Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari nxjerr detajet tronditëse që mund të fundosin Ilir Metën: Ky person i dënuar për 5 vrasje, ka marrë nga presidenti…

18:07 / October 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Adriatik Doçi u shpreh se presidenti Meta ka dhënë nënshtetësi në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka kryer 5 vrasje në Kosovë.

Për më tepër thotë Doçi, ky preson i është dhënë nënshtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtar. Gjithashtu nënshtetësi sipas Doçit, janë dhënë edhe për  shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që kanë kryer një sërë paligjshmërisë në vendin e tyre.

Pjesë nga biseda në Top Channel

Denis Dyrnjaja: Këto pasaportat janë dhënë për qokë, apo për përfitime financiare, si e mendon këtë gjë?

Adriatik Doçi: Aktualisht unë kam dokumentuar, paligjshmërinë e dhënies së nënshtetësive shqiptare, duke e kamufluar me personalitete që vërtetë e meritojnë dhe e kanë futur persona të tjerë. Për çfarë arsyesh e ka shkelur Presidenti i Republikës në mënyrë flagrante ligjin, kjo duhet hetuar nga organet ligjzbatuese. Dyshimet e mia janë për qoka,  për përfitime politike, mbase për interesa të caktuara financiare. Ose mund të jenë të gjitha, ose asnjëri nga këto versione, këtë duhet ta verifikojë prokuroria.

Denis Dyrnjaja: Po përse duhet unë të shkel ligjin në kohë, kur mund të them t’i do e marrësh pasaportën shqiptare, do të presësh kohën e nevojshme dhe jemi brenda rregullave. Presidenti më duket shumë naiv në sjelljen e tij, jo vetë presidenti, stafi teknik ligjor që merret me këtë gjë nuk më duket aq naiv sa të bënte këtë gabim. Nuk ka ndonjë lapsus këtu.

Adriatik Doçi: Më të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për kohën, në procedurat normale zgjasin rreth 1 vit. Nuk është vetëm koha është dhe kushti. Sepse që të futen në këto procedura, aplikanti për nënshtetësi shqiptare duhet të ketë banesë në Shqipëri dhe duhet të paktën të ketë jetuar të paktën 5 vitet e fundit në Shqipëri, këtë kusht nuk e plotësojnë, duke mos e plotësuar këtë kusht, i kanë hyrë kësaj procedure të përshpejtuar nën kamuflimin e aseteve kombëtare.

Denis Dyrnjaja: Juve nuk mendoni që koha është elementi kryesor në këtë gjë. Në momentin që keni sjellë në vëmendjen publike, a ka pasur një reagim nga prokuroria. A të kanë thirrur për këtë gjë?

Adriatik Doçi: Aktualisht nuk ka asnjë lloj lëvizje dhe sinjal nga prokuroria të nis hetimet, për të konfirmuar nëse këto fakte që ne i përcjellim publikut, ky investigim, ka apo jo elementë të veprës penale të konsumuar nga Presidenti i Republikës. Sipas meje Presidenti i Republikës ka shpërdoruar detyrën, faktet këtë tregojnë.  Në reagimin e presidencës, përveç fyerjeve familjare, shantazhit, kërcënimit të koduar, kishte një pretendim që këtë nënshtetësi të dhënë në emër të interesit kombëtar, të cilët rezultojnë një pjesë që janë persona të inkriminuar. Një ndër personat është dënuar me vendim të formës së prerë për 5 vrasje, për vrasjen e një familje të tërë në Kosovë. Ky person ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, jo me procedurë të zakonshme, por e ka marrë nënshtetësinë si një aset kombëtar. Sepse me procedurë normale ai e ka kryer dënimin dhe mund të vazhdojë të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare. Por ta marrë nënshtetësinë shqiptare si hero është shumë komprometuese për opozitën dhe Presidentin e Republikës. Në këtë listë ka persona të arrestuar për manipulim votash. Këto janë shqiptar të kosovës. Janë persona të arrestuar për grabitje pronash, për dhunë, përleshje nëpër institucione, të gjitha të dokumentuara të përfolura dhe akuzuara nga mediat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.