Një grua në Lion të Francës ka kërcënuar se do ta hedhë vetën në erë, pranë stacionit të trenit. Menjëherë, policia u vu në veprim dhe arriti të neutralizojë atë, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Gruaja, e cila nuk është identifikuar akoma, u arrestua nga autoritetet, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Sipas raporteve lokale, gruaja mbante një “pako të dyshimtë” dhe kërcënoi se do të shpërthente bombë. Sipas raporteve lokale dhe dëshmitarëve okularë, gruaja brohoriti, “Allahu Akbar (Zoti është i madhërishëm)”. Policia e Lionit paralajmëroi njerëzit që ishin afër, të qëndronin larg zonës, ndërsa ekipi i policisë po punonte në stacion.…
Author: tirana
Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga dita në ditë duke marrë nën kontroll një numër të madh fshatrash dhe qytetesh në rajon. Presidenti azer Ilham Aliyev publikon çdo ditë qytetet dhe fshatrat e rimarra nën kontroll, ndërsa një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në njërin prej televizioneve të vendit. Ndërkohë që raportonte, spikerja fillon të qajë kur thekson se edhe qyteti i saj i origjinës ishte rimarrë prej armenëve. Bëhet fjalë për qytetin jugor të Nagorno Karabakh, i cili quhet Zengilan. Qyteti u mor gjatë ditës së djeshme nën kontroll nga…
Pak para performancave që do të sjellë në skenë shumë shpejt, Adele ka ndarë një foto në llogarinë e saj ku shfaqet e gjitha e veshur ne xhins. “3 ditë të mbetura”, ka shkruar Adele krah postimit të fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur me xhinse dhe xhaketë xhins me flokët e kapur dhe maskën e vënë. Menjëherë pas këtij postimi fansat kanë lënë një sërë komentesh duke e pyetur Adele se kur do ta publikojë albumin e radhës muzikor. Ylli ndërkombëtar nuk ka zbuluar asnjë detaj, ndonëse ndjekësit po presin prej kohësh të dinë se kur do të…
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishte sot në Kuvend për të ndjekur diskutimin e projektrezolutës për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Në hyrje të Kuvendit kryediplomatja amerikane i është nënshtruar masave të Covid. Në fotot e publikuara nga foorgrafi Agim Rama, shihet teksa punonjësit i masin ambasadores temperaturën. Sakaq në çdo seancë plenare të gjithë deputetët e Kuvendit i nënshtrohet matjes së temperaturës para se të futen në sallë.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, babanë. Lajmin e hidhur e jep vetë Lame, përmes një mesazhi prekës në ‘Facebook’, ku shkruan se “iku duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. “Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë…
Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess”. Së fundmi modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara. Oriola ka ndarë në Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ka ngurruar të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore. “Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar Oriola përkrah videove. Oriola ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e…
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është lakuar gjatë në media e rrjete sociale për faktin që ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj. Për shkak të problemeve që i kanoseshin shëndetit, këngëtarja humbi shumë kilogramë dhe tashmë duket tjetër njeri. Madje, asaj duket se i pëlqen pamja e re dhe as vetë nuk arrin ta besojë sa shumë ka ndryshuar! Në një video në llogarinë e saj në Instagram, Fifi tregon belin për ndjekësit dhe zbulon se ka shkuar masa S (small). “Shiheni belin, shiheni, masa S nanusha”, dëgjohet të thotë Fifi tepër…
Ëndrrat dhe makthet na lejojnë të shohim brenda pavetëdijes sonë dhe në mënyrën se si truri ynë i percepton situatat e ndryshme. Ne shumicën e rasteve ëndërrojmë në lidhje me gjërat që janë në mendje tonë ndoshta pavetëdijshëm dhe perceptohen jo-drejtpërdrejtë, shkruan “DailyStar”. Ëndrrat nganjëherë na lënë të shokuar, zgjohemi të djersitur, kemi vështirësi në frymëmarrje etj. Një nga ëndrrat më të shpeshta është vdekja jonë, një personi të afërm ose dikujt tjetër. Shkencëtarët besojë se nëse ne e shohim veten duke vdekur, zakonisht ka kuptimin se ne “vetja” qe ne e njohim “ka vdekur”, pra kur ne ndryshojmë si…
C.Ronaldo ka thyer çdo tabu në futboll, ka mposhtur thuajse çdo rival por nuk po arrin të shpëtoj nga kthetrat e COVID-19. Sulmuesi i Juves ka rezultuar pozitiv edhe në tamponin e dytë, lajm ky i bërë publik nga mediat portugeze. Ylli i “Zonjës së Vjetër” humbet shansin për të sfiduar sërish Messin, këtë herë me fanellën e Juves. Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos për sfidën kundër Barcelonës në Champions League më 28 tetor. https://www.facebook.com/81221197163/videos/677319919571626
Çfarë streson një njeri nuk streson një tjetër, e mënyrat sesi njerëzit menaxhojmë këtë ndjenjë janë të ndryshme. Gjendjet stresuese kanë burime të shumta, por e rëndësishme është të dini sit ë menaxhoni këto situata. Nëse deri me tani nuk e keni gjetur çelësin e qetësisë, lexoni më poshtë metodat që ju rekomandojnë yjet. Dashi 21 mars-19 prill Merrini gjërat me qetësi Dashi njihet si një shenjë që e do punën dhe është shumë i përmbajtur ! Duke dhënë maksimumin në çdo fushë të jetës do të vijë një pikë kur do të shpërthejë. Mënyra më e mirë për të…
Pa antibiotikë, edhe sëmundjet e zakonshme mund të bëhen potencialisht kërcënuese për jetën. Por ka edhe të metat e veta. Ekspertët thonë se mund të rrisë rrezikun tonë të gripit duke vrarë bakteret e zorrëve. Përkthimi fjalë për fjalë i antibiotikut është ‘kundër jetës’. Këto ilaçe luftojnë infeksionet bakteriale. Antibiotikët vrasin bakteret në trup dhe gjithashtu i parandalojnë ato të shumohen. U zbulua në vitet 1920 por u vu në dispozicion pa recetë vetëm në vitin 1940 dhe që prej asaj kohe është përdorur për të luftuar me sukses shumë kushte shëndetësore. Ajo çoi në rritjen e jetëgjatësisë dhe uli…
Dy ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu rrëfeu në llogarinë e saj në Instagram se e kishte kaluar Covidin dhe fatmirësisht tashmë ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Moderatorja ishte izoluar për dy javë, ndërsa pas dy javësh tamponi i saj kishte rezultuar negativ. “Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat🙏 Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️ Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe…