Author: tirana

UEFA duket se është gati të bëjë çfarëdo që i kërkojnë klubet e mëdha, aq sa po mendon edhe ndryshimin drastik të Ligës së Kampioneve. Edhe pse deklaronin se Liga e Kampioneve është një aktivitet i pandryshueshëm për ta, drejtuesit e UEFA-s duket se janë dorëzuar përballë presionit që i bën ECA, shoqata e klubeve europiane, e cila ka një memorandum bashkëpunimi deri në vitin 2024. Klubet me emër duan më shumë pjesëmarrje, të pakënaqur që shohin çdo vit ekipe të njohura në Angli, Itali, Spanjë apo Gjermani që detyrohen të luajnë në Ligën e Europës, ndërsa klube më pak…

Read More

Ministria e Brendshme ka nxjerrë në ankand shitjen e tre qenve të policisë të rritur nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë. Ankandi për Lisin, Ugan dhe Astan, do të zhvillohet më 11 nëntor nga ora 09:00 deri në orën 10:00. Secili prej këtyre qenve ka një vlerë fillestare prej 20 mijë lekësh. Pjesëmarrësit në ankand, do të duhet të plotësojnë tre kritere, përfshirë edhe një kërkesë me shkrim. “Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerjen, duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë: Kërkesë…

Read More

Organizata Botërore në Shqipëri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës pasi mund të rrisë presionin e gjakut. OBSH rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë deri në 5 gramë në ditë për të rriturit dhe shumë më pak për fëmijët. Postimi i OBSH në Shqipëri: Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përdorimin e kripës. OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më…

Read More

Ministri i Brendshme Sandër Lleshaj ka zbuluar marrëdhëniet që ka me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Ai u pyet se si i komenton denoncimet e ish-liderit historik të PD-së në “Facebook” në lidhje më çështje të ndryshme në vend. “Nuk kam humbur asnjë mik nga Tropoja, por unë kam miq nga e gjithë Shqipëria. Jo se kam pasur mik (Sali Berishën). Nuk kam pasur marrëdhënie direkte kurrë me Berishën. I ndjek me shpërfillje. Atë meriton, lodhet, harxhon energjitë e tij për të nxirë diçka se nuk mund të nxihet, prandaj them se duhet të shpërfillet. Një shqetësim i atij nuk…

Read More

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese, por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale. Mjeku shtoi se një mbyllje e dytë nuk shihet si strategji e mirë, por theksoi se para marrjes së kësaj mase ekstreme, qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë protokollet shëndetësore, të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë. “Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta…

Read More

Kur lidhja jote e internetit është me wi-fi, ka një limit të caktuar distance nga routeri. Si për të kontrolluar karburantin e makinës, për të ditur a jemi brenda rrezes kontrollojmë vijat e ikonës së lidhjes. Por për të qenë edhe më saktë, ka shifra ekzakte. Sinjali i rrjetit matet me decibel, të cilët shprehen në numra negativë, sa më afër 0 aq më i fortë sinjali. Për shembull -80 dBm është shumë më i dobët si sinjal se -30 dBm. Për më tepër sinjali i internetit nuk është linear, ai është algoritmik, çdo 3 dBm ndikon në dyfishim apo…

Read More

Në prag të publikimit të albumit të saj të ri, ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën përveç muzikës, ajo foli edhe për plakjen. 52-vjeçarja ka kaluar shumë ndryshime në jetë për të arritur këtu ku është sot. Ajo filloi si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Craëford dhe përfaqësues të tjerë të asaj gjenerate, ajo u bë një nga supermodelet e viteve ’90. Pasi provoi veten në botën e modës, ajo iu kthye muzikës, duke lansuar albumin e parë në vitin 2002 dhe…

Read More

Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tasmani ku jeton sot me dy qentë e saj. “E dija se çfarë po vinte”, thotë ajo. “Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t`i biesh këmbënave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia. Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do…

Read More

Vjeshta e vitit 2020 ka prodhuar dy grupe adhuruesish të modës: Ata që mezi presin të veshin xhinse dhe çizme me taka të larta, dhe ata që vendosin komoditetin të parin, duke preferuar të qëndrojnë të mbuluar dhe rehat. Fatmirësisht, Sarah Jessica Parker ka vërtetuar se mund të kemi më të mirën nga të dy botët. Ndërsa ne me siguri jemi kënaqur me fustanet e lirshme, aktorja dhe dizajnerja shfaqi versionin e thurur ngjyrë vjollce ndërsa ishte në New York, duke vërtetuar se trendi po vazhdon edhe në motin e freskët. Ajo kombioni pamjen me një palë taka nga marka…

Read More

Shëndeti i mushkërive shpesh neglizhohet deri në momentin që kemi probleme me frymëmarrjen. Mushkëritë janë organet kryesore të sistemit të frymëmarrjes dhe ndihmojnë në sigurimin e oksigjenit në kapilarë në mënyrë që gjaku të oksigjenohet. Mushkëritë janë gjithashtu një nga organet më aktive të trupit. A e dini se një person i shëndetshëm merr frymë gati 25,000 herë në ditë? Termi sëmundjet e mushkërive i referohet shumë çrregullimeve që prekin mushkëritë përfshirë astmën, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (COPD), bronkitin, pneumoninë, emfizemën, fibrozën cistike, tuberkulozin, kancerin e mushkërive dhe sindromën e distresit akut të frymëmarrjes (ARDS). Disa sëmundje të mushkërive mund…

Read More

Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë. Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo. Ndaj hiqni dorë nga ky zakon që mund t’ju kushtojë shumë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lajmin për shtëpitë e familjeve të mbetura në qiell të hapura pas tërmetit duke thumbuar ata që hedhin akuza ndaj tij se ndërkohë që “qentë lehin, karvani do shkojë përpara”. Rama thotë se rreth 580 shtëpi po rilindin në Shijak, ndërsa liston edhe disa nga familjet përfituese. “Shtëpitë e familjeve të Gjovalin Markut në Maminas, Hanife Shahinit në Shahinaj, Pullumb Allushit në Bilalas dhe Xhevdet Domit në Rrubjekë, si edhe plot 577 shtëpi të tjera në Shijak po rilindin për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit ***qentë dihet, do lehin gjithnjë…

Read More