Author: tirana

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, doktoreshë Vigjilenca Demiraj, vuri theksin te rëndësia e gjumit për të pasur një sistem imunitar të fortë. Për njerëzit që kanë probleme me gjumin, doktoresha sugjeroi konsumimin e hurdhave, mollës jeshile, bananes si dhe qumështit të ftohtë. Sipas doktoreshës, kaq mjafton që t’ju vij gjumë menjëherë pas 5 minutas

Read More

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit. Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe…

Read More

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, disa studime kanë treguar se sëmundjet ekzistuese shëndetësore tek individët mund të përkeqësojnë rezultatet e tyre në rast se ata kontraktojnë infeksionin vdekjeprurës SARS-CoV-2. Sidoqoftë, a mund ta mbrojë një gjendje shëndetësore nga mënyrat shkatërruese të sëmundjes? Sipas një studimi të ri, njerëzit e lindur me defekte në zemër kishin një rrezik të ulët për t’u prekur nga forma më të rënda të COVID-19. Studimi, i cili është më i madhi në llojin e tij, u drejtua nga Kolegji i Mjekëve dhe Kirurgëve të Universitetit Columbia Vagelos (VP&S). Ai hetoi efektin e infeksionit të…

Read More

Mjeku kryesor i komunës së Trondheim, Tove Restad, ka bërë me dije se një mutacion i ri i koronavirusit SARS-CoV-2 është zbuluar në Norvegji. Tabloidi norvegjez Verdens Gang raporton se një mutacion i ri i koronavirusit të paparë në Norvegji u identifikua javën e kaluar në Trondheim, në veri të vendit. “Ky virus nuk është parë asnjëherë në Norvegji”, thanë autoritetet lokale. Mutacioni i ri i virusit quhet M439K dhe i takon nëngrupit gjenetik të koronavirusit që quajtur B.1.5.

Read More

Takimi i dytë i Fjorelës dhe Mevlanit, nuk shkoi ashtu siç pritej. Edhe pas takimit, Fjorela tha se Mevlanin e shikon si shok, duke shtuar se nuk ka “flutura në stomak kur është me të”. Ajo e cilësoi Mevlanin si djalë të mirë, por nuk e shikon të përshtatshëm për të. Mevlani nuk e priti mirë këtë përgjigje, por tha që “nuk do të vdes për atë person meqë më thotë s’më do, s’më do”. Pjesë nga biseda: Fjorela: S’kam flutura në stomak kur jam me ty çfarë te them Shqipja: Nuk e tërheq seksualisht. Ti po ofendon veten këtu.…

Read More

Nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve në shkolla, Ministria e Arsimit pritet të zbatojë skenarin numër dy, që një pjesë e klasave të bëjnë mësim miks, duke u alternuar disa klasa mësim në shkolla e disa online. Ndërsa skenari më i keq është që mësimi online të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, por gjithmonë kjo do të jetë në varësi të situatës së të infektuarve në këto institucione por edhe në mbarë vendin. Sipas të dhënave të deri tanishme, në mbarë vendin janë 130 mësues të të cilët janë të infektuar. Vatra më e…

Read More

Papa Françesku vuri një maskë për herë të parë sot, ndërsa shërbente meshën për paqe në botë me udhëheqësit e tjerë fetarë. Papa mbajti një maskë të bardhë në Bazilikën Romake St. Maria. Më parë, ai mbante maskën vetëm në veturën që e përdorte për të udhëtuar në audiencat e së dielës në Vatikan. Ai e gjeti veten në shënjestër të kritikave, veçanërisht në rrjetet sociale, pasi nuk mbante maskë në audiencat e tij të përgjithshme dhe herë pas here binte në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët. Françesku, 83-vjeç, ishte në meshë me udhëheqës të tjerë të krishterë në…

Read More

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç i ka habitur të gjithë së fundmi me një reagim për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç është shprehur se çdokush duhet të krenohet me suksesin e saj, qoftë shqiptar apo serb. “Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja. Ky reagim i saj vjen pasi Dua Lipa theu rekord duke u…

Read More

Ministrja Socialiste Elisa Sipropali u bë nënë për herë të dytë e një djali pak kohë më parë, të cilin e pagëzoi me emrin Kren. Deputetja socialiste është shumë e rezervuar për jetën private dhe rrallë herë shfaq imazhe të fëmijëve të saj. Së fundmi, deputetja ka publikuar një foto ku mban djalin e saj në prehër, i cili sot bën plot 9 muaj që nga dita kur ka ardhur në jetë. “9 muaj në bark, 9 muaj në drit”– shkruan Spiropali krahas fotos së ngrohtë ku mban në prehër djalin.

Read More

Kryeqyteti Reykjavik u trondit sot nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter, i cili nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament. Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze, tërmeti, i cili zgjati disa sekonda dhe u pasua nga disa tronditje, ndodhi në 15:43 dhe u ndie në të gjithë vendin. Jarðskjálfti á Alþingi pic.twitter.com/cnWPtZXHkL— Andri Steinn Hilmarsson (@AndriHilmarsson) October 20, 2020

Read More

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë emigrantët se dokumentet e identifikimit do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës. Njoftimi i Ambasadës Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës. Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar. Ky shërbim ofrohet…

Read More

Imuniteti është shumë i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në kohën kur bota po lufton me pandeminë koronavirus dhe sezoni i gripit po vjen.Mjekët shpjegojnë se këto janë sinjale me të cilat do të kuptoni nëse ai është dobësuar. “Të çara” në cepin e buzëve Nëse shfaqen çarje të vogla në buzët tuaja, të cilat nuk kanë pse të duken si “plagë” serioze, ky është një sinjal që imuniteti është nën stres. Ju mungojnë vitaminat dhe mineralet. Simptoma të vazhdueshme të ftohjes Ndiheni të lodhur, kolliteni, teshtini, gërhitni? Nëse nuk jeni i sëmurë, sistemi imunitar përpiqet t’ju tregojë…

Read More