Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Milan-Roma, formacionet zyrtare / Kuqezinjtë me portierin që bëri të famshëm Sadikun, Kumbulla titullar

20:19 / October 26, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbulla 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Romës në Serinë A, do të shërbejë si një matës i mirë i forcës së dy skuadrave dhe pretendimeve të tyre për këtë edicion. Kuqezinjtë kanë qenë të pagabueshëm deri tani, ndërsa verdhekuqtë javë pas jave po tregojnë një lojë në përmirësim dhe pretendimet e tyre janë rritur ndjeshëm.

Te Milani, në portë nuk është Donaruma i cili ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, por Tatarusanu, portieri i Rumanisë i cili në Euro 2016 i dha një dorë Armando Sadikut të hynte në histori me daljen e tij të pastudiuar mire përballë sulmuesit kuqezi. Megjithatë, lajmi i mire për Piolin është se ka rikuperuar Çalhanollu, i cili do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Trajneri i Romës ndërkohë i beson përsëri një vend nga minuta e parë Kumbullës, duke bërë të qartë se lojtari është afruar për të luajtur si titullar në radhët e verdhekuqëve. Në portë do të jetë sërisht Mirante, ndërsa në sulm Pedro e Mkhitarian do të mbështetin Xhekon.

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kesi, Benaser; Selemekers; Çalhanollu, Leao; Ibrahimoviç.
Trajner: S. Pioli

ROMA (3-4-2-1): Mirante; Kumbulla, Mansini, Ibanez; Karsdorp, Veretu, Pelegrini, Spinacola; Pedro, Mkhitarian; Xheko.
Trajner: P. Fonseka

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.