Author: tirana

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur nga Elbasani për platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda gjirit të saj elementë, që e bëjnë Partinë Socialiste një parti më të mirë. Rama u shpreh se politika, nëse është në duar të mira, mund të bëjë gjëra pozitive për njerëzit. “Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të…

Read More

Dashi Dashi ka frikë se i gjithë pasioni që ndjen në fillim të një njohjeje mund të zhduket me kohën. Kjo shenjë zodiakale është shumë protektive ndaj partnerit. Demi Personat që i përkasin shenjës së Demit kanë frikë t’i besojnë një personi. Në dashuri kërkojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, janë shumë besnikë dhe presin sinqeritet nga partneri. Binjakët Frika më e madhe e një Binjaku të dashuruar është se nuk do të ketë më hapësirat e tij. Kjo shenjë zodiakale është një shpirt i lirë dhe nuk i detyron dot shtrëngimet dhe detyrimet. Gaforrja Frika se mos lëndohen, kjo i…

Read More

Mosha e madhe dhe shfaqja e një game të gjerë simptomash në fillim të infektimit rrisin rrezikun që Covid-19 të të shoqërojë për një periudhë të gjatë kohe thonë shkencëtarët. Studimi i fundit, i parë nga BBC, vlerëson se një në 20 njerëz sëmuren nga Covid-19 për të paktën tetë javë. Hulumtimi në King’s College London tregoi gjithashtu të qenit femër, mbipeshë dhe nëse vuan nga astma, e rrisin rrezikun gjithashtu. Rezultatet, të cilat pritet të publikohen në internet, tregojnë se gjatë pandemisë, Covid mund të prekë këdo, por disa gjëra rrisin rrezikun tek secili prej nesh. “Pasja e më…

Read More

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave të ardhura nga opozita dhe analistët lidhur me inceneratorët në vendin tonë. “Kush ka sy le të shikojë kush ka veshë le të dëgjojë……. ndërsa le të vazhdojnë sa më fort, se aq më shpejt karvani do shkojë përpara!”, shkruan Rama. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1516805245374341

Read More

Policia greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro. Sipas mediave, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rreme italian. Fillimisht u lokalizua shqiptari, i cili ishte duke transportuar nga një mjet në një mjet tjetër një kilogram droge. Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi. Ndërsa policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie. Nga kjo përplasje…

Read More

Dita e djeshme ka qenë një ditë e rëndësishme për Rita Orën, por edhe e trishtë. Këngëtarja festoi ditëlindjen e motrës së saj Elena Ora, por në të njëjtën ditë ishte edhe përvjetori i ndarjes nga jeta të gjyshit të saj. Rita postoi një foto të gjyshit të saj dhe shkroi se i mungon shumë. “Gjyshi të dua shumë”, shtoi këngëtarja në shqip. Ndërsa në postimet e tjera, Rita u kujdes t’ja zbukuronte ditën motrës së saj duke publikuar momentet e tyre më të bukura.

Read More

“Do të të hedh bombën në shtëpi. Do të të vras vëllain”. Për një vit rresht një 17-vjeçare është kërcënuar nga shoku i klasës së 11-të në një shkollë në Tiranë, pasi ajo i dha fund lidhjes pas dyshimeve se i riu ishte përdorues droge dhe nën efektet e saj, kthehej në një person të dhunshëm. Por kur adoleshenti u braktis nga shoqja e shkollës, përplasjet mes tyre disa herë përfunduan për t’u zgjidhur tek mësuesit dhe në fund, çështja përfundoi në policinë numër katër në kryeqytet. Një burim policor i gazetës Si pohoi jozyrtarisht se adoleshentja A. A kallëzoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama shpërtheu sot në akuza të fortë ndaj Presidentit Meta. Rama tha se kanë qenë Meta dhe Berisha që ia kanë dhënë Greqisë detin, ndërsa u shpreh se PS e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese atë marrëveshje dhe ka fituar 9 me 0. Menjëherë pas kësaj deklarate të Ramës ka ardhur përgjigjja e ashpër nga Presidenca. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e ofendon kryeministrin duke e quajtur një ordiner që gënjen. “Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën,…

Read More

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dorëzuan sot në SPAK padinë e tretë për inceneratorët. Pas kallëzimit për Tiranën, Elbasanin, selia blu ka dërguar edhe një padi për atë të Fierit. “Sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë si trekëndëshi i Bermudës. E njëjta skemë e zhvatjes së parave të shqiptarëve”, tha Alibeaj. Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë sërish kryeministrn Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Gjata tha se këto padi janë trajtuar si grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre…

Read More

Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për padinë e ngritur ndaj nënkryetarit të Bashkisë së kryeqyteti Arbjan Mazniku. Kjo padi është depozituar nga aktivistët e Aleancës për Teatrin, menjëherë pas shembjes së këtij të fundit. Me arsyetimin se nuk ka elementë të veprës penale, Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet dhe çështjen ndaj nënkryetarit Arbjan Mazniku. Bashkë me Maznikun, aktivistët paditën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion i zyrtarëve që kryejne funksion publik, kryer në bashkëpunim.

Read More

Tensionohen akoma më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve, Greqia dhe Turqia duket që nuk po e gjejnë më gjuhën e komunikimit. Turqia po vijon kërkimet në juglindje të Rodosit, për të vijuar në lindje të Kretës. Ndërkohë, Greqia ka vendosur vijën e kuqe, e cila gjendet 6 milje detare nga ishulli i fundit kufitar. Momentalisht, anija ‘Oruc Reis’ herën e fundit lundroi 9 milje nga Kastellorizo. Grekët kanë ngritur alarmin pas afrimit të anijeve turke, dhe kanë ngritur një mur me anije brenda 6 miljeve të tyre, duke luftuar 5 anije luftarake, duke dhënë kështu një mesazh gatishmërie. Ndërkohë duket…

Read More