Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur gjobë për 24 depo të furnizimit të tregut farmaceutik me materiale paramjekësore. Sipas vendimit të autoritetit të konkurrencës këto gjoba janë vendosur për shkak të rritjes së çmimit të maskave, dezinfektantëve dhe alkoolit me fillim e pandemise se covid 19. Për 14 kompani është marrë vendimi me gjobitjen me 1 milion lekë të rinj për shkelje të konkurrencës d, ndërsa 10 depo të tjera farmaceutike janë ndëshkuar me 2 milionë lekë të rinj sepse kanë refuzuar të japin informacion pranë Autoritetit të Konkurrencës kur nisi hetimi për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve. Konkurrenca po…
Author: tirana
Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%. Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve. Në këtë artikull do të mësoni për 10 ushqimet…
Ditën e sotme janë shënuar 4 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, një prej tyre, një 37-vjeçar nga Korça. Lorent Kreka është biznesmeni 37-vjeçar nga Korça që ndërroi jetë nga koronavirusi ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Në fillimet e pandemisë, kur qeveria i caktoi rregullat në bazë të zonave që i cilësonte të gjelbra dhe të kuqe, Lorenti shprehej se mendonte që ishin jashtë rrezikut dhe e mbante hapur lokalin e tij tek pazari i tij. Lorenti thoshte se vendimet e papritura të qeverisë i dukeshin si lojë “ping pong”, ndaj i bënte thirrje që të ishin…
Kjo është video e siguruar nga kamerat e sigurisë prej aksidentit në unazën e Elbasanit, ku duket e gjithë skena e frikshme si një makinë me shpejtësi merr përpara këmbësoren duke i shkaktuar vdekjen. Më 12 Tetor Miranda Dashëhana po kalonte rrugën bashkë me motrën e saj. Rreth orës 20:24 të mbrëmjes ato dalin nga një lokal pranë një karburanti në unazën e qytetit, në Elbasan dhe ecin në drejtim të rrugës me vija të ndërprera, ku nuk ka lëvizje të shumtë makinash. Të dyja bashkë ndjekin një hap duke u nisur drejt rrugës. Kur afrohen aty, presin pak sekonda…
Redona Koçi, njihet gjerësisht me epitetin “juristja seksi”. Ajo këtë pasdite ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku tregoi se nuk e ka ushtruar kurrë profesionin e juristes por thjesht ka mbaruar studimet për këtë fushë. Redona tha se trishtohet nga komentet negative, pasi ajo fotot provokuese në “Instagram”, i cilësoi si punë dhe jashtë saj shtoi se është komplet një vajzë tjetër. “Është një profesion që nuk e ushtroj, unë jam marr me modeling më shumë. Prandaj them që juristja seksi, u bë shumë bajat, sepse nuk e kam ushtruar. Unë merakun e kam që…
“Juristja Seksi”, Redona Koçi dhe Antoneta Koçi iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Bietës për të bërë “squats-a” live, në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Nën ritmet e muzikës, vajzat bukuroshe e kthyen studion një seancë stërvitore, ku në fokus ishte realizimi sa më i mirë i ushtrimit. “Sfidën” e fitoi Redona e cila ka marrëdhënie më të mira me palestrën, e dyta u rendit Antoneta, ndërsa e treta Bieta, së cilës angazhimet e mëmësisë por edhe periudha e pandemisë ia kanë mohuar frekuentimin e palestrave. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Ditën e enjte Presidenca reagoi kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”. Por, në vijim të investigimit, rezulton se vetëm një pjesë shume i vogël e listës me 382 emra janë vërtetë intelektualë, njerëz të respektuar, artistë dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët e meritojnë nënshtetësinë edhe duke shmangur procedurën e zakonshme e cila kërkon rreth 1 vit kohë. Ndërkaq, pjesa tjetër…
Pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte edhe Antoneta Koçi e sezonit të parë të “Përputhen”.26 vjeçarja u shpreh e indinjuar nga të gjitha komentet negative që i kanë ardhur asaj, si edhe shumë vajzave të tjera që kanë vizibilitet të lartë në rrjetet sociale. Thënë këtë, Antoneta gjeti rastin të sqaronte përdorimin e fjalës “k**”, që sipas saj, sot po përdoret vend e pavend. “E vërteta është që edhe ka k** në qarkullim. Çështja është që njerëzit këtë si term po e përdorin me çdo vajzë që ekspozohet pak. E përdorin shpesh sikur…
Pas shkarkimit nga ana e Komisionit Të pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Ariana Fullani ka depozituar në KPA kërkesën për pezullimin e gjykimit për shkarkimin e saj. KPA ka pranuar kërkesën e gjyqtares Fullani dhe ka vendosur ta shqyrtojë atë në një seancë të posaçme në datën 4 nëntor. Kujtojmë se Arjana Fullani ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë në periudhën korrik 2008 – korrik 2017.
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta kur bëhet fjalë për jetë private ka zgjedhur të jetë i rezervuar. Pas ndarjes me të dashurën që kishte prej 9 vitesh Silvia Notargiacomo, Ermalit ka nisur një lidhje të re. Fituesi i “Sanremos”, gëzon një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur. Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori…
Aksident me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Peqin. Një makinë tip BMW, e drejtuar nga një 43-vjeçar me iniciale E.S ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan. Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë. “Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në…