Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO / Hemilton në histori, triumfon në Portugali dhe tani është më i mirë se Shumaker

19:27 / October 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luis Hemilton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luis Hemilton ka fituar sot në Çmimin e Madh të Portugalisë në Formula 1 dhe ka hyrë në histori, pasi ka thyer rekordin e vendosur nga Mikael Shumaker për fitore në garën më të famshme të automobilizmit në botë. Suksesi i sotëm ishte i 92-ti në karrierë për britanikun, duke kaluar kësisoj shifrën që ndante me Shumaher deri në ditën e sotme.

Kampioni në fuqi tregoi një tjetër provë kontrolli të plotë, duke menaxhuar garën që në start, për t’u kthyer në pilotin më të suksesshëm të të gjitha kohëve. Pengesa e tij e vetme ishte shoku i skuadrës, Valteri Botas, i cili udhëhoqi garën për pak xhiro, para se t’i dorëoznte kryesimin britanikut i cili kishte një marsh më shumë se të tjerët.

Edhe pse ai humbi kryesimin në fillim, për shka të problemeve me gomat, arriti që të ruante qetesinë dhe ia rifitoi atë pozitë Botas, duke u shkëputur prej tij dhe duke mos i lejuar finlandezit që të afrohej, pasi mbylli garën me një avantazh prej 25 sekondash.

Verstapën u rendit i treti, ndërsa Leklerk ktheu Ferrarin në vendin e katërt. Gasli vazhdon të paraqitet pozitivisht, pasi mori vendin e e 5-të me Alfa Tauri. Sainz e mbylli garën në vendin e 6, i ndjekur nga Perez, Okon, Riçiardo dhe Fetel, i cili mbylli zonën e pikëve.

Rekordi i Hemilton është me të vërtetë mbresëlënës, pasi atij iu deshën vetëm 262 gara për të arritur shifrën e 92 fitoreve. E para ishte në Kanada, në vitin e debutimit, 2007. Që atëherë, ai është bërë piloti i vetëm në histori që ka fituar një garë në çdo vit në të cilin ka garuar, duke regjistruar sezonin e  14 radhazi. Tani, objektivi i radhës është të barazojë një tjetër rekord të Shumaker, atë të titujve kampion, pasi ai synon të arrijë në fund të këtij edicioni numrin shtatë që regjistroi piloti gjerman në karrierën e tij. 

The moment @LewisHamilton clinched his record-breaking 9️⃣2️⃣nd race win#PortugueseGP 🇵🇹 #F1 pic.twitter.com/PZcA0xtEOC

— Formula 1 (@F1) October 25, 2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.