Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim para publikuar për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve. Që në nisjes të intervistës, Basha tha se, SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin. Kreu i PD tha se çështja është me interes të lartë dhe mund të bëjë publike angazhimin e burimeve njerëzore që janë angazhuar në proces. “Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD. Lideri…
Author: tirana
Shtetet e Bashkuara mund të transferojnë Regjimentin e Dytë të blinduar të Ushtrisë nga Gjermania në një vend tjetër evropian më afër Rusisë. Këto janë fjalët e kreut të Pentagonit, Mark Esper, i cili tha se negociatat u zhvilluan me Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe me vendet balltike. Ndërkohë lajmi ka marrë edhe vëmendjen e mediave serbe. “Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Poloninë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, takimet e mia të fundit me ministrat nga Rumania dhe Bullgaria, si dhe letrat e marra nga shtetet balltike, mundësia e transferimit të Regjimentit të Dytë të blinduar në një nga…
Policia e Korçës ka vënë në pranga Andi Mullallin, një emër i njohur për drejtësinë i cili doli nga burgu disa muaj më parë. Ai po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5 pranë gjimanzit “Themistokli Germenji” ku u arrestua nga policia ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri.
Rëndohet gjendja e grevisteve në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh. Silvana Fejzaj ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Në këto momente pranë saj ka shkuar urgjenca e spitalit Ballsh për t’i bërë një serum. Mësohet se grevistja pavarësisht gjendjes nuk do të largohet. Ajo ka pranuar të marrë mjekim në mjediset e grevës dhe nuk largohet, shkruan Balkanweb. Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër. Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e…
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shihej ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me një varëse të shtrenjtë. Sipas Berishës, varësja që kushton 10 mijë euro, është dhuratë nga kompania Terna. Kjo kompani do të marrë me koncesion rrugën Milot-Fier. Balluku teksa ka folur për pasurinë e saj, u shpreh se nuk është “e pasur”. Ajo tha se varësen e ka blerë 10 dollarë. “Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varëset që…
Numri 2 i bandës së Lushnjes Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet si autor i disa krimeve, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë në dënim ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali. Dondollaku, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Aldo Bares, u ekstradua në Shqipëri në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas vijoi vuajtjen e dënimit me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare. Gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane,…
E menjëhershme ka qenë replika e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”. Kryemadhi tha nga takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend. “S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh kryemadhi në takimin me të rinjtë. Lexo edhe: Edi Rama sulmon Monika Kryemadhin: Na është qepur me tigan e do peshk!…
Djali, i cili pak më herët e ka pranuar orientimin e kundërt seksual, rrëfeu para Teas, këtë eksperiencë që ai thotë se e ka përjetuar në Evropë. Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie vetëm me mashkull, por ka qenë gjithmonë i tretë, duke shtuar se ka ndërhyrë në çifte. Graciano theksoi se kishte shumë çifte të martuar që dëshironin të eksperimentonin në një marrëdhënie. Ai tregoi se për të arritur në këtë zgjedhje, pasi ka qenë në vështirësi të mëdha dhe këtë rrugë e ka shikuar si zgjidhjen më të lehtë. “Unë kam qenë një i tretë ndërmjet…
Fushata zgjedhore ka bërë që shumë artistë t’i shohim të angazhuar politikisht. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Julian Deda, përmes një postimi: “Lajmërim i rëndësishëm: Kërkohen personazhe publike për takimin e radhës të Erion Fikut në lagjet e Tiranës. Pagesa 3 deri në 6 mijë euro. Fjalia që duhet të thonë me detyrim para kamerave është: “Unë nuk jam me asnjë parti por më pëlqen Erioni.” Të interesuarit të paraqiten në ambientet e Bashkisë Tiranë për të marrë 50% të pagesës në dorë, pasi të kenë bërë një foto me Erion Shtirjen në zyrën e tij. Pjesa tjetër e…
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë. Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se ata nuk do e marrin karremin e Monikës për të rënë në tiganin e saj. Pjesë nga biseda Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh Banori: Jo nuk jam demokrati më i…
Sekretarit i Shtetit i SHBA-ve, Michael Pompeo ka konfirmuar se do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020. “Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare. Është nderi ynë të shpallim Sekretarin e Shtetit të SHBA Michael Pompeo si folësin kryesor të Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” – shkruan Lufto Antisemitizmim në Twitter. Forumit i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020 do të mbahet në 28 Tetor 2020 në orën 16:00 në Tiranë. “Qëllimi i konferencës do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar midis Ballkanit për të punuar së bashku…
Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka shpjeguar: “Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte…