Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës. “Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë. Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.
Author: tirana
Kryeministri Rama është shfaqur në konferencën e sotme me ministrin grek Nikos Dendias, me kollare me motivet e flamurin shqiptar. Flamuri kuqezi dhe shqiponja dykrenare në kollaren e Ramës tërhoqi vëmendjen e mediave duke u bërë menjëherë virale. Ajo që bie në sy në kollaren e Ramës, veç ngjyrave kuqezi është edhe ylli i verdhë vendosur në fundin e kollares. Një detaj që ende ngre polemika për simbolikën e tij. Studiuesit janë ende të ndarë sa i përket simbolit të yllit të verdhë në flamurin kombëtar. Disa mbrojnë tezën se ylli është simbol i lirisë, shenjë dalluese e partizanëve e…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Greqia e Shqipëria do i drejtohen gjykatave ndërkombëtare për detin! Ai ka bërë me dije se së shpejti do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
Në një kohë kur vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me Covid-19 dhe ka rikthyer një pjesë të madhe të kufizimeve, kryeministri italian deklaron se vaksina kundër virusit do të jetë e gatshme në fillim të dhjetorit. “Faza përfundimtare e përgatitjes, periudha e provave të vaksinës së Oxford-Irbm Pomezia-Astrazeneca do të përfundojë javën që vjen dhe dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit.”, tha kryeministri italian ditën e sotme. Agjencia përgjegjëse për liçensimin e ilaçeve nbe Bashkimin Europian (Emma) është pjesë e rishikimit të vazhdueshëm të vaksinës së krijuar nga Oxford…
Në mes të valës së dytë të pandemisë COVID dhe rritjes së mprehtë të numrit të njerëzve të infektuar në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kreu i shërbimit të urgjencës i OBSH-së, Michael Ryan, u tha autoriteteve: vendosni kontaktet në izolim. “Nëse do të kisha të drejtë për një dëshirë, në mënyrë që të përmirësoja vetëm një gjë që ne të mund ta rregullojmë dhe ta ndryshojmë situatën, do të ishte të sigurohesh që çdo individ që ka qenë në kontakt me një rast të konfirmuar COVID të jetë në karantinë, me qëllim për të thyer zinxhirin e transmetimit,” tha…
Drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati është vënë në pranga. Në kërkim mësohet se është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra. Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK. Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund. Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.Mandarina është e pasur në vitaminë C.Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. Përse Nuk Duhen Hedhur Lëkurat e Mandarinës Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Por sipas të dhënave…
Protesta e organizuar kundër ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias është shoqëruar sot me tensione dhe përplasje me policinë. Forcat e efektivëve shoqëruan edhe disa protestues mes tyre edhe kreun e LVV në Tiranë, Boiken Abazin. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe vëllain e personazhit të njohur si ‘njeriu i memeve’ Genc Sejkos. Përmes një postimi në rrjetet sociale Sejko paralajmëron kryeministrin Edi Rama, se nëse vëllait të tij do t’i preket qoftë edhe një fije floku, ai do të mbajë përgjegjësi personale për të. Postimi i plotë: 24 të arrestuar deri tani në protestën e organizuar kundër vizitës së…
E shpikur për herë të parë në vitet 1940, mikrovala është kthyer në një nga pajisjet më kryesore të kuzhinës. Ndërsa mund të duket si një komoditet për gatim dhe ngrohjen e ushqimeve, në fakt ka disa lloje që duhet t’i shmangni t’i vendosni në mikrovalë me çdo kusht. Vezët e ziera Kur ngrohni një vezë të zier në mikrovalë, avulli nga molekulat e ujit shkakton presion. Meqenëse vezët kanë një membranë dhe lëvozhgë të hollë, ato nuk janë në gjendje ta mbajnë të gjithë presionin, gjë që mund të shkaktojnë një shpërthim në mikrovalë dhe pjatë. Karrotat Megjithëse karrotat…
Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi origjinën e tij, që pak ditë më parë shkaktoi reagime të shumta në të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare. Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj. “Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi…
Enca Haxhia ka festuar ditëlindjen e 25-të. Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, mbrëmjen e djeshme e ka organizuar një festë.Gjithçka ishte e rregulluar deri në detaje pasi ajo nisi festën për ditëlindjen e 25-të. Duke nisur që tek torta erotike, shkrimi mbi dekorim i mbushur me pak “banalitet”, konsumi i lëndëve narkotike dhe në fund tek asistenti muskuloz që arriti ta mbaj në ajër këngëtaren për pak sekonda. Trupi i asistentit siç e quan edhe Enca flet më shumë se fytyra e tij e sforcuar për të buzëqeshur. Ishte Enca ajo e cila i ka ndarë me ndjekësit dy…
U cilësua si një ndër grabitjet më madhore që ka ndodhur në vendi tonë. Prokuroria ditën e sotme ka marrë vendimin që të dërgojë për gjykim dosjen për megagrabitjen në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar. Organi i akuzës ka vendosur të marrë si të pandehur 8 të dyshuar mes tyre vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela,Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi. Ndërkohë mësohet se është pushuar çështja për Ragip Hajdinin, i njohur si ‘daja’, pasi ndërroi jetë…