Më poshtë do të lexoni për disa ushqime të cilave duhet të qëndroni larg nëse së fundi po përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Çdokush e njeh rëndësinë e një diete të monitoruar dhe të ekuilibruar kur është fjala për të humbur peshë ose ruajtur peshën, apo për t’u mbrojtur nga disa sëmundje të caktuara. E njëjta gjë vlen edhe para një shtatzënie. Disa përbërës artificialë dhe kontaminues mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve duke e bërë shumë të vështirë konceptimin. Të lira dhe të kudondodhura, ushqimet e përpunuara janë një dhuratë për personat që nuk kanë kohë, energji ose mundësi…
Author: tirana
Ditën e sotme moderatorja, Arbana Osmani dhe regjisori, Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali. Lajmin e bukur fillimisht e ka bërë Grishaj, i cili ndau me ndjekësit foton ku në krahë mbante djalin emrin e të cilit mesa duket e kishin menduar para se të lindte. Ndërkohë momentin e bukur ardhjen e djalit në jetë ‘Diellit’ së fundmi e ka ndarë edhe moderatorja Arbana Osmani. Nëna tashmë e dy fëmijëve ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku janë duart e dy prindërve dhe të djalit të sapoardhur në jetë, sakaq nuk e fsheh dot lumturinë e kësaj…
Zhbllokohet pas dy vitesh projektligjin për censusin (regjistrimin) e popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projektligjin për regjistrimin e të gjithë personave shqiptarë apo të huaj që ndodhen në Shqipëri, bashkë me objektet, duke i hapur rrugë miratimit në tërësi dhe më pas në Parlament. Nisma e depozituar në Kuvend që në vitin 2018, u prezantua nga zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare dhe Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Miratimi i projektligjit është një nga 15 kushtet shpallura nga Bashkimi Evropian për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Pika më e nxehtë e pyetësorit…
Lorena Kolgeci, është mbesa e aktores së njohur kosovare Diellëza Kolgecit. Lorena do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Globe”, e cila këtë vit do të zhvillohet në Tiranë më 12 nëntor. Bukuroshja Loren ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku tregoi detaje të reja nga ky konkurrim. Ajo tha se dëshiron të përfaqësojë denjësisht Kosovën dhe Shqipërinë dhe se konkurrimin në Tiranë e ka pritur shumë mirë, pasi ndihet si shtëpinë e saj. Më tej Lorena rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me hallën, Diellëzën. Bukuroshja tha se e pyet aktoren për gjithçka që ka të…
Aktori Florian Binaj vazhdimisht ka qenë aktiv në jetën e tij profesionale, ku jemi mësuar ta shikojmë prej vitesh në emisionin Portokalli. Aktori ka luajtur shumë role në këtë emision, dhe vazhdimisht ka treguar se ai nuk ka rol që nuk e bënë për vete dhe nuk e luan në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e ka bërë edhe me personazhin që ai ka vite që e luan e që është, imitimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Kjo gjë është pritur mirë edhe nga vet Kryeministri, kështu para disa ditëve Flori ka pasur ditëlindjen dhe Kryemistri ka…
E hëna e nisi me takimin mes Anës dhe Fatjonit. Ana e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj djalit, madje ka thënë se për të është gati të ndryshojë. Ndërsa Fatjoni qëndron disi më i rezervuar dhe për këtë ai tha se me një person që ftohem e kam të vështirë të rifitoj prapë besimin, megjithatë shtoi se me Anën është në rrugë të mbarë. Edhe ky takim i tretë mes tyre, ishte më së shumti sqarues, ku palët vendosën përfundimisht pajtimin mes tyre. Ana: Unë e kam dhënë atë deklaratën, jam koishente dhe i qëndroj deri në fund. Si ti…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj i është përgjigjur gazetarit Klodjan Tomorrit sa i takon akuzave të këtij të fundit për miratimin e ligjit “Për metrologjinë”, shtimin e kontrolleve dhe tarifave për pompat e karburantit. Në një postim në Facebook, deputeti Beqaj sqaron të gjitha akuzat dhe pretendimet që ka bërë gazetari Tomorri sa i takon tarifave dhe kontrolleve të pompave. “Projekti i qeverisë flet për “jo më pak se dy herë në vit”. Pra ka vendosur një dysheme, ndërsa kontrolli mund të jetë 2, 3, 4 e me rradhë më shumë herë në vit. Projekti ligji nuk flet fare…
Vajza e 43-vjeçares ukrainase që u ekzekutua së bashkë me partnerin grek në Loutraki ka thyer heshtjen duke folur për mediat në Athinë. 20-vjeçarja ishte i vetmi person që e dinte mënyrën sesi ish-partneri shqiptar e trajtoi nënën e saj, që më pas e ekzekutoi. “Ajo ishte kërcënuar. Ajo kishte frikë prej tij. Kishte frikë. Mami nuk foli kurrë, ajo ishte e mbyllur. Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë jetën tonë. Sigurisht që kjo nuk i pëlqente atij. Ajo është nëna…
Kënga që i solli Ava Max famën në mbarë botën ishte “Sëeet but Psycho” dhe që nga ai moment, turet dhe koncertet për këngëtaren me origjinë shqiptare nuk kanë ndalur. Projektet në vijim kanë marrë sukses pak a shumë të njejtë dhe Ava nuk mund të ishte më e lumtur. Në një intervistë të fundit, Ava ka treguar se teksti i “Sweet but Psycho” në një farë mënyre i është kthyer në realitet. Kjo, pasi një fans ka udhëtuar nga Franca enkas për të takuar këngëtaren. Ava ka shpjeguar se gjatë turneut, ajo po qendronte në shtëpinë e prindërve. “Ai…
Një rast i tillë u regjistrua në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Flamengos dhe Korinthiasit. Mbrojtësi 27-vjeçar, i kampionëve të Flamengos, Gustavo Henrikue, u shkel aksidentalisht nga kundërshtari në zonën intime, duke i shkaktuar gjakëderdhje. Henrike fillimisht u largua nga fusha për të ndryshuar tutat e shkurtra të cilat ishin mbuluar nga njollat e gjakut, teksa në minutën e 39-të e kishte të pamundur të vazhdonte duke u zëvendësuar nga Gabriel Noga, teksa u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes, teksa mjekët ndaluan gjakderdhjen. Imazhi i tutave të tij të gjakosura në organin gjenital ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
Me siguri e mbani mend para ca vitesh një fustan që “çmendi” rrjetet sociale për shkak të ngjyrës së tij, që meqë ra fjala edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet se si ishte. I njejti ”makth” po ndodh sërish, kësaj radhe me atletet e Billie Eilish. E gjitha nisi kur këngëtarja e njohur postoi një foto gjatë fundjavës të atleteve të saj Nike Air dhe bashkangjitur me foton shkruajti se babai i saj mendon se ato janë rozë dhe të bardha. Ndërkohë që janë në ngjyrë mente dhe të bardha. Billie Eilish says her shoes are mint and…
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, foli në A2 rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend si pasojë e pandemisë dhe parashikimeve të zymta që japin institucionet financiare ndërkombëtare për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Mes të tjerash, Milva Ekonomi reagoi dhe për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prej ditësh shprehet se ajo do të jetë kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit, ku do të zëvendësojë znj. Sako, pikërisht për të firmosur skandalin e inceneratorëve. Ekonomi i mohoi këto deklarata duke u shprehur se vijon punën e saj ende si deputete në Kuvendin…