Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cilëson kriminale thirrjet e Monika Kryemadhit në Kombinat, dhe të përfaqësuesve të tjerë të opozitës, që u kërkojnë qytetarëve të jetojnë në banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke rrezikuar jetën. Teksa bëri thirrje për mospolitizim të projekteve infrastrukturore, kreu i Bashkisë, siguroi banorët e Kombinatit edhe për dëmshpërblimet. “Kur shihja dje, po politizoheshin edhe shtëpitë në Kombinat. Se si mund të ketë politikanë, ose politikane, që janë aq të papërgjegjshëm sa u thonë njerëzve ju s’keni për të ikur nga shtëpitë tuaja, kur inxhinieri ka firmosur që janë të pabanueshme. Jetojmë në Tiranë, çdo…

Read More

Plani i presidentit Bartomeu për të ulur pagat e futbollistëve në vitet e parë të kontratave për t’i dhënë ato në vitet e fundit duket se nuk iu ka pëlqyer aspak lojtarëve të Kumanit. Lojtarët nuk janë aspak dakord me këtë gjë, por jo të gjithë. Shumica e tyre, përfshirë edhe ata që janë kapitenët e ekipit kanë firmosur një dokument ku refuzojnë kërkesën e klubit për të bërë këto ndryshime në kontrata. Por klubi është i përçarë në këtë aspekt, sepse katër futbollistë tashmë e kanë pranuar diçka të tillë dhe kanë vendosur që të ulin pagat e tyre…

Read More

Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajli, e cila s’kalon asnjëherë pa marrë vëmendjen e mediave, Fero u “zhduk” papritur nga çdo rrjet social. Pa lajmëruar më herët ndjekësit e tij për këtë vendim që kishte në mendje, reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram duke i lënë të gjithë kuriozë dhe në merak. I vetmi rast kur e pamë reperin ishte në një video intime me Arbenitën në shtrat, të publikuar nga kjo e fundit. Me siguri jeni bërë kuriozë të dini ç’ka ndodhur me Feron gjatë kësaj kohe “Privé” ka zbuluar se reperi është në Kosovë e këtë kohë…

Read More

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me transferimin e 2 milionë eurove, ku theksoi se Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemi informativ i menaxhimit të financave të Kosovës është i mbrojtur. “Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, brenda institucioneve nuk kanë për të pasur vend, do të dalin mbi sipërfaqe si minjtë kur t’ju hynë ujin përfundi”, ka deklaruar Hoti.

Read More

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka lajmëruar vdekjen e babait të tij.  Në një shkrim në Facebook, sqaron se pavarësisht se të gjithë menduan se do ia dilte, e humbi betejën me sëmundjen dhe shprehet i trishtuar se askush nuk iu gjend dot pranë në momentet e fundit. “Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.Ftoj të gjithë ata…

Read More

Dashi Pasi keni zgjidhur një çështje partnershipi tani mund të shikoni para dhe të punoni për të mirën e përbashkët. Ajo që do bëni bashkë do të jetë më me përfitim se çfarëdo të bëni ndarazi. Demi Me lëvizjen e diellit drejt shenjës suaj të kundër nesër, do të kuptoni se shumë njerëz bëhen më kërkues nga sa janë zakonisht. A do ua jepni atë që do ju kërkojnë? Binjakët Nuk ka asnjë arsye pse kohët e gëzueshme të javëve të fundit të mos vazhdojnë gjatë të gjithë vitit. Megjithatë, duhet të bëheni më seriozë në çështjet e punës të…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Syri keq” në Syri TV. Ajo tregoi gjatë intërvistës se e ëma nuk i ka folur për 6 muaj, për shkak të performancës së saj në Kënga Magjike. Gjithashtu, ajo tha se pas 10 vitesh e sheh veten me familje, drejtoreshë ose dhe avokate. “Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në rradhë të parë.”- u shpreh Ronela. Ndërsa, fliste duke i dhënë makinës me moderatorin Kelvin Kadilli, Ronela u ndalua nga policia e shtetit. Ajo dëgjohet teksa i thotë policisë “A…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për situatën e Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 humbje jete një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas miratimit me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada amerikane thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. “Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.…

Read More

Me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit e propozuar nga dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Taulant Balla. Propozuesja e këtij rezolute për përkufizimin e antisemitizmit, Blerina Gjylameti falenderon deputetët për miratimin e saj dhe thekson se Shqipëria tregoi shembullin unik në historinë e saj edhe njëherë në mesazhin e madh universal të ruajtjes së jetës së hebrenjve, por dhe në front të luftës kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër urrejtjeje. “Mirënjohëse kolegëve deputetë për miratimin e Rezolutës për përkufizimin e antisemtizmit, nismë e imja si Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael…

Read More

Mediat në Izrael i kanë bërë jehonë sot miratimit në Parlamentin Shqiptar të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”. “The Jerusalem Post” shkruan sot se Shqipëria është ndër të parat vende me shumicë-myslimane që miraton përkufizimin. SHKRIMI I PLOTË: Parlamenti shqiptar ka mbështetur punën e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) për përkufizimin e antiSemitizmit duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para me shumicë-myslimane që miraton përkufizimin. Përkufizimi i IHRA, një organizatë ndërqeveritare që përfshin 34 vende anëtare, është një klasifikim i antisemitizmit i rënë dakord…

Read More

Është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 159 raste të reja me COVID-19. Shifrat e reja dalin pas1,245 testimeve, kjo është shifra më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë. Autoritetet shëndetësore në Kosovë deklarojnë se në 24-orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast humbje jetë nga koronavirusi. Që prej 13 marsit, kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më 22 tetor, IKSHPK-ja ka regjistruar 17,422 raste me koronavirus. Prej tyre,…

Read More