Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë shënuar janë 15,199 infeksione të reja të koronavirusit ndërkohë që një ditë më parë ishin 10,874. Numri total i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë ka shkuar afro 450 mijë më saktë, 449.648. Rritje ka pasur dhe numri i të v d ek u r v e, ku në 24 orët e fundit kanë regjistruar 127 duke e çuar në 36 832 numrin total. Një ditë më parë numri i të v d e k u r v e ishte…
Author: tirana
Moderatorja Fatma Haxhialiu ka rrëfyer përditshmërinë e saj, foli për djalin 6-vjeçar Kian dhe vendimin për mos ta ekspozuar në rrjetet sociale. Moderatorja komentoi në emisionin “Rrugëtim me Anilën” edhe videot që publikon me bashkëshortin në Instagram që jo pak krijojnë hilaritet në rrjet. Fatma ka folur edhe për formatin që prezantonte me kolegen e saj Aulonën, për biznesin e saj të ri dhe për komunitetin që ka krijuar në rrjetet sociale. “Unë kam zgjedhur të mbaj të mesmen e artë, kemi këtë risk që nuk kemi privatsi, nuk kam zgjedhur të jem hermetike fare, ka momente që do të…
Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila këtë herë nuk ka bërë parashikimin e yjeve, por ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen me 3 nëntor. Është presidenti Donald Trump që garon për një mandate të dytë përballë demokratit Joe Biden. Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet. Meri Shehu: Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesëve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër…
Përdorimi i detyrueshëm i maskës në përditshmërinë tonë mund të bëjë që këtë mjet mbrojtës ta përdorim më shumë sesa duhet. Gjithashtu, ndodh që sa herë e heqim, ta vendosim në një sipërfaqe jo të pastër. Përdorimi për një kohë të gjatë dhe vendosja e saj në vende të papastra mund të bëjë që maska të mos mbrojë siç duhet dhe të ulë efikasitetin e saj. Ekspertët thonë se përdorimi i gabuar i maskës mund të shkaktojë shfaqjen e puçrrave ose skuqje dhe irritim të lëkurës. Te femrat, problemet mund të shtohen nëse maska vendoset në ambient me lagështirë të…
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi në një dyqan në Londrën perëndimore, ndërsa një fëmijë dhe katër të rritur janë shpëtuar nga vendi i ngjarjes. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zjarrfikëse për mediat britanike. Shpërthimi ndodhi në një dyqan poshtë banesave në zonën e Southall. Zjarrfikësit e Londrës thanë që ekipet po ndërmerrnin një “operacion të ndërlikuar” në vendin e ngjarjes në King Street.
“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar”, tha koordinatori Bekir Yalçın. Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke (TSK) ka filluar t’i eksportojë në Shqipëri dhe Katar. Kompania “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” (Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit) që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të…
Këtë vit për provoni ndonjë art të thonjve për Halloween. Nga manikyri fantazmë i frymëzuar nga fantazmat te kunguj të shëndetshëm festiv ka shumë mundësi kreative. Më poshtë gjeni modelet më të frikshme dhe më të lezetshme të thonjve për Halloween:
Dy javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti, ekspertët politikë po analizojnë një sërë skenarësh me të cilat vendi mund të përballet në ditën e zgjedhjeve dhe në javët në vijim. Mundësitë ndryshojnë midis një fitoreje të qartë nga Presidenti Donald Trump ose ish-nënpresidenti Joe Biden, dhe një beteje të pazgjidhur ligjore që e lë rezultatin të pasigurt në janar, kur Kongresi i ri duhet të çertifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ekspertët thonë se përcaktimi i fituesit të këtyre zgjedhjeve është veçanërisht i tensionuar për shkak të një niveli të paprecedent të votimit në mungesë të nxitur nga pandemia…
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish lidhur me grevën e naftëtarëve të Ballshit. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish lidhur me grevën e naftëtarëve të Ballshit. Sipas reagimi të Ramës, ky i fundit është i keqardhur nga refuzimi për të ndërprerë grevën në Ballash. Sipas tij pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim. Kryeministri Rama ne Twitter: Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u…
Gazetari Adriatik Doçi u shpreh se presidenti Meta ka dhënë nënshtetësi në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka kryer 5 vrasje në Kosovë. Për më tepër thotë Doçi, ky preson i është dhënë nënshtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtar. Gjithashtu nënshtetësi sipas Doçit, janë dhënë edhe për shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që kanë kryer një sërë paligjshmërisë në vendin e tyre. Pjesë nga biseda në Top Channel Denis Dyrnjaja: Këto pasaportat janë dhënë për qokë, apo për përfitime financiare, si e mendon këtë gjë? Adriatik Doçi: Aktualisht unë…
Nga Vora ku ishte pasditen e sotme dhe ku takoi duke u njohur me afër me problemet e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe ankesat e tyre për rindërtimin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi një padi nesër për pezullimin e vendimeve të këshillit bashkiak të Tiranës për rindërtimin në Kombinat. “Nesër do të paraqesim një padi për pezullim absolut për vendimet që ka marrë këshilli bashkiak i Tiranës për Kombinatin, as nuk i kanë thirrur dhe pyetur njerëzit, nuk u kanë kërkuar një letër. Nuk mund të vendosë ai pa konsultim me banorët. Nuk mund të marrë vendime për…
Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur në mesditë në Këshillin e Ministrave. Ndërkohë nuk bëhen të ditura arsyet për këtë lëvizje të papritur. Në vend të tij është emëruar Odise Kote. Kote ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe nënkryetarit të Bashkisë.