Ndërron jetë vullnetari që u testua me vaksinën qanti-COVID të kompanisë “AstraZeneca”. Vullnetari mendohet të ketë zhvilluar inflamacion të palcës kurrizore, i njohur ndryshe si mielit transversal. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Sao Paolos, ndërkohë që kompania që ka prodhuar vaksinën ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Por që prej publikimit të rastit, kompania ka humbur shuma të mëdha të stokut në bursa. Deri më tani një reagim ka ardhur vetëm nga një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit, Alexander Buxton, i cili po ndihmon për prodhimin e vaksinës me AstraZeneca, i cili pretendoi…
Author: tirana
Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut. Ekspertët e AgroËeb.org thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë. Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë. Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte. Zemër e fortë Antioksidantët, …
Lacio i surprizoi të gjithë ditën e djeshme, teksa në debutimin e tyre në Champions, mposhtën Dortmundin me rezultatin 3-1. Ishte disi surprizuese kjo fitore, për faktin se bardhekaltrit vinin në këtë ndeshje pas disa rezultateve negative. Një nga lojtarët më të mirë në fushë ditën e djeshme ishte edhe Akpa Akpro, i cili është një zbulim i Igli Tares, i cili e afroi atë nga skuadra e Serisë B, Salernitana. Për këtë ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, i cili është shprehur se 28-vjeçari ishte qershia mbi tortë ditën e djeshme, duke thënë se Tare është…
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022 Në drejtimin e kryetares Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim projektligjin “Për Ratifikimin e marrëveshjes për mbështetje teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022”. I ftuar për të…
Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një projekt ligj me të cilin lejon që institucionet e inteligjencës të mund të lexojnë shkrimet në WhatsApp dhe shkëmbimet e mesazheve të koduara të ngjashme. Zv. zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer deklaroi se kabineti i ministrave ka pranuar projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendshme i cili u njeh mundësinë institucioneve të inteligjencës që të lexojnë shkresat e koduara në WhatsApp dhe aplikacionet tjera të ngjashme. Sipas kësaj Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) që është përgjegjëse për inteligjencën e brendshme në Gjermani dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) përgjegjës për inteligjencën e…
E mërkura në “Për’Puthen” iu dedikua takimit mes Andit dhe Shqipes. Takimi i tyre u duk se shkoi shumë mirë dhe interesi u transmetua nga të dyja palët. Madje Andi u shpreh i bindur që pëlqimi i Shqipes është i gjithi për të, pavarësisht fjalëve të bukuroshes e cila thoshte se ka pëlqime dhe për dy djem të tjerë. Ndërkohë në studio, Shqipja deklaroi se ka një pëlqim për Andin, por për ta dërguar më tej këtë pëlqim, ka nevojë për ushqyerje. Po ashtu ajo tregoi dhe përse nuk zgjodhi Andin në takimin e parë jashtë studion por Andrean. Shqipja…
Gazetari Endri Xhafo ka zbuluar se ka kaluar COVID-19 mirëpo ka harxhuar shumë para për ilaçet. Ai ka bërë një postim ku zbulon ilaçet e përdorura dhe çmimet respektive. Postimi: Uroj me shpirt që Covid-19 të mos prekë askënd! E para, sepse mbetet një SARS, pra një “sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes”. Sot je mirë, nesër bëhesh për spital. Shumë të njohur tanët e kanë kaluar rëndë, madje ndonjë ka ndërruar edhe jetë! Vdekja nuk ka qenë thjesht një statistikë, por një person i njohur i yni, që deri dje rrinim bashkë. Mamaja ime, që falë Zotit duket se…
Can Yaman dhe Demet Ozdemir të njohur nga rolet e tyre si Xhan dhe Sanem në serialin “Erkenci kus”, së fundmi shkuan në Itali sit ë ftuar në programin “Verissimo”, një nga programet më të ndjekur. Sipas mediave turke, aktorët janë paguar për të marrë pjesë në këtë program të prezantuar nga Silvia Toffanin. Demet Ozdemir është paguar me 30 mijë euro ndërsa Can Yaman me 50 mijë euro. Kujtojmë që Can Yaman po bën namin në Itali dhe fansat italianë po çmenden pas aktorit. Kjo duket të jetë edhe arsyeja pse ai është paguar më shumë se Demet. Can…
Shtyhet në një datë tjetër ende të pa përcaktuar vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e operacionit “Rosa dei venti”. Ishte parashikuar që më datë 11 nëntor 2020 të zhvillohej seanca përfundimtare e këtij procesi gjyqësor. Por në seancën e radhës, mbajtur më 8 tetor 2020 në Gjykatën e Apelit të Katanias, trupi gjykues ka vendosur që të vazhdohet ende me diskutimet e avokatëve mbrojtës. Shqiptari Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak.
Përsa i përket pandemisë së koronavirusit, Meri Shehu në emisionin Rudina në Tv Klan është shprehur se nëse situata nuk rëndohet deri në 1 Nëntor, gjërat do ndryshojnë dhe do përmirësohen. Ajo ka theksuar se pas datës 15 Dhjetor do ketë lajme të mira. “Deri në datën 1 Nëntor mund të ndodhin edhe pengesa të tjera se është Mërkuri i kundërt, kështu që unë shpresoj që më pas të mos ndodhin gjëra më mbyllse. Po e kapërcyem 10 ditëshin e fundit të Nëntorit pa ndonjë mbyllje tjetër dhe po nuk u mor asnjë vendim i keq, atëherë unë mendoj që…
Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave. Lirimi i saj nga detyra është firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe në mungesë të kreut të qeverisë Edi Rama. Nuk dihet ende shkaku i kësaj lëvizje si dhe as emri zëvendësues. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim…
Largimi i aktorit Rezart Veleshnja nga programi “Shiko kush luan” nxiti shumë thashetheme. Madje u tha se Rezarti është larguar pas një sherri me Luanën. Këto lajme i ka mohuar vetë Rezarti dhe sot i ftuar në “Wake up”, tregoi se jo vetëm që nuk është larguar, por me Luanën vazhdon të gëzojë një marrëdhënie shumë të mirë. “Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime”, tha Rezarti.…