që gjatë javës së kaluar. foto…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka thumbur sërish kryeopozitarin Basha. Pas publikimit të gafave të njëpasnjëshme të Bashës me shifrat, ministrja kësaj radhe i sjell në vëmendje Bashës debatin në distancë me ish kryeparlamentaren Topalli, duke shkruar se “Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral” dhe se “Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene”, shkruan ndër të tjera ministrja në statusin e saj. STATUSI I PLOTË: Taksirati i…

Read More

Aktorja e madhe Marjana Kondi i përjetoi me shume emocion fjalët e regjisores Elkjana Gjipali. Të ftuara në emisionin “Abc e Pasdites” , ato ndanë me publikuan emocionet që përjetuan në 3 ditët e shfaqjes “Do e kuptosh kur të rritesh”. Pyetjes së Ermal Peçit “A e ke kuptuar që Marjana Kondi është një dhe s’ka të dytë?”. “Po”! Kaq shkurt dhe prerë iu përgjigj Gjipali, ndërkohë që Kondi nuk e priti aspak, moment në të cilin ajo derdh lot. “Eh! Mariana të duan, të duan!”, komenton Ermali. “Po është puna, puna! Vitet, thinjat, rrudhat… është një gjë shumë e…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pas 25 prillit kjo parti rrezikon që të shkrihet. Në një konferencë për mediat Kryemadhi pohoi se fakti që Rama merret me LSI-në tregon frikën që ka nga kjo parti, për garën se cila nga këto dy forca do të zënë vendin e parë. Mes të tjerash Kryemadhi tha se ajo çka e kënaq shumë është fakti se më shumë brenda socialistëve flitet për LSI-në dhe vet atë se sa kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij. “Ju e dini që ka parti të tjera që nuk…

Read More

Binjakët Jini realistë në lidhje me perspektivat e karrierës suaj. Nëse nuk keni përvojë, ndoshta planifikoni të punoni si praktikant ose vullnetar në një kompani në fushën tuaj të dëshiruar. Do të fitoni aftësi praktike që do të bëjnë përshtypje një zyrtar punësimi. Ky proces i të mësuarit gjithashtu do të sqarojë atë që dëshironi nga puna juaj e ëndrrave. Një partner romantik ose profesional po ju jep sinjale të përziera. Në vend që të përpiqeni të kuptoni se çfarë duan, përqendrohuni te dëshirat tuaja. Kur synimet tuaja janë të qarta, marrëdhënia juaj do të bëhet shumë më miqësore. Virgjëresha…

Read More

Kreu demokrat, Lulzim Basha, pretendon se zyra e zv/kryeministrit Erion Braçe kushton 1.6 milionë euro. Braçe ka postuar një foto të zyrës së tij e cila shfaqet e prishur dhe me dëme që nga tërmeti. Ai sfidon Bashën të publikojë pamje nga zyra e tij. “Nga zyra ime 1.6 milion euro sipas Lylit! Kështu prej 11 muajsh. E ftoj Lylin t’u tregojë zyrën e tij, pastaj po mundi edhe dupleksin e shkatërruar pas stadiumit”, shkruan Braçe.

Read More

Kryebashkiakja e Romës ka thënë se grupe të krimit të organizuar kishin në plan të vrisnin atë dhe familjen e saj sepse ajo goditi pronat e tyre, në lagjet e kryeqytetit italian ku ata kanë ndikim. Virginia Raggi u bë kryetarja e parë femër e “Qytetit të Përjetshëm”, kur u zgjodh në 2016. Ajo po kandidon për rizgjedhje vitin e ardhshëm, por tha në një intervistë televizive të para-regjistruar se familja Casamonica, e njohur për aktivitetin e saj kriminal, e shenjestroi atë, pasi iu shkatërroi disa nga vilat e tyre, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në 2018. Kjo e…

Read More

Publikohen disa nga historitë e panjohura të Saimir Malokut, ish-inxhinier ushtarak që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari” në Universitetin e Tiranës, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më datë 13 maj të vitit 1976, në prani të 600 vetave në një sallë të madhe kinemaje në qytetin Burrelit, me akuzën si “agjent i mundshëm i Zbulimit Britanik dhe për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor si dhe ndaj regjimit komunist”. Lidhur me shkakun e vërtetë të arrestimit të tij, Saimir Maloku dëshmon: “Për arsye se Televizioni Publik Shqiptar transmetonte vetëm 4 orë emission televiziv në ditë, unë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e një raporti nga Lancet, sipas të cilës sistemi shëndetësot shqiptar është më i miri në Rajon. Lidhur me postimin e Ramë ka reaguar Dorjan Teliti, i cili shprehet se realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet. “ER inaguroi dje për herë të dytë spitalin Covid3 pa bërë asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të specializuar që duhet të jenë në shërbim të të sëmurëve me Covid. Ndërsa sot pa gdhirë kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve se shëndetësia e epokës së…

Read More