Author: tirana

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Policia e Shtetit bën me dijë se vetën gjatë 24 orëve të fundit ka shoqëruar 9 qytetarë të cilët nuk mbanin maskë dhe nuk kanë treguar ID si dhe ka gjobitur 701 të tjerë. Njoftimi Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë…

Read More

Dashi Të dashuruarit do të kalojnë një ditë të veçantë pasi do marrin një propozim fantastik nga partneri. Në lidhje me financat, të ardhurat do të jenë të mira dhe mund të kryeni pa frikë shpenzimet tuaja më të domosdoshme. Demi Do të keni shumë dyshime për partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe do të mundoheni ta kontrolloni atë. Nuk këshillohet ta bëni këtë gjë. Në planin financiar po nuk kursyet keni për të pasur probleme serioze. Binjakët Ata që janë në një lidhje shpesh do të bëhen xhelozë ndaj partnerit. Në planin financiar do të keni vështirësi të…

Read More

Prej marsit të këtij viti kur pandemia botërore e shkaktuar nga virusi COVID-19 mbërtheu edhe vendin tonë, sistemi arsimor hyri në kolaps për shkak të masave që duhet të merreshin nga qeveria për për përballimin e situatës. E megjithatë në shtator vitit i ri shkollor nisi edhe pse me disa rregulla të reja. Të gjithë prindërit u lehtësuan pasi alternativa e mësimit online ishte një metodë që krijonte vështirësi për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por tashmë që jemi drejt mbylljes së muajit Tetor dhe rastet me COVID janë shtuar kudo, në shkolla ka lindur edhe një tjetër problem. Në…

Read More

Këto janë pamjet kur godina e qeverisë së Kroacisë sulmohet me breshëri plumbash. Video u publikua gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, nga shefi i Policisë, Nikola Milina. Ngjarja ndodhi në Sheshin e Shën Markut, para ndërtesës qeveritare në Zagreb. Sipas mediave kroate, autori i identifikuar si Danijel Bezuk, ndali sulmin kur një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të. Sipas zyrtarëve policorë, autorit dyshohet se kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje respektimin e masave anti-covid për të shmangur një mbyllje të dytë. Nga Lezha ku foli për sfidat që hasin fëmijët në klasa kolektive, Rama deklaroi se është mjaft e rëndësishme rëndësia e zbatimit të tre masave: mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe larja e duarve. Ai tha se është koha të ndërgjegjësohemi për të mirën kolektive dhe të heqim dorë nga mendimi se shkeljet e një individi nuk mund të sjellin një mbyllje të dytë, pasi e cilësoi luftë kolektive. Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja më…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin me fond 599.4 milionë lekë për lidhjen e autostradës Milot – Morinë me Aeroportin e Kukësit. Aktualisht, aeroporti i Kukësit lidhet me autostradën Milot – Morinë nëpërmjet rrugës nacionale Kukës – Peshkopi. “Qëllimi i përdorimit të lidhjes së Aeroportit me Qytetin e Kukësit nuk është vetëm lidhja me qytetin, por dhe lidhja me Autostradën në mënyrë që kjo lidhje të jetë sa më e shkurtër dhe të mos afektojë asnjë plan të rrugëve ekzistuese apo dhe planet vendore në lidhje me infrastrukturën e tyre” specifikohet në detajet e tenderit të shpallur në Agjencinë e…

Read More

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur me një pasagjere në avion ku ajo ka bërë një veprim jo normal duke iu kollitur udhëtarëve të tjerë. Ajo u dëgjua duke bërtitur “uroj të vdisni të gjithë”. Gruaja që kishte refuzuar të vendoste maskën, shkaktoi kaos në avion. Ajo u detyrua të nxirrej jashtë kabinës, nga stafi dhe pasagjerët e tjerë. Pamjet u filmuan gjatë një fluturimi në avionin EasyJet A320.

Read More

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti shkruan është bërë një vit nga vdekja e vëllait të saj. Vëllai i deputetes humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan. Ndërsa Gjylameti prek me mesazhin e saj, teksa shkruan se është kaq e vështirë të mësohesh me mungesën e tij. “Një vit pa ty, na duket pafundësi. Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë. Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën. Sjanë pak, kemi qënë gjithmonë krah njeri-…

Read More

Ditën e sotme, trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, ka mbushur 27 vite nga ardhja e saj në jetë. E para që e uroi në rrjete sociale ishte motra e saj, Sara, e cila ndau një foto shumë të ëmbël të tyren nga fëmijëria. “Ka qenë një rrugë e çmendur, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!”- ishin fjalët e Sarës në postim. Kjo ditë speciale nuk ka kaluar pa një festë, në të cilën vetë Lori “bëri pjesë” të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Në llogarinë e saj, 27-vjeçarja ka publikuar një…

Read More

Vijojnë replikat në distancë midis presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Vetëm pak pasi kryetari i qeverisë e cilësoi presidentin Ilir Meta si ‘komandant’ të LSI-së ka ardhur edhe përgjigja e zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi. Blushi shkruan se “Buburrec Trendi” mos të flasë për kushtetutën pasi e ka përdhosur atë si bandit nga viti 2008 e deri tani. Më tej Blushi shkruan se ”Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!” Reagimi i plotë: Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat…

Read More

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19. Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste…

Read More

Covid-19 po “lulëzon” në të gjithë Kandanë, por vetëm Nunavut ka dalë i paprekur nga ky virus.  Qyteti në veri të Amerikës, pjesë e territorit të Kanadasë mori masa drastike që në muajin mars, ku mbylli kufinjtë për të gjithë banorët që nuk janë rezidentë. Në masat e marra që në fillim të pandemisë, edhe rezidentët që kishin lëvizur për në jug të vendit, duhet t’i nënshtroheshin një izolimi dy javor të ndërtuar nga autoritetet në Winnipeg, Yellowknife, Ottawa dhe Edmonton. Rojet e sigurisë janë kujdesur për këto hotele dhe inferierët janë kujdesur për të izoluarit. Që prej fillimi të…

Read More