Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku një taksist ka grabitur dhe plagosur me armë zjarri dy shtetas të huaj.

Dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se të dhunuarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here