Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të madhe në Evropë po përballet me rritje alarmante të koronavirusit. “Paniku i blerjeve është duke nisur sërish”, ka thënë kjo Zyrë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Mësohet se blerja e letrave dhe dezinfektantë është rritur me gati 90 % javën e kaluar, në krahasim me nivelet para krizës, e dezinfektuesve, për 72.5 për qind, e sapunit, 62.3 për qind, është thënë në një deklaratë ndaras. Gjermania ka qenë më e suksesshme në luftimin e koronavirusit sesa…
Author: tirana
Kreu i Institutit Kombëtar Amerikan për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, në Shtëpinë së Bardhë Anthony Fauci është shprehur së fundmi se nuk është e largët koha për gjetjen e një vaksine për Covid-19, e cila mund të bëhet publike mes fundit të nëntorit dhe dhjetorit. “Ne do të jemi në gjendje të themi të sigurt, shpresoj, para Krishtlindjeve të ardhshme: ato të vitit 2021,” u shpreh Fauci. Fauci vlerësoi punën e jashtëzakonshme të shkencëtarëve dhe mjekëve për të ndihmuar në kthimin çdo gjëje në normalitet. “Shkencëtarët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Studimet e tyre mbi Covid-19 tashmë na kanë…
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti. Rezoluta u miratua me 111 vota pro nga deputetët, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm gjatë miratimit të rezolutës edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Rezoluta mbështetet në percaktimin e IHRA, Aleanca Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar në vitin 1998, nga ish kryeministri…
Deputetja Rudina Hajdari foli sot me tone të ashpra në Kuvend teksa akuzoi qeverinë se nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj diasporën. Hajdari theksoi se mazhoranca nuk i ka dhënë diasporës atë që ka kërkuar prej kohësh, të drejtën e votës. “Të drejtat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë prioritet i qeverisë. Nuk i kanë dhënë një çështje që kanë kohë që e duan. Janë kontribuuesit kryesorë të këtij shteti, janë ata që e mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Mazhoranca, diasporës nuk i ka dhënë të drejtën e votës. Sa herë vini këtu dhe thoni se jeni duke…
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor si dita kur do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes së Valdrin Pjetrit. Sipas informacioneve, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Oltiona Goxha. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër nga zgjedhjet e 2019, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas akuzave të PD se kishte pasur një të shkuar kriminale dhe një dënim për trafik droge në Itali. Gjithashtu iu zbuluan edhe biznese të padeklaruara.
Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar tek “Rudina”, ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 Nëntor. Është Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden. Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet. “Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e…
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me një debat mes palëve për shkak të ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Depueti Ralf Gjoni u nxeh me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi duke i thënë se nuk i tregonte dot çfarë të fliste dhe se historia nuk ndryshohet me një fjalë në projektligj. Më tej Gjoni është kapur me Braçen, teksa është ngritur për t’u ballafaquar me të, por tek foltorja i ka dalë përpara Garda.
Infektohet me Covid-19 prezantuesi i njohur Xhani Shqerra. Ai ka marrë përgjigjen pozitive të tamponit këtë të enjte. Xhani Shqerra është një prezantues, këngëtar, model dhe balerin i cili, u shfaq në fillimet e tij në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo cuore”. Këngë të tjera hite të tij janë: “Tu juego” (2006) e njohur në Amerikën e Jugut; “Chanson d’amour” (2007) një hit në Itali, Francë dhe Shqipëri.
Deputeti opozitar Halit Valteri ka ngritur këtë të enjte në seancën plenare një shqetësim në lidhje me emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme, më konkretisht nga ata sirianë. Valteri u shpreh se këta refugjatë shpeshherë bëhen pjesë e bandave kriminale dhe kanë krijuar shqetësim për banorët në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth. Deputeti bëri thirrje që emigrantët të mblidhen në një kamp ose shteti jonë t’u mundësojë ushqime dhe veshmbathje. Për Valterin kjo çështje nuk duhet lënë në heshtje dhe shton se me ardhjen e emigrantëve shtëpitë e shqiptarëve rrezikohen, ndërsa jetët tona nuk janë më të qeta. “Dua…
Në hapje të seancës së sotme të Kuvendit deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën dhe u shpreh i prerë se nuk do ta mbajë maskën jashtë ambienteve të Kuvendit. Gjuzi tha se policia i vendosi gjobë të enjten e kaluar, por u shpreh i prerë se vendimin për Aktin Normativ nuk e njeh. “Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë. Maska sipas mjekëve të akademisë konservatore, në ambiente të hapura nuk këshillohet. Ju deklaroj se nuk do ta mbaj…
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar 100-vjetorin e lindjes veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Hamit Balla teksa tregon se ka kaluar momente festive me të afërm e miq të familjes së tij. Meta shkruan se rrallë ke mundësit të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si veterani 100-vjeçar duke i uruar shëndet në shekullin e dytë të jetës. Kreu i Shtetit tregon dhe kënaqësinë më të madhe gjatë kësaj vizite në Sukth të Durrësit. MESAZHI I PRESIDENTIT META Dje në Sukth, në shtëpinë e veteranit shekullor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, për t’i uruar jubileun e artë,…
Gështenja, përveç se është tejet e shijshme për t’u ngrënë, ajo përdoret edhe për trajtimin e hemorroideve, prostatës së zgjeruar dhe venave. Ekstrakti i farës së gështenjës përmban escin, një komponent që stabilizon muret e enëve të gjakut venoz, duke reduktuar kështu pamjen e fryerjes dhe ënjtjes, si dhe dhimbjet e këmbëve. Për t’i trajtuar më mirë këto sëmundje, rekomandohet konsumimi i çajit të përbërë nga gështenja.