Author: tirana

E diel fantastike për Bernard Berishën. Pasi i dhuroi avantazhin Akhmat Groznyt me një penallti në minutën e 14-të (të cilën e fitoi po vetë) në sfidën shtëpiake me Ufa, 29-vjeçari nga Peja ka realizuar një tjetër gol dhe ka dhuruar asistin e golit të dytë. Miqtë barazuan takimin në minutën e 57-të, ndërsa vendasit mbetën me 10 lojtarë një minutë më pas. Pavarësisht inferioritetit numerik, Berisha veproi bukur në krah në minutën e 68-të, hodhi një top në zonë dhe Iljin e shtyu në rrjetë. Nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë për skuadrën çeçene. Sulmuesi anësor…

Read More

Ditën e sotme është prezantuar prefekti i ri i Qarkut të Gjirokastrës Odise Kote i emëruar në këtë detyrë pak ditë më parë. Ai zëvendësoi në këtë post ish-prefektin Astrit Aliaj i cili u shkarkua me vendim qeverie. Kote shprehu gatishmërinë dhe besimin për të bërë të mundur realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që mban ky post. Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si drejtor rajonal, përfaqësues i pushtetit vendor dhe nënkryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Në ceremoni morën pjesë zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, deputeti i qarkut dhe ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi.

Read More

Këto viruse mund të jetojnë tek sendet ose sipërfaqet e prekshme për deri në 48 orë. Në 60 përqind të rasteve të të ftohurës në mbarë botën, mjekët rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve, ndonëse sëmundja nuk shkaktohet nga një bakter. Për pasojë, në këto raste antibiotikët janë krejt të panevojshëm. Kura Natyrale Me Xhenxhefil Dhe Hudhër Kundër KollësKolla mund të bëhet problematike nëse zgjat për një kohë të caktuar. Ndonëse ajo përbën mënyrën më të shpejtë të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e trasha, kolla mund të jetë problematike. Nëse ajo zgjat mbi 8 javë, atëherë nuk duhet ta…

Read More

Vendosen dënimet për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturuar, dhe që u hetuan për trafikim te mbi 300 persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada. Ky grup i strukturuar kriminal u godit ne 2018, 2 vite më parë, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të…

Read More

Nga Carlo Bollino Presidenti Republikës Ilir Meta vazhdon të refuzojë t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që i kërkojnë të sqarojë me detaje se cilat janë vlerat dhe interesat kombëtare të marra në konsideratë kur ka dhënë me qindra nënshtetësi shqiptare me procedura të përshpejtuara dhe pa kaluar kontrollin e sigurisë. Meta duhet të shpjegojë se përse konsideron “aset kombëtar” njerëz të arrestuar dhe të dënuar për vrasjen e 3 fëmijëve, njerëz të inkriminuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, këngëtarë dasmash apo një futbollist nga Gana që pasi u zbulua nga policia me leje qëndrimi të falsifikuar, “u strehua” në…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti në Vlorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të Triportit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identitetet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar. Sherri ka agravuar në përdorimin e armëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin. Autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.

Read More

Luis Hemilton ka fituar sot në Çmimin e Madh të Portugalisë në Formula 1 dhe ka hyrë në histori, pasi ka thyer rekordin e vendosur nga Mikael Shumaker për fitore në garën më të famshme të automobilizmit në botë. Suksesi i sotëm ishte i 92-ti në karrierë për britanikun, duke kaluar kësisoj shifrën që ndante me Shumaher deri në ditën e sotme. Kampioni në fuqi tregoi një tjetër provë kontrolli të plotë, duke menaxhuar garën që në start, për t’u kthyer në pilotin më të suksesshëm të të gjitha kohëve. Pengesa e tij e vetme ishte shoku i skuadrës, Valteri…

Read More

Moderatorja e njohur Alesia Bami, është një ndër vajzat më të bukur të show-bizzit shqiptar, e cila është shpesh në qendër të mediave rozë. Ende beqare, Alesia Bami ka treguar edhe se si e do partnerin e saj të ardhshëm. E ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ajo përshkroi partnerin e saj, ku tha se dëshiron ta ketë me mundësitë ekonomike si të sajat.Kjo për arsye sepse ajo nuk dëshiron të jetë e varur nga dikush. “Do të doja dikë me mundësitë ekonomike po të njëjtat si të mijat, për arsye sepse nuk do të doja të isha e…

Read More

Moderatorja Oriela Nebijaj është zhgënjyer nga disa moderator, që për të janë veç njerëz që japin dhimbje veshësh e sysh. Në një status në rrjetet sociale, Nebijaj, shkruan se e ka tmerr ta kalojë të dielën në shtëpi, vetëm se shikon këto moderatoret, që për të janë shkarravina. Statusi: “Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkruan Nebijaj, pa përmendur asnjë emër, por…

Read More

Anila dhe Shaban Alushi kanë qenë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Ata janë në konflik me njëri-tjetrin për shkak të një apartamenti, ku të dy mendojnë se janë pronarë. I gjithë problemi qëndron tek firma e ndërtimin që i ka ngatërruar këta dy persona. Anila: Para 15 vitesh kemi blerë një shtëpi me kredi, para 3 vitesh e gjysmë morëm një telefonatë dhe na thanë që juve ju është futur një njeri brenda. Vimë këtu dhe dera ishte me çelës tjetër, ishte ndërruar brava. Marr zonjën që e njihnim për pronare dhe i them kush e ka marrë shtëpinë time,…

Read More

Në një deklaratë, Dogana Shqiptare bën me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i plotë: Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në…

Read More

Kamera e trupit të një polici në Kaliforni, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë fiksuar momentin kur oficeri shpëton një grua që kishte ngecur brenda një makine të përfshirë nga flakët. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një autostradë, në Davis. Polici Pheng Ly, ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe nxori të gjallë nga makina e shkrumbuar gruan, e cila e kishte pulsin e dobët dhe merrte frymë me vështirësi. “Askush nuk pati guxim të futet në zjarr, duke marrë parasysh rrezikun e kuptoj këtë. E kuptova se jeta e saj varej nga veprimi im dhe për…

Read More