Author: tirana

Nga Oerd Bylykbashi Sot pata nderin qe ne emër te Partisë Demokratike te përshëndes takimin e Shoqatës Antikomuniste te të Përndjekurve Politike ne përkujtim te Grupit te Deputeteve qe u ekzekutuan nga regjimi komunist ne 1947. Nderim përjetë kujtimit te atyre burrave patriote qe flijuan jetën për aspiratën e lirive te njeriut dhe demokracinë! Të nderuar miq e të pranishëm, Është nder për mua që të jem sot mes jush e t’ju drejtohem në këtë përkujtim në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Sot përkujtojmë 73 vjetorin e një prej momenteve më të hidhura që shënoi një…

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Laprakës, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që mësohet se 3 nga drejtuesit e mjeteve ishin gra, ndërsa në makina kishte edhe fëmijë të vegjël. Qarkullimi është vështirësuar për makinat e tjera, megjithëse rruga nuk është bllokuar plotësisht.

Read More

Kreu i PS të Fierit, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka vijuar takimet me strukturat në kuadër të organizimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një statusi në rrjetet sociale teksa ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me të rinjtë socialistë, zoti Koçi ka dhënë një mesazh domethënës, duke u shprehur se zyrtarët dembelë që marrin rrogat qyl infektojnë brezin e ri.

Read More

Greqia do ta bëjë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj. Një gjë të tillë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopulos, duke theksuar se kjo do të bëhet së shpejti. Panagiotopulos duke iu referuar pranisë së ushtrisë në Evros, në kufi me Turqinë u shpreh se pika do të forcohet si me profesionistë, por edhe me rekrutë të rinj në kontekstin e rritjes së shërbimit ushtarak në 12 muaj “që do të ndodhë së shpejti”. Në të njëjtën kohë, ai dërgoi një mesazh që askush në Evros të mos kishte frikë. Në kufi me Turqinë, Greqia…

Read More

Preken nga Covid-19 dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Mësohet se të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit. Efektivi është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 14 raste pozitive për Covid-19.

Read More

Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë në dekadën e fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT, nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019, qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës. Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2% të buxhetit të tyre për cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009. Pas Elbasanit, shpenzimet…

Read More

Duket se shqiptarët nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga “shtëpitë e barit” në Angli. Ditën e sotme është zbuluar një fermë kanabisi me tre kate në një ish-klub nate në Coventry në Angli. Rreth 1,000 bimë me vlerë më shumë se 1 milion £ u gjetën brenda pronës të enjten pasi oficerët ndërhynë duke hapur dyert me forcë. Bimët e kanabisit ishin kultivuar në tre kate, së bashku me pajisjet e mbjelljes, rritjes dhe ujitjes “të sofistikuara” me vlerë 150,000 , tha Agjencia Kombëtare kundër Krimit. Policia përdori një dron për të kapur dy shqiptarët që u…

Read More

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” është bërë Pranvera dhe Edmondi. Të dy janë të martuar prej 5 vitesh por ende nuk po arrijnë të bëjnë një fëmijë. Doktorët pasi janë vizituar i kanë thënë se të dy janë shumë në rregull por faji mund të jetë stresi, për këtë arsye Pranvera i kërkon publikisht Edmondit që të heqë streset e të bëhet nënë sa më parë sepse mosha po ikën. Ardit Gjebrea: Pranvera është bashkëshortja e parë zyrtare e Edmondit, por jo e para në dhomën e tij të gjumit sepse ka qenë dikush tjetër më parë nga ku lindi…

Read More

Jessie Moulin, portieri i Saint Etienne, sa herë futet në fushë mendon të mbajë portën e paprekur, por sigurisht është e pamundur që të mos pësosh gola. Ka raste ku edhe vetë portieri gabon dhe Moulin sot është bërë protagonist, duke i dhuruar një gol skuadrës së Nice (fitoi 3-1). Ishte minuta e 30-të, kur portieri veteran nuk e kontrolloi dot topin. Një mision shumë i lehtë, por ndodh që edhe të gabosh rëndë dhe më pas në ditët e sotme kthehet në “hit”, sicc ka ndodhur edhe me 34-vjeçarin.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person. Ndërkohë është shoqëruar 60-vjeçari Sh.A., drejtuesi i mjetit tip ‘Peugeot’. Qytetari gjendet ende i shtrirë në rrugë, ndërkohë që policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

Read More

Një qytetare i kërkoi Edi Ramës që të ulte pragun e viteve për daljen e grave në pension. Ndërkohë që kreu i qeverisë e zhgënjeu me përgjigjen duke i thënë se kjo është e pamundur, teksa i renditi edhe arsyet. Biseda Qytetarja: A ke mundësi të na e ulni ne grave vitet e punësimit, të dalim sa më shpejt dhe ta shijojmë çikë atë moshën tonë?” ishte pyetja e qytetares. Rama: Jemi ende pak larg asaj dite, do të duhet të vazhdojmë përpjekjet me durim dhe besim. Shqipëria që duam është Shqipëria që ua kemi borxh fëmijëve tanë.

Read More

Robinho i ka mohuar edhe një herë tjetër akuzat që janë ngritur ndaj tij. Sulmuesi brazilian, i cili është dënuar në Itali me 9 vite burg për dhunë seksuale, tha se “krimi” i tij i vetëm është fakti që nuk u tregua besnik ndaj bashkëshortes së tij. Në një intervistë për “UOL Esporte”, ish-lojtari i Real Madrid, Manchester City dhe Milan tha: “Gabimi i vetëm ishte se nuk i qëndrova besnik gruas. Nuk kam përdhunuar, nuk kam abuzuar me askënd”. Intervista e Robinho vjen një ditë pasi Santos i prishi kontratën e saponënshkruar për shkak të presionit nga shoqata të…

Read More