COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Shqipëri ku vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 301 raste të reja dhe 4 viktima. Edhe moderatorja Alketa Vejsiu është infektuar dhe e ka mposhtuar COVID-19. Kështu rrëfen ajo me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shprehet e lumtur se tamponi i saj ka rezultuar negativ pas 3 jave izolim. Statusi i plotë:
Author: tirana
Dashi Marrëdhëniet tuaja nuk duken të tensionuara me nisjen e javës së re dhe kjo është diçka e mirë, por nëse doni që gjërat të qëndrojnë në këtë mënyrë, përpiquni të mos bëni komente që mund të mërzisin të tjerët. Demi Pa marrë parasysh me kë keni pasur zënka javët e fundit, punët mund t’i rregulloni sërish. Lidhja e nesërme e Venusit me Neptunin do ju ndihmojë të fokusoheni në gjërat që ju keni të përbashkëta. Binjakët Bëni çfarë ndjeni se duhet të bëni nesër dhe mos humbni gjumin duke menduar pasojat. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë,…
Gazetari i njohur i kronikës, Ferdinand Dervishi, ka reaguar ashpër pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV) për pushimin nga puna të Arben Frashërit. Sipas gazetarit, ky vendim vërteton faktin se komisioni është duke punuar me dy standarde dhe krejtësisht i orientuar nga interesa të ndryshme në vendimet e tij. Në rastin e Arben Frashërit, për goditjen e figurës së tij është përdorur një biografi e vitit 1999 e hartuar nga një Drejtor Policie që bashkëpunonte me Bandën e Beratit. Ndërsa për sa i përket banesës së vetme, që “vettingu” thotë se nuk e justifikon, gazetari…
Gazetari Mentor Kikia është revoltuar me përfaqësuesit e PD-së, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibej. Gjatë emisionit “Opinion”, Kikia kërkoi prej tyre që t’i shpjegonin se ku po vidheshin paratë me inceneratorët, duke i kërcënuar se do t’i binte kokës me shkop kujdo që bënte dredhi. Fillimisht kur sapo nisi fjalën, moderatori Blendi Feviu u tregua i gatshëm t’ja jepte, por kur mori vesh qëllimin e Kikisë, u tërhoq. PJESË NGA DEBATI NË STUDIO: Mentor Kikia: Po marr rastin e Fierit, Më shpjego qartë, shkurt dhe thjeshtë, Unë do marr shkopin e Fevziut tani… Blendi Feviu: Ja! Mentor Kikia: …dhe do…
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, 4 viktima dhe 58 të shëruar. Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve. Po ashtu sot kemi një viktimë më shumë se dje. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ndërkohë…
Ish-portieri dhe trajneri i portierëve i Francës, Bruno Martini, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pas një arresti kardiak. Martini i përfaqësoi Francën në 31 ndeshje dhe njihet më së miri për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian 1992 kundër Anglisë, Suedisë dhe Danimarkës. Ai ishte trajner i portierëve në ekipin kombëtar të Francës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Franca e fitoi Kampionatin Evropian 2000 dhe ishte finaliste e Kupës së Botës 2016 gjatë asaj kohe. Ai i zhvilloi 139 ndeshje për Auxerre dhe 113 për Montpellier. Noel le Graet, presidenti i Federatës së Futbollit…
Policia e Shtetit njoftoi sot pas protestës së thirrur nga PDIU ndaj vizitës së kryediplomatit grek në Tiranë, se ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit. Ata akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15…
Mbi 40 milionë shikues do të ndjekin sot versionin e restauruar të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, mundësuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën të ditur se “sot, në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM do të shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”. Ministrja e konsideron një ngjarje jo vetëm për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, por për gjithë kinematografinë shqiptare. 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi edhe Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës nuk i ndal ‘thumbat’ për ish deputetët e opozitës. Pasi publikoi gafën e kryeopozitarit Basha gjatë konferencës për media, duke u shprehur se “6 në 4 biznese nuk nxjerrin më fitim”, ministrja e Shtetit ka vijuar këtë herë me një përmbledhje satirike, ku në fokus janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Sekretari i PD, Gazment Bardhi. “10:3=3”-shprehet Kryemadhi dhe “12+35=37” shprehet nga ana tjetër Bardhi. Ministrja Spiropali në videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale,…
Pasi u infektua nga Covid-19 një burrë u detyrua të shtrohej në spital për një trajtim më të specializuar. Mirëpo, kjo gjë e ka detyruar që edhe martesën e të birit ta ndiqte nga dhoma e spitalit. Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, mjekët e kanë vendosur shtratin e tij afër dritares të zbukuruar me balona, nga aty burri ndoqi të gjithë ceremoninë e martesës. Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.…
Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Çifti ka gjithçka gati për të mirëpritur të voglën në familje, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur emrin që Kenan dhe Sinem kanë zgjedhur për vajzën. Ata do ta quajnë të voglën e tyre Lalin, ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga dyshja. Sipas mediave turke,…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep mesazhin prekës për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur nga Kukësi, Astrit Haziri, pasi fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin. Mesazhi i Bratajt: Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri Ngushëllime familjes Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen…