Author: tirana

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 828 persona prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 118. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas…

Read More

Në konferencën e ditës së sotme, Ilir Meta, hodhi akuza të forta dhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama me një gjuhë të ashpër. Meta mesazh të fortë Ramës: Thuaji shqiptarëve kush të ka marrë peng! Meta iu drejtua Ramës “Je i marrë peng”. “Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”, u shpreh Meta. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.…

Read More

Stadiumi i madh kombëtar i Varshavës do të transformohet pjesërisht në spital të përkohshëm për të sëmurët me COVID-19, në një moment kur Polonia po përballet me një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve, njoftoi sot qeveria polake. Ndërtuar për Euro-2012 të futbollit, stadiumi me rreth 60 000 vende, do të mund të presë të sëmurët në shumë salla konferencash dhe polivalente që ndodhen në tribunat e tij, duke fillaur nga fundi i javës. “Rreth 500 shtretër do të vendosen në stadium për të pritur personat që kanë nevojë për shërbim spitalor”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller për televizionin “Polsatnews”.…

Read More

Presidenti Ilir Meta thotë se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion ligjor rreth ndryshimeve të bëra nga shumica socialiste në Kodin Zgjedhor, nëse parti të caktuara politike do ta kërkojnë. “Në rast se do të ketë kërkesë nga subjekte të caktuara, unë mund ta bëj këtë gjë, mund ta bëj, por unë jam shumë i qartë, arsyeja pse nuk kemi marrë vendim përfundimtar për kthimin sepse vendimin politik, si President, është marrë që në momentin kur Partia Popullore Evropiane kërkoi reflektimin e Presidentit për ta kthyer dhe mazhorancës për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit, ka të bëjë…

Read More

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor ditën e sotme për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve me Covid-19. Ministri i parë Mark Drakeford njoftoi se masat e rrepta të bllokimit do të jenë në fuqi nga 6 pasdite të Premten 23 Tetor deri të hënën 9 nëntor. Njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha bizneset jo-thelbësore të shitjes me pakicë, aktivitetet e argëtuese dhe vizitat në shtëpi pezullohen. Qendrat e komunitetit, bibliotekat dhe qendrat e riciklimit…

Read More

Merr flakë një autobus pasagjerësh në aksin Fier- Levan. Ngjarja ka ndodhur sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës. Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier. Sapo janë pikasur flakët, drejtuesi i mjetit dhe faturinoja kanë zbritur pasagjerët. Mësohet e flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, e shkak mund të jetë një defekt në motor.

Read More

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, qeveria e Sllovenisë nga sot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila do të jetë në fuqi për muajin e ardhshëm për gjithë vendin. Duke marrë parasysh se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ditët e fundit në Slloveni ka arritur një rekord prej gati 900 raste dhe se numri i pacientëve pritet të rritet në periudhën e ardhshme, qeveria sllovene ka shpallur epidemi 30-ditore me mundësinë e forcimit të mëtejshëm të masave epidemiologjike. Në Slloveni, testet kanë treguar se një në çdo pesë qytetar…

Read More

eksa njerëzimi po përballet me një situatë të vështirë pandemie dhe shtetet janë në garë për të realizuar vaksinën kundër Covid-19, gjurmë shprese vijnë nga një 14-vjeçare. Anika Chebrolu nga Teksasi u shpall fituese e Sfidës së Shkencëtarit të Ri për vitin 2020, një konkurs ky shkencor dhe inxhinierik për të rinjtë, i administruar nga Discovery Education dhe 3M për studentët e shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se krijimi i saj mund të përdoret si një terapi e mundshme për Covid-19. Anika përdori metologjjinë in-silico, realizuar përmes simulimit kompjuterik për të zbuluar një molekulë plumbi…

Read More

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet. Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën…

Read More

Në Mars të vitit 1846, në kulmin e debatit mbi shfuqizimin e “Corn Laws” ( tarifat dhe kufizimet mbi tregtinë e ushqimeve të importuara dhe grurit), Kryeministri, Robert Peel, kritikoi Benjamin Disraeli, dhe e pyeti se si qëndronte e vërteta, pasi ky i fundit pretendonte, që dikush i cili nuk pranohej të ishte pjesë e qeverisë, po kërkonte një vend në të? I zënë në befasi, Disraeli bëri atë që dinte më mirë: gënjeu. Duke mohuar që ambicia kishte ndikuar në rebelimin e tij kundër Peel, Disraeli mohoi se po kërkonte një pozicion. Historianët kanë spekuluar mbi motivet e Peel…

Read More

Vijon në ditën e pesë greva e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit.  Naftëtarët thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, ata shprehen se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.” Një nga zonjat madje përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh. Zonja shprehet: “Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i…

Read More

Fansat mezi presin albumin e saj të ri, por e ardhmja e Rihannas mund të jetë një tjetër, me më shumë fitime. Ylli i pop-it ka debutuar në klasifikimin e Forbes, si femra më e pasur e Amerikës, duke u renditur në vend të 33. Merita për këtë është e linjës së saj të kozmetikës Fenty Beauty, që deri tani ka arritur 600 milion dollarë shitje, e linjës intime Savage Fenty 50 milion dhe e Xlara Lionel Foudation (22,5 milion). Gjatë fashion Week New York Rihanna ka vjedhur skenën në sfilatën e Engjejve të Victoria’s Secret, gjithmonë një nga eventet…

Read More