Author: tirana

Gjatë inspektimit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Spitalin Infektiv, Shefja e Shërbimit prof.Najada Çomo ka bërë me dije se në këtë spital ka ende kapacitete të lira dhe stafi mjekësor është në gatishmëri në 24/7 për t’ju ofruar shërbim pacientëve të prekur me COVID19. “Ne jemi në krye të detyrës, sa i takon gjendjes në spitalin infektiv, natyrisht kemi një numër të shtuar të rasteve të personave të infektuar, që evidentohet edhe në shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID. Aktualisht spitali ka një kapacitet të shtuar në krahasim me vitet e tjera…

Read More

Këngëtarja njohur Ariela Ara ka publikuar mesazhin që i ka dërguar nënës së saj në ditën e lindjes. Ajo i ka dërguar nënën së saj mesazhin plot dashuri sapo akrepat shënuar orën 00:00. Nënën, ajo e cilëson si bekimin më të madh në tokë. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”,…

Read More

Dy ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën hapin e radhës. Ajo ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 11:00, ku bën pjesë dhe ajo vetë si përfaqësuese e opozitës. “Presidenti i Republikës e ka rikthyer për shqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në gjykimin tim kjo është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e…

Read More

COVID-19 ka marrë vëmendjen kryesore të autoriteteve shëndetësore në vendin tonë, duke “lënë në harresë” shërbimet për sëmundjet e tjera. Por ky përqendrim i vëmendjes vetëm te virusi, ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin nga Ndroqi, Lutfi Çekirri. Ai denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e “sorollatën” sa në një spital në tjetrin. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit. Kur kanë kaluar dy ditë nga vdekja e 53-vjeçarit, Report TV mëson se është ngritur…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin. Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh solidaritetin me mediat që hetojnë dhe refuzojnë bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit. “Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave! Solidaritet me Albën, Carlon e këdo që refuzon bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së…

Read More

Nuk ka më vend për të diskutuar se meshkujt dhe femrat kanë procese të ndryshme plakjeje. Gjenetika, mënyra e jetesës, ushqyerja dhe ambienti ndikojnë tek plakja në përgjegjësi. Por ajo që ndryshon lidhet me ritmin me të cilin plakja ndodh. Jo vetëm që plakja e meshkujve ndryshon nga ajo e femrave, por efektet që ajo ka tek fiziku dhe psikologjia e tyre ndryshon. Jetëgjatësia Është një fakt që tanimë dihet, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt. Gjithçka lidhet me faktin që femrat kryejnë vizita më të rregullta dhe kanë më shumë mundësi që të diagnostikohen nga mjeku i tyre. Hormonet…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulm skandaloz komentin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ndaj analistit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij. “Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj. I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku një taksist ka grabitur dhe plagosur me armë zjarri dy shtetas të huaj. Dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri. Policia ka njoftuar se të dhunuarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe…

Read More

Të qëndrosh i qetë dhe i relaksuar në situata stresuese, nuk është një detyrë e lehtë. Duhet shumë vullnet për të mbajtur presionin e ushtruar mbi ju. Sidoqoftë, disa shenja të zodiakut mund të jenë shumë të padurueshëm. Por ka shenja që janë natyrshëm të qeta në situata të caktuara. Le të hedhim një vështrim dhe të mësojmë se kush janë 5 shenjat më të qeta të zodiakut: Binjakët Binjakët, ju jeni gjithmonë në një mënyrë argëtimi dhe kurrë nuk i merrni gjërat seriozisht. Edhe nëse dikush po abuzon, ju do ta trajtoni atë me qasjen tuaj diplomatike. Ju jeni…

Read More

Moti i vrenjtur është rikthyer këtë fundjavë në vendin tonë, duke shkaktuar edhe fenomene të frikshme si kjo vorbullë në Gjirin e Lalzit. Tornado gjigante është formuar jo shumë larg bregut, rreth 500 metra, duke shkaktuar edhe panik te ata pak persona që ndodheshin buzë detit. Fatmirësisht drejtimi i tornados nuk ka qenë nga toka, duke mos shkaktuar edhe dëme.

Read More

Partia Demokratike deklaroi sot se vdekja e një qytetari të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë.  Duke iu referuar vdekjes se një 53-vjeçari nga Ndroqi, i cili ishte drejtuar për mjekim në spital por ishte refuzuar nga të gjitha spitalet, ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha sot se vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe se përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve! Sipas saj, përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi…

Read More

Ish-numri dy i Partisë demokratike, Jozefina Topalli do të nisë një angazhim të ri politik. Për ABC News, ish kryeparlamentarja demokrate rrëfen se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit. “Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot. Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që…

Read More