Me siguri e mbani mend para ca vitesh një fustan që “çmendi” rrjetet sociale për shkak të ngjyrës së tij, që meqë ra fjala edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet se si ishte. I njejti ”makth” po ndodh sërish, kësaj radhe me atletet e Billie Eilish.
E gjitha nisi kur këngëtarja e njohur postoi një foto gjatë fundjavës të atleteve të saj Nike Air dhe bashkangjitur me foton shkruajti se babai i saj mendon se ato janë rozë dhe të bardha. Ndërkohë që janë në ngjyrë mente dhe të bardha.
Billie Eilish says her shoes are mint and white. What color do y’all see? Mint and white or pink and white? pic.twitter.com/DKSe0jvPIU
— Rap Alert (@rapalert2) October 18, 2020
Ok unë për vete(që po shkruaj këtë artikullin) shoh rozë dhe të bardhë. Kështu e shedh edhe ky fans i këngëtares, i cili ka kërkuar atletet në internet, ku thuhet që në fakt janë ngjyrë mente dhe të bardha. Edhe Billie vetë mendon se ato janë në nuancat e blusë dhe për ata që shohin rozë thotë se duhet të kenë kaluar ”ndonjë traumë në fëmijëri”.
every time i look at billie eilish’s story those shoes are a different colour😭
— Kumarjit De (@_kumarjitde) October 18, 2020
HOW TF ARE THEY MINT AND WHITE AND NOT PINK AND WHITE!? IM GOING CRAZY. HELP. pic.twitter.com/mYtmYIj8eS
Pra çfarë po ndodh? Normalisht që ka një shpjegim shkencor dhe është rreth një iluzioni optik që krijohet tek njerëzit, ku disa e shohin rozë dhe të tjerë në mente, por jemi shumë të lodhur nga ky vit që të përpiqemi ta kuptojmë, kështu që thjesht pasi t’i shihni na shkruani dhe na thoni çfarë ngjyre shihni.

