Author: tirana

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po rriten nga dita në ditë. Në një distancë prej 12 miljesh detare nga Kastelorizo, anija kërkimore turke Oruç Reis aktualisht është duke lundruar me ndihmëset Ataman dhe Cengiz Han së bashku me anijet luftarake turke që e shoqërojnë. Oruç Reis ndjek një kurs lindje-verilindje, kështu që konsiderohet shumë e mundshme t’i afrohet arkipelagut të Megisti më afër se 12 miljeve detare që është zona potenciale bregdetare greke. Sipas Navtex-it turk të 11 tetorit, Oruç Reis do të bëjë kërkime sizmike deri më 22 tetor në një zonë deri në 6.5 milje detare nga Kastellorizo.…

Read More

Disa njerëz duket se gjithmonë e kanë fatin në anën e tyre, ose siç thuhet në gjuhën e popullit “kanë lindur me këmishë”. Por e dini që kjo gjë përcaktohet edhe nga shenja juaj e horoskopit? Zbuloni për cilët bëhet fjalë. Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor) Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëhere se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin,…

Read More

Ylli egjiptian i futbollit Mohamed Salah hyri grupin e golashënuesve më të mirë të klubit Liverpool me 100 gola, pas golit të tij në derbin e fundjavës së kaluar kundër Everton. Salah shënoi golin e tij të 100-të për Liverpoolin në derbin e Merseyside të shtunën, ndërsa “Redsat” barazuan 2:2 në Goodison Park.Duke luajtur në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, Salah, 28 vjeç, u bë lojtar i Liverpool-it në vitin 2017 pas ardhjes së tij klubi italian Roma. Gjatë shkëlqimit të tij trevjeçar, Salah regjistroi 159 paraqitje për Liverpool. Gjatë karrierës së tij në futboll, Salah respektivisht luajti…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar videomesazhin e ekspertes së shëndetit publik, Dr. Eugena Tomini. Dr. Eugena Tomini thotë se zbatimi i masave të vendosura nga autoritetet shëndetësore do të ndihmojë në zbutjen e qarkullimit të virusit dhe transmetueshmërisë së tij. “Duhet të themi që të zbatojmë sa më mirë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Zbatimi i masave të tyre, respektimi i vendosjes së maskës, distancimit fizik dhe higjienës personale, sigurisht që do të na ndihmojnë në zbutjen…

Read More

Një 27-vjeçar i cili është prezantuar si M.F. ka deklaruar se në lagjen Partizani një person ka qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia njofton se pas kësaj telefonate, uniformat blu kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar duke ngritur pika kontrollim ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë. “Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet…

Read More

Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një qytetarje nga Fieri, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze. “Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervave të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj…

Read More

“Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh”. Pas kësaj deklarate gati të çuditshme nga kryeministri Rama, ka reaguar plot ironi gazetarja Sonila Meco. Me nota të forta humori dhe ironie, Meço shprehet se, “me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit ‘hajdute'”. “Sepse jam modeste, ndaj nuk po shprehem mbi shtatlartësinë time dhe përpjestimin e zhdrejtë tashmë të vërtetuar me “vjedhjen” e parasë publike. Për transparencë jam vërtet 180 cm, por më thuhet masivisht se ngjaj 2 metra e pak, ose…ose me pak ponde në taka përjashtohem…

Read More

Revista ‘Business Magazine’, ka një listë me 12 të rinj shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve në shkencë, teknologji apo biznes. Në listën e revistës është edhe 22 vjeçari Xhon Norra, vetëm me një laptop ai ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online kur ishte vetëm 13 vjeç. Agjencia e Xhonit ndihmon biznese jashtë vendit me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. I tërhequr pas teknologjisë Xhoni nisi punë që i siguronte të ardhura që në moshën 13-vjeçare. Në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën” Xhoni rrëfeu gjithë historinë e tij sesi arriti majat e suksesit duke…

Read More

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka njoftuar planin për menaxhimin e trafikut për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re në fazën e tretë të punimeve. Ai tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta. “Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re. Rama shprehet se kjo ‘vepër publike strategjike në hyrje të kryeqytetit do të përfundojë sa më shpejt’. “Punimet për fazën e parë dhe të dytë kanë përfunduar ndërsa po vijon puna për fazën e tretë, nën mbikqyrjen e vazhdueshme të ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku”, shton më tej kryeministri. Postimi i Ramës Në rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re, ku po punohet me ditë-natë, për të bërë të mundur që kjo vepër publike strategjike në hyrje të kryeqytetit të përfundojë sa më shpejt, për t’i dhënë…

Read More

Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar deri më tani për platformën online të mësimdhënies. Deri më datë 23 tetor pritet që të mbarojë trajnimi i plotë për rreth 30 mijë mësues që janë në sistemin arsimor. Ky trajnim vjen në rast se do të kemi një përkeqësim të situatës së covid-19 në vendin tonë çka do të sillte mbylljen e shkollave.

Read More

Eugert Shqalshi, një 31-vjeçar nga Malajt e Mirditës, ka ndërruar jetë këtë të hënë në SHBA. Ai është gjetur i pajetë sipas të njohurve në një Hotel ku punonte, ndërsa trupi është dërguar për autopsi pasi ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi. “Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për vdekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë. Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.

Read More