Author: tirana

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ditën e nis dhe e mbyll me ministren Belinda Balluku për shkak të angazhimeve të shumta që kanë kohët e fundit. Në një konferencë për gazetarët, me në fokus ekonominë, Rama preku edhe garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kryeministri shtoi se Shqipëria tashmë do të ketë katër aeroporte dhe se gara për atë të Vlorës është ndërprerë për shkak të pandemisë. “Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të. Po përpiqemi që të çajmë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të…

Read More

Këngëtarja Bleona Qerreti ka vendosur që të eksperimentojë në një fuashë tjetër. Së fundmi duket se këngëtarja shqiptare ka gjetur një pasion të ri, boksin. Me anë të një video të postuar në “Intagram”. “I shkreti ai burrë që martohet me mua”, moderatorja e njohur shqiptare tregon çfarë kërkon mami i saj për dhëndrin: Do të keni një vjehrrë shumë të vështirë! Bleona shfaqet duke marrë leksione boksi nga boksieri i njohur rus Roman Kramazin, i cili në të kaluarën është shpallur edhe kampion bote. E madje ajo duket gati dhe për të ftuar në duel: Kush është gati të…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milot, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj, pasi makina që po udhëtonin ka dalë nga rruga. Mësohet se të plagosur rëndë kanë mbetur shtetasit Zef Paloka dhe Erli Mëhilli, për shkak se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë. Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i dy…

Read More

Adhuruesit e makinave mund të bëjnë gjëra ekstreme për të treguar pasionin e tyre. Një nga ata është dhe Sheik Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, koleksionisti i famshëm i makinave me qendër në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe që zotëron një mori automjetesh të modifikuara të cilat po ekspozohen në muzeun e historisë jashtë rrugës në Al Madam, Sharjah Emiratet e Bashkuara Arabe. Por ka edhe shumë të tjerë, siç tregojnë fotot më poshtë, të cilët kanë ndërtuar ose modifikuar automjete, disa janë mjaft të çuditshme.

Read More

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr dot për momentin vizë. Në Gjermani ka rreth 15,000 të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9,000 syresh nga vende jashtë BE-së. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami. Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen…

Read More

Dashi Të dashuruarit do të kalojnë një ditë të veçantë pasi do marrin një propozim fantastik nga partneri. Në lidhje me financat, të ardhurat do të jenë të mira dhe mund të kryeni pa frikë shpenzimet tuaja më të domosdoshme. Gaforrja Do të jetë një ditë pozitive kjo e nesërme për të gjithë të dashuruarit. Do të kaloni momente romantike. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të shpenzoni dhe nuk do keni probleme. Luani Nesër do t’ia shprehni ndjenjat partnerit/es ashtu siç ju dini dhe do të kaloni çaste të bukura. Në planin financiar do të jeni…

Read More

Kush do të ketë një celular në përdorim gjatë udhëtimit me makinë, do të marrë një gjobë të majme, sipas propozimit për ndryshime në Kodin Rrugor. Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një takim mëngjesin e sotëm me drejtues të policisë rrugore, në prani të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu tha se masa e trefishimit të gjobës është e domosdoshme. Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi i celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit,…

Read More

Në Open në Top Channel Arian Çani tha se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria. ‘Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vunoi dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje mund të jenë kushërinj me Ramën pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”– tha Çani. Lajmin për origjinën e Dendias e konfirmoi…

Read More

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të mjekohej për mishrat e dhëmbëve. Këtë të martë “Stop” ka publikuar një tjetër rast të ngjashëm që ka shkuar edhe më në ektrem. Qytetarja Griselda Çuli tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërm. Pasi ra dakord për procedurën dhe pagesën me dentisten, nisi dhe kalvari i vuajtjeve për të. Në fillim çifti i dentistëve Fationa dhe Tonet Sulçe i hoqën Griseldës të gjithë…

Read More

Gazetari Arian Çani u shpreh se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe lajmi i sotëm që dy vendet vendosen ta zgjidhin çështjen e “Detit” në Hagë, është thjesht një lojë e Ramës. Sipas tij, kryeministri po luan me dy porta, po tenton të mos prishë marrëdhëniet me Greqinë dhe po i bën presion Erdoganit për investimet. “Jemi akoma në fazë deklaratash nuk ka ndodhur asgjë. U krijua një iluzion se u mor vendim. Ky është iluzion, nuk kemi asnjë vendim. Ajo që unë lexoj tek ky takim është një lojë e Ramës për të fituar kohë. Rama…

Read More

Mësohet se fluturimi i avionit nga aeroporti Malpensa në Milano për në Tiranë këtë mbrëmje është shtyrë. Një pasagjer shprehet se avioni ishte parashikuar të nisej për në Rinas në orën 20:00. Mirëpo, në momentet e fundit të nisjes një nga pasagjerët ka pësuar atak kardiak sapo ka hipur në avion. Për pasojë udhëtimi është shtyrë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e pasagjerëve kanë hipur në avion.

Read More

Dakordësi e kushtëzuar, kështu e ka cilësuar Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare hapin e ndërmarrë nga Greqia dhe Shqipëria për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Krisafi tha në ABC se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive.  Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror të dy palët do të kenë pretendime dhe…

Read More