Author: tirana

Glauk Olldashi është vetëm 20 vjeç, por me një dëshirë të madhe për të marrë pjesë e për të folur mbi politikën shqiptare. Djali i madh i Sokol Olldashit, duket se ka nisur të ecë në gjurmët e të atit të tij duke filluar që tani aktivitetin politik. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, Glauk ka shkuar në Malësinë e Madhe për të bërë fushatë për Partinë Demokratike, shkruan tirananews.al. Por ajo që u ka shpëtuar demokratëve, është mosvendosja e maskave mbrojtëse në një sallë të mbushur plot dhe ku rreziku i përhapjes së COVID-19 është tejet i…

Read More

Fundjava ka qenë vërtetë e veçantë për qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Qetësia e rrugëve me kalldrën këto ditë vjeshte u prish nga zhurma e automjeteve historike që kanë bërë epokë. Magjisë së tyre nuk i kanë shpëtuar as edhe zyrtarët e lartë, sikurse ministri Blendi Çuci, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe deputetja Mirela Kumbaro, shkruan tirananews.al. Madje, dëshira e zjarrtë ndaj këtyre automjeteve që kanë shkruar historinë ka bërë që Kuko dhe Kumbaro të “rrëmbejnë” çelësat e një prej këtyre automjeteve.

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një vizite në Uashington të SHBA-së ka takuar një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Morgan Freeman. Mediu e ka shpërndarë foton me aktorin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një nga thëniet e Morgan Freeman. “Si mundemi ta ndryshojmë botën? Duke u siguruar që një akt mirësie të ndiqet nga një akt tjetër mirësi”, shkruhet në foton mes Mediut dhe Freeman.

Read More

Shqiptari i cili terrorizoi qytetin e Riminit në 2006, Eder Marila dyshohet se ka vrarë veten në burgun e Padovës, duke lënë hapur bombulën e gazit të enjten mbrëma. Ai në Itali është i njohur ndryshe më nofkën “Vrasësi i Zonjave të Vjetra” pasi në 2006-ën ka vrarë një grua të moshuar dhe ka plagosur disa të tjera. Pas 4 viteve arratisje në 2010-ën, ai është arrestuar për krimet që ka bërë, ndërsa në vitin 2013 nga Gjykata e Apelit të Bolonjës është dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë masë dënimi ai e apeloi tre herë në Gjykatën e Lartë, gjë që iu refuzua…

Read More

Aktori i humorit Behar Mera është përlotur pasditen e sotme, pasi ka parë një video-mesazh nga dy persona, të cilët ai i quan mjaft të shtrenjtë, nipërit e tij. I ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, gazetari Ervin Kurti i tregoi aktori një video-mesazh nga nipërit e tij, që i shprehnin dashurinë. “Kam përgatitur diçka të vogël, në bashkëpunim me Ivën…”- i thotë gazetari dhe i jep tabletin aktorit që të shikojë videon. Në video, të dy nipërit, dëgjohet të zihen me njëri-tjetrin. “Është gjyshi i Amarti, jo është i Turit,”- thonë të vegjlit, me dëshirën e madhe për ta…

Read More

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu, i ka bërë dikujt një ‘Diss’, publik, teksa ka lënë të nënkuptohet se dikush e ka telefonuar shumë herë, por nuk e ka gjetur të disponueshëm. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar pikërisht këto fjalë, pa zbuluar personin që ia ka dedikuar. “Kushedi sa herë numri që ti ke kërkuar nuk ishte i arritshëm për momentin,”- shkruan Gregu në një foto në Instastory.

Read More

“M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë cigare!”. “S’kam! Tani do ta blej te farmacia e parë që do gjej!”, “Më ra në shesh e u bë pis”, “Sa dola nga lokali, tani po e vendos”,… e deri tek “Nuk dua ta vendos”. Këto janë justifikimet më të shpeshta që kanë nxjerrë qytetarët kur janë përballur me patrullat e Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake për çështjen e maskave. Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo…

Read More

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit. Nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë apo Ohër, por do të zhvillohet përmes platformës Zoom javën e ardhshme. Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës, paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë por online. Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik, raporton TCH. Gjatë vizitës në Shkup, homologu…

Read More

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një aks me flusk të madh lëvizjeje të qytetarëve dhe makinave. Mësohet se fillimisht janë përplasur me njëra-tjetrën dy prej makinave dhe më pas njëra prej tyre ka goditur një tjetër mjet. Nga përplasja drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Për shkak se njëra prej makinave ka qenë me impiant gazi, pranë vendit te ngjarjes kanë shkuar edhe punonjës te zjarrfikses. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë.

Read More

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij. Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta. Këto të fundit…

Read More

Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion, aleancë etj dhe je në të drejtën e Zotit. Edhe në të drejtën tënde, sigurisht, si një ndër personalitetet e forta të Partisë Demokratike në vite, por edhe të së djathtës në përgjithësi. Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar. Nuk pretendoj t’i njoh sa duhet ish-republikat e largëta sovjetike sot, por jam i sigurt se në kontinentin tonë nuk gjenden…

Read More

Këngëtarja e njohur Rozana Radi bën një jetë modeste dhe i siguron vetë të ardhurat që i duhen për të përballuar jetesën. Rozana ka zbuluar për publikun një pjesë të banesës së saj, duke shpjeguar se pse ka vendosur që të banojë me qira. Përmes postimit në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se lekët e shtëpisë vendosi që t’i investonte tek biznesi i saj. “Unë e dua shumë shtëpine! (më shume më pëlqen të qëndroj në shtëpi se sa të dal mbrëmjeve) Jetoj në një shtëpi të vogël ( me qira ) pranë motres time . Do thoni ju pse…

Read More