Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po më prishën shtëpinë, kalova nga faza”! Kryemadhi: Ju ruajt Zoti, do vijmë të rrimë me ju

17:57 / October 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MONIKA VORE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vora ku ishte pasditen e sotme dhe ku takoi duke u njohur me afër me problemet e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe ankesat e tyre për rindërtimin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi një padi nesër për pezullimin e vendimeve të këshillit bashkiak të Tiranës për rindërtimin në Kombinat.

“Nesër do të paraqesim një padi për pezullim absolut për vendimet që ka marrë këshilli bashkiak i Tiranës për Kombinatin, as nuk i kanë thirrur dhe pyetur njerëzit, nuk u kanë kërkuar një letër. 

Nuk mund të vendosë ai pa konsultim me banorët. Nuk mund të marrë vendime për një bashki ilegjitime, që nuk ka kryetar” tha ajo, referuar Vorës.

Në Vorë një grua i kërkoi ndihmë drejtueses së LSI-së që të mos i shembin shtëpinë në kuadër të procesit të rindërtimit. “Jam duke kaluar nga faza po më prishën shtëpinë, kam punuar një jetë” tha ajo.

Ndërsa Kryemadhi i tha “Do vijmë këtu do të rrimë me ju, ju ruajt Zoti. Mos pranoni t’u prishë shtëpi”.

Në momentin që po ecte në rrugë, u dëgjua thirrja e një qytetari “Rama ik”, ndërsa Kryemadhi ia priti “Ik të raft pika”. Ajo vijoi sërish më tej akuzat kundër kryeministrit.

“E ka kthyer Vorën në fantazmë. Shkolla me 4 turne, as Enver Hoxha nuk e kishte me 4 por me 3 turne” përfundoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.